Kryeshefi mëson rusisht për një bisedë të ardhme me Putinin

Stafi kishte zbuluar edhe talentin numër 99 të Kryeshefit: Poliglotizmin!

Kryeshefi pra, kishte një talent të zhvilluar për të mësuar gjuhë të huaja, kur ato lipseshin për qëllime të lartra. Fugsi i Vogël, kish rrëmuar në bibliotekën sovjetike të familjes, për një metodë të mirë rusisht-shqip dhe shqip-rusisht, e kishte pastruar nga pluhurat ndëshkues të kohës, kishte shfarosur merimangat, i kishte kaluar sipër një llak shkëlqyes dhe një llak të dytë aromatik dhe ja kishte vënë Kryeshefit mbi shkrimoren apo e thënë ndryshe skrivaninë e tij, pjesë e historisë së të arshdhmes.

Kabineti këshillimor për Politikën e Jashtëme, ishte mbledhur si asnjëherë. Debati ishte i zjarrtë dhe kishte nga të gjithë debatuesit e të gjitha moshave. Kryeshefi dëgjonte me një durim të jashtazakonshëm, durim që i shfaqej si me magji, në periudha të vështira të udhëtimit të tij.

      - Shikoni, në pikpamjen time frau Merkels, nuk ka ndonjë faj të madh, le ta themi troç! Me gjithë ato tonelata helmi që janë hedhur për cështjen e kanabisit, cfarë të bënte edhe ajo e shkreta? – foli i pari Oportunisti.

    - Çfarë thua ore zotëri! Ha pykë nga politika e jashtëme ti? Qëndrimi i Merkelsit, është një pasqyrim drejtëpërsëdrejti, që buron nga zgjedhja e presidentit Donalds! E pe ambasadorin? Edhe ai e zbuloi se ka nevojë për një luftë kundër drogës në Arnautllëk! Po dokumetaret gjermanike në vigjilje të vizitës së Kryeshefit në Berlin? Ptu! Nuk janë rastësira! Janë shtet centralist ata, nuk ja fut kot, njeri patkoit dhe tjetri thumbit, andej nga dojçet! – foli Radikali.

     - Çfarë propozon konkretisht? E dimë si shkuan këto punë! E kam qarë 10 ditë rresht humbjen e Hillarys dhe fitoren e atij Biondit, që në Janar do të shkelë qilimat e Shtëpisë së Bardhë! Çtë bëjmë? Kjo është çështja zotërinj! Çtë bëjmë?! Të tjerat janë fjalë! – ndërhyri Kryeshefi duke përkëdhelur ndër duar metodën rusisht-shqip, që Fugsi i Vogël ja kish dhuruar bujarisht.

Në kabinetin e jashtzakonshëm u krijua një pauzë e gjatë dhe acaruese. Të gjithë mendonin se punët ishin vërtet keq. Se Frau Merkelsi e kish lënduar rëndë Kryeshefin dhe se ardhja në pushtet e Donaldsit, do të kishte kulmin e pasojave në fushatën elektorale 2017, pikërisht kur Kryeshefi do të çimentonte pushtetin e përjetshëm. Sepse si kish thënë dikur Henry politologu: “Mandati i Dytë, sjell dhe prodhon të tretin!”

Më moshëthyeri i këshilltarëve të kabinetit gjeopolitik, ish ambasador fuqiplotë në të gjitha kohërat, ngriti me ndrojtje dy gishtat lart për të kërkuar leje që të fliste. Kryeshefi miratoi me kokë dhe ish ambasadori, rregulloi kollaren, qërroi paraprakisht zërin dhe leshoi tingujt e parë.

    - Ne jemi një vend i vogël dhe gjithmonë do të kemi nevojë për një apo më shumë Fuqi të Mëdha, ku të mbështetemi. Ëashingtoni na la shëndenë, Berlini na ktheu krahët, por rron Moskovi! Cfarë bëri vlla Tciprasi për tja mbledhur 8 me 2 Frau Merkelsit dhe amerikanëve indiferentë që lanë duart me Krizën Greke? I shkoi Vladimirit të Madh të Rusisë, bam bam në derë! “Njatjeta Vladimir vëllai! Jam në hall, më kanë kthyer të gjithë krahët!” i tha tavarish Vlados. Dhe Vladimiri, zemërmiri, e nxorri të bënte një xhiro nga Kremlini, djalosh Tcipras guximtarin, i rrëfeu ushtrinë dhe tanket, raketat dhe Migët... dhe e panë perëndimorët dhe u alarmuan! Dhe mblodhën veten! Dhe i bënë tel Merkelsit! Merkelsi që e ka pasion që nga Villy Brandt Ost-politikën, e kuptoi që e kish rënduar Eladhën e gjorë dhe nxori nga thesari gjerman disa bombola oksigjeni dhe ja dha Eladhës dhe kështu tani, të gjithë janë të lumtur. Vladimiri se tregoi fuqine vet, Tsiprasi sepse mori oksigjenin dhe tregoi dhëmbët, amerikanët sepse nuk e lanë Eladhën të dilte jashtë gardhit... Prandaj dhe ju, shoku Kryeshef, një vizitë në Moskë është e këshillueshme ta bëni! Sepse rusët as na kanë vrarë dhe as na kanë prerë, as na kanë pushtuar dhe as na kanë shkelur! Na lanë gjithë ato nëndetëse dhe Migë, në vitet ’60, shoku Kryeshef, paçka se këta hajdutët socialistë i çuan për skrap dhe mbushën xhepat me lekun e popullit!

