Rrëfehet aktivisti i njohur: "U largova nga Shqipëria, më kërcënuan se do më varnin e digjnin me acid"

Kristi Pinderi është një nga aktivistët më të njohur të të drejtave të komunitetit LGBT këtu në Shqipëri. Ai e ka rrëfyer historinë e tij në një shkrim për “Dailyxtra”, revista dhe portali online mbi pjesëtarët e komunitetit LGBTI. Kristi ka deklaruar se për shkak të kërcënimeve të shumta, ai dhe partneri i tij janë detyruar të largohen nga Shqipëria drejt Kanadasë.

“Ju tregoj se si u bëra aktivist i LGBT-së në një nga vendet më homofobike të Europës dhe përse në fund m’u desh të largohesha”,- ky është titulli që Kristi ka zgjedhur për rrëfimin e tij.

“Duke qenë një çift aktivistësh gay, jetët tona ishin në rrezik. Para se të largoheshim kemi marrë dhjetra kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, kërcënime që nuk mund t’i injoronim. Kam marrë shumë mesazhe në Facebook-un tim personal, ku më kërcënonin se do të më varnin. Të tjerë më kanë kërcënuar se do të më digjnin me acid. Më kanë thyer pasqyrat e makinës pesë herë. Në të gjithë lagjen time, vetëm makina ime vandalizohej, asnjë makinë tjetër nuk është dëmtuar.
Unë nuk mund të udhëtoja me transport publik dhe hezitoja të dilja për pazar apo të shkoja në restorante, sepse njerëzit më njihnin dhe shpesh konfrontohesha me ta. Më quanin ‘të pamoralshëm’ dhe më paralajmëronin se ‘zoti do të më ndëshkonte.

Pas shumë vitesh si një aktivist i LGBT-së në Shqipëri, kuptova se kisha bërë gjithçka mundesha për të ndryshuar veten dhe vendin tim dhe nuk mund të bëja më asgjë. Nuk mund të bëja më asgjë për të mos vënë në rrezik veten dhe familjen time. Ishte koha për ndryshim. Pasi mora një vizë për në Kanada vendosëm që të nisnim një kapitull të ri në jetën tonë. Na dukej sikur do të shkonim në fund të botës. “, – shprehet Kristi./360grade.al

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

E kërkon Kombëtarja e Italisë, Allegri: Te Juventus...

E kërkon Kombëtarja e Italisë, Allegri: Te Juventus...

Pas skualifikimit të Italisë nga Botërori “Rusi 2018&...

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

Ndërsa dita e rikthimit të tij në fushë ka nisur num&e...

Skedina e ditës

Skedina e ditës

Duke nisur nga Kategoria Superiore e vazhduar me kampionate të ndrysh...

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafia, ndryshe destabilitet

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafi…

-Kreu i PD: Lidhja e krimit me politikën nuk garanton zgjedhje normal...

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahirit

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahir…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e mandatit të Sa...

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të …

Napoli ka fituar ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrë...

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e huaj, sillini!

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e h…

Ambasadorët e Shqipërisë janë në Tiranë. U t...

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek investitorët e huaj

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek inves…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim ambasadorët e S...

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjyqtarëve

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjy…

Sot, do të luhet java e njëmbëdhjetë e kampionatit n&e...

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Është shuar dje në moshën 50-vjeçare legjenda b...

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociatave në BE

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociat…

Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por p&e...

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhim UEFA-s”, “ia dhamë gjyqtarit”

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhi…

Zbardhja e tabulateve telefonike të celularëve që iu konfis...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Luçiano Moxhi, njeriu që mori përsipër ndërtimi...

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit te vendimit te...

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Ndryshe nga sezonet e mëparshme këtë vit, Partizani po vuan...

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosha

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosh…

Lacio u mund derbin e kryeqytetit të Italisë, ndaj Romës, p...

Lexo më shumë ...

×