Kryeshefi kërkon ndihmë për Trump, po askush se ndihmon!

Kishte pllakosur zia. Stafi ishte veshur në black. Fugsi i Vogël kishte vënë pak Albinoni dhe hera herës pak “Ride of Walkyries” apo “Furtwangler” të Wagner në sfond, duke alternuar trishtimin e italianit me furinë luftarake të gjermanit, që të ushqente kurajon që duhet të kishte Kryeshefi.

Sepse në imagjinaten e tij, Kryeshefi ishte këto ditë një kalorës gjermanik apo Viking i plagosur rëndë, që kishte nevojë për melhemin e ëmbël dhe që të bënte për të qarë të Albinonit. Një adagio në G minor, e pavdekshme, një rekuiem, për të përcjellë në banesën e fundit politike, zonjën e rëndë Hillary. Një lot i merituar, për këtë mike të madhe të shqiptarëve dhe posacërisht të Kryeshefit dhe gjyshit George.
Por pastaj Kryeshefi ka nevojë për një shkundje, ka nevojë si do të thoshte madame Merkel, për një trajtim shpirtëror dhe emocional me doza të forta Wagneriane, për një “Furtwangler” të fuqishëm, që të çon peshë kundër armikut që qesh e gëzohet paturpësisht këto ditë.
Këto nuanca të holla dhe shkëlqimtare të Fugsit të Vogël, e mallëngjyen Kryeshefin, por ai e dinte, si edhe Fugsi i Vogël e dinte gjithashtu, se këto ishin melheme shpirtërore pa dobi.

Sepse jashtë asaj kulle të fildishtë, të ndërtuar së brendëshmi me aq përkushtim dhe art, ulurinte një lukuni ujqish të egërsuar në mënyrë Trampiste, që gëzonin dhe donin të shqyenin Kryeshefin, si kurban, për festën e tyre të madhe.

- Do ta kalojmë edhe këtë situatë Shef! Ja do jemi në New York për ekspozitën! Do ta cajmë rrugën edhe për te Trumpi! Herët a vonë! A e pe si e takoi Obama? Kur e takoi Obama, përse të mos e takosh edhe ti?

- Nuk do të ma falë se cfarë kam thënë për të, në CNN! E tmerrshme! Ishim aq të bindur për fitoren! Edhe gjyshi George, që unë e di se sapo vuan tani, ai njeri i mrekullueshëm. Ja dërguam ato karafilat me erë të mirë dhe ato limonat nga Qeparoi? Kur nuhat ato, ai ringjallet sepse vijne edhe aromë deti, edhe aromë mali dhe aromë pylli njëherësh!

- Po Shef, janë dërguar! – raportoi Fugsi i Vogël.

- Kryesorja është të mbajmë veten dhe të mos na lexohet mërzia e thellë që na ka pllakosur! Po, po! Ma verë edhe një herë Furwanglerin! Bravo! Ashtu po! Tani plani është ky! I thyejmë brinjët Opozitës në Kuvend! I thyejmë brinjët, brinjë më brinjë, që të kuptojnë se nuk jemi të dobët dhe ja mbathim në New York te ekspozita ime! – morri zjarr Kryeshefi.

- Patjetër!

- Ku mund ta mendoja më parë të hapja një ekspozitë të tillë në New York? Unë jam njeri i realizuar Fugs!

Ndërkohë një nga 100 sekretaret telefonpërcjellëse të stafit, njoftoi se nga SHBA, miqtë nuk përgjigjeshin. Kishin mbyllur telefonat dhe krejt korespondencat, kishin paketuar zyrat e vjetra dhe po largoheshin në drejtim të paditur.
Kjo nuk ishte shenjë e mirë.

- E ka fajin ai Obama! Pse shkoi e priti Trumpin në Shtëpinë e Bardhë? Çfarë oportunisti! Populli amerikan është ngritur në këmbë kundër Trump! Obama, shkon e legalizon procesin zgjedhor! Na ka demoralizuar Miqtë dhe popullin e madh amerikan që po bëhet gati për revoltë! Se Trump, është për amerikanët si Berishius për ne or vlla! – shpërtheu Kryeshefi.

