Njerëzit thirrje Obamës: Edhe 4 vjet! Ja si u përgjigjet presidenti

Në fjalimin e lamtumirës, presidenti Barack Obama theksoi besimin e tij se ndryshimi ndodh vetëm kur “njerëzit e zakonshëm angazhohen dhe bashkohen për ta kërkuar atë”. Ai e mbajti fjalimin në Çikago, në qendrën e konventave McCormick Place.

“Ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim, por në tuajën”, tha Obama.

Presidenti në largim u tha mbështetësve në Çikago, qytetin ku ai nisi karrierën politike, se ndryshimi është “zemra e idesë