VIDEO/ Tmerr në SHBA, supermacisti godet turmën e protestuesve. Vdes një grua

Në Shtetet e Bashkuara, FBI-ja, Seksioni i të Drejtave Civile pranë Departamentit të Drejtësisë dhe Zyra e Prokurorit kanë hapur një hetim për të drejtat civile lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.

Incidenti me makinë shkaktoi një të vdekur.

Guvernatori i Virxhinias u tha të shtunën supremacistëve të bardhë që ishin mbledhur në Sharlotsvil për të protestuar kundër heqjes së një statuje të Konfederatës, të “shkonin në shtëpi”, pas incidenteve të dhunshme.

Përveç një gruaje të vrarë nga makina që goditi turmën, dy persona të tjerë gjetën vdekjen nga përplasja e një helikopteri, incident që policia tha se kishte lidhje me tubimin e protestës.

Guvernatori Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sharlotsvil pas shpërthimit të përleshjeve mes nacionalistëve të bardhë, që mbanin mburoja, dhe anti-protestuesve që po ashtu ishin të pajisur me mjete mbrojtëse.

Guvernatori i Virxhinias: 3 vdekje të shkaktuara nga tubimi i supremacistëve të bardhë

Kam një mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën sot në Sharlotsvil. Mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: Shkoni në shtëpi”, tha zoti McAuliffe në një konferencë shtypi. “Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë shtet. Të keni turp,” tha ai.

Nëpërmjet Twitterit, guvernatori McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme “për të ndihmuar reagimin e autoriteteve shtetërore ndaj dhunës në tubimin e së djathtës alternativë në Sharlotsvil.”

Aktet dhe retorika në Sharlotsvil gjatë 24 orëve të fundit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen. E drejta e fjalës nuk është e drejtë për dhunë,” tha ai në Tweeter.

‘Demonstrim skandaloz’​

Presidenti Donald Trump, duke folur të shtunën vonë nga Nju Xhersi, dënoi “demonstrimin skandaloz të urrejtjes, fanatizmit dhe dhunës nga të gjitha palët,” në Sharlotsvil.

Zoti Trump, i cili po përgatitej të nënshkruante një projekt-ligj për të zgjeruar programin e kujdesit shëndetësor për veteranët, bëri thirrje për “rivendosjen e shpejtë të rendit dhe ligjit” në qytet, duke shtuar se “asnjë qytetar nuk duhet të ketë kurrë frikë për sigurinë e tij.”

Pas nënshkrimit të projektligjit, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Një gazetar kërkoi që ai të shpjegonte se çfarë nënkuptonte me fjalët “nga të gjitha palët”.

Menjëherë pas anulimit të tubimit në Charlottesville, një makinë u përplas në turmën e njerëzve në rrugë, ndërkohë që ata po largoheshin. Makina hyri në turmë me shpejtësi dhe një video tregon se si një person i goditur fluturoi në ajër nga përplasja.

Një anti-demonstrues në tubimin e së shtunës

Një anti-demonstrues në tubimin e së shtunës

Një 32-vjeçare humbi jetën dhe mbi 20 njerëz u plagosën.

Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo. Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër aferë...

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tren, çfarë fabrikuan Rama e Balla?

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tr…

Deklarata e plotë e PD   Disa media shperndane mbreme dhe sot ...

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Ish-ministri Tahiri, as nuk dorëzohet dhe as nuk ka pse të dor&e...

Shkëlzen Berisha,  reagon ashpër për "takimin" me ish- ministrin, Tahiri

Shkëlzen Berisha, reagon ashpër për "takimin" me …

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka sqaruar nëpë...

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Nga Gjergj Erebara/ Qeveria shpjegon në relacionin e ndryshimeve q&eu...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Teksa opozita ka lajmëruar  një protestë për mosz...

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Ditët e fundit është diskutuar në lidhje me siguris&eu...

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në...

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim të vendit

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim t…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi des...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, nuk është halli i Tahirit, por...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, n…

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se Rama, duke nx...

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në kërkim

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në …

Më 14 dhjetor 2016 Ambasadori Amerikan Donald Lu i kërkoi publik...

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës opozitën

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës …

Ndërsa maxhoranca është përgatitur për miratimin ...

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën në Hamburg?”

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën…

Udhëtimi misterioz i Tahirit në Gjermani, ka sjellë në...

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e Ramës

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas d…

Endrit Braimllari, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, i ftua...

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Mësohet qe gjate promovimit te librit te Dr. Valbona Zeneli, Presiden...

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar ... Përgjigje epike

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzuku…

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Mak...

Lexo më shumë ...

×