- Po! Madje Trampua është edhe për ne, njësoj si Berishius! Një Berishius në Tiranë dhe një Trampus në Washington, është e padurueshme Shef! – kujisi Fugsi i Vogël vajtueshëm.

- Ti bëjmë një thirrje popullit amerikan për Revoltë të Përgjithshme, si me 21 Janar në Tiranë?! – u frymëzua Kryeshefi. Fugsi tundi kokën në shenjë mosaprovimi. Kryeshefi e mirëkuptoi.

- Ok, nisemi për në Amerikë! Nëse miqtë s'na hapin telefonin, u trokasim në derë! Sepse ne jemi lobistë dhe jemi investuar per ata, nuk jemi njerëz koti! – i dha karar Kryeshefi.

Biletat ishin gati. Rezervimet po ashtu. Kryeshefi u mbështoll mirë me pallton franceze dhe kërkoi pak ngrohtësi brenda vetes. Si në kohërat e vjetra pariziane, kur cdo gjë e kishte të pasigurtë.

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

'Filozofi' Ndoka, batutat për Kryeministrin dhe një porosi për Ambasadorin

'Filozofi' Ndoka, batutat për Kryeministrin dhe një porosi p…

Emisioni i sotëm i BOOM në RTV Ora News kishte një të ...

Kandidati debaton ashpër me deputeten e PS: Arsyeja që nxorrët banale, çfarë...

Kandidati debaton ashpër me deputeten e PS: Arsyeja që nxorr…

Prokurori Besnik Muçi është përplasur me deputeten s...

Këshilltari i Ramës disa udhëtime me Balilajt jashtë vendit...Udhëzimi për Taulant Ballën

Këshilltari i Ramës disa udhëtime me Balilajt jashtë vendit…

Të tjera fakte tronditëse zbulohen përsa i takon lidhjeve t...

Sali Berisha publikon videon kundër Ramës

Sali Berisha publikon videon kundër Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar videon denoncuese për ndihma...

“Drogaxhi, halabak, horr e hundëmbushës”/ Çfarë nuk u dëgjua dje në përpasjen Noka- Rama- Berisha

“Drogaxhi, halabak, horr e hundëmbushës”/ Çfarë nuk u dëgjua…

Seanca plenare e ditës së enjte nuk u ka shpëtuar përp...

Rama e bëri për të qarë? Rrëfen Mirela Kumbaro

Rama e bëri për të qarë? Rrëfen Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte e ftuar mbrëmjen e so...

"Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë"

"Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë"

Edhe pse debati u fokusua te zgjedhja e Prokurorit të Përkoh&eum...

“Tahiri, Balili e Moisi Habilaj”, çfarë ndodhi në Pogradec para takimit të dy qeverive (VIDEO)

“Tahiri, Balili e Moisi Habilaj”, çfarë ndodhi në Pogradec p…

Mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonis&eu...

Panik te Milan/Kërcënimi

Panik te Milan/Kërcënimi

Milan kur u ble nga pronarët e rinj kinez u trumptua me të madhe...

Prokurorja elbasanase Ermira Tafani, Kryeprokurore e përkohshme

Prokurorja elbasanase Ermira Tafani, Kryeprokurore e përkohs…

Në PS po bërtasin se gjoja kandidati për Prokuror i P&eum...

Basha urdhër të prerë deputetëve për...

Basha urdhër të prerë deputetëve për...

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e organizuar ditën e sotme n&eu...

VIDEO/ Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE-në (dhe Francën)

VIDEO/ Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE-n…

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb udhëtoi në Tir...

Eskobari’ në UNESCO/ Rama u jep tendera Balilajve, ndërsa Lu ...

Eskobari’ në UNESCO/ Rama u jep tendera Balilajve, ndërsa Lu…

Në një kohë kur deputetët e Rilindjes po denoncojn&eum...

863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti

863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti

Publikimi në media i disa përgjimeve të cilat edhe pse ishi...

Data e re. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Data e re. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Nëse mendoni se janë shuma muaj deri në pritje të dalj...

Lëvizje në Partinë Socialiste/ Kush vjen...

Lëvizje në Partinë Socialiste/ Kush vjen...

Anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë ...

Lexo më shumë ...

×