Heshtja që pasoi ishte edhe më e gjatë. Disave këshillimet e “ambasadorit”, ju dukën çmenduri, por heshtën. Fugsi i Vogël, studionte gishtat e Kryeshefit dhe dhelkat që i jepte metodës rusisht-shqip. Kryeshefi e kish vështirë të formulonte ndonjë frazë, mirëpo më në fund ja shkrepi:

        - Pak fjalë rusisht dhe një vodka me havjar të zi me Vladon, nuk i bën dëm asnjeriut! Tciprasi nuk është as më i zgjuar dhe as më i gjatë se mua! - e vulosi mbledhjen Kryeshefi, duke shtrënguar në duar metodën ruse.

Kronikanët mbajtën shënime të vyera dhe hapën Kapitullin e Ri biografik: “Kryeshefi dhe erërat e ftohta të Moskës.”

Marrëveshja Rama-Basha, e mirë apo e dëmshme për shqiptarët?
⁠⁠⁠⁠⁠

TË FUNDIT

Çfarë i tha në vesh Basha- Berishës? Lëvizja e papritur në oborrin e Metës

Çfarë i tha në vesh Basha- Berishës? Lëvizja e papritur në o…

Kreu i Patrisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Be...

VIDEOLAJM/ Berisha "kapet" me Ramën në Presidencë: Mirë që nuk erdhe me nallane

VIDEOLAJM/ Berisha "kapet" me Ramën në Presidencë:…

Ceremonia e Presidentit të ri ka mbledhur në selinë e Presi...

Zbulohen ministrat e Shtatorit të Qeverisë 'Rama 2'

Zbulohen ministrat e Shtatorit të Qeverisë 'Rama 2'

Edi Rama ka plot 77 deputetë që votojnë, çka do t&eu...

VIDEO/ Meta lëshon sinjalet e para? Ja si përgjigjet nëse do dekretojë ministrat e përfolur

VIDEO/ Meta lëshon sinjalet e para? Ja si përgjigjet nëse do…

Presidenti Ilir Meta ka folur sonte ne intervisten me gazetarin Sokol Ball...

VIDEO/ Rrëfen Presidenti Meta: Raportet e mia me kryeministrin Rama

VIDEO/ Rrëfen Presidenti Meta: Raportet e mia me kryeministr…

Ne vazhdim te intervistes ne Top Story, Presidenti Ilir Meta u pyet se per...

Rrëfen Erion Veliaj: Ja pse Sali Berisha e dinte

Rrëfen Erion Veliaj: Ja pse Sali Berisha e dinte

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ne nje interviste televizive ne ...

Tiranë/ Unaza e madhe hapet në fund të verës

Tiranë/ Unaza e madhe hapet në fund të verës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në st...

Çfarë bëri kryeministri Rama, pas largimit nga Presidenca?

Çfarë bëri kryeministri Rama, pas largimit nga Presidenca?

Kryeministri Edi Rama është parë të largohet i pari ng...

Ish-kapiteni Cana i rikthehet kombëtares, ja çfarë thotë për De Biasin dhe Panuccin

Ish-kapiteni Cana i rikthehet kombëtares, ja çfarë thotë për…

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili u tërhoq...

Anglezet tallen me ne/ Manchester City shpenzon për mbrojtje…

Kohët e fundit klubi i futbollit Manchester City në Britanin&eum...

Përgjigja thumbuese e Metës për Ramën

Përgjigja thumbuese e Metës për Ramën

Presidenti Ilir Meta ne intervisten me gazetarin Sokol Balla u pergjigj so...

Meta President, Lubonja: Ja çfarë rrezikon  LSI-ja

Meta President, Lubonja: Ja çfarë rrezikon LSI-ja

Analisti Fatos Lubonja thotë se me betimin e Ilir Metës Presiden...

Reagon Sali Berisha

Reagon Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e sotme (e hene) p...

Ceremonia për Metën, i pranishëm edhe djali i Olldashit

Ceremonia për Metën, i pranishëm edhe djali i Olldashit

Presidenti Ilir Meta pas betimit në Kuvend ka mbërritur në ...

Meta në Top Story: Nuk do t’i bëj fresk Qeverisë apo Opozitës. Do zbatoj ligjin

Meta në Top Story: Nuk do t’i bëj fresk Qeverisë apo Opozitë…

  Ilir Meta mori këtë të hënë detyrën ...

Presidenti Meta: Zgjidhje çështjes Çame

Presidenti Meta: Zgjidhje çështjes Çame

Presidenti i Republikes, Ilir Meta, duke folur për marrëdheniet ...

Lexo më shumë ...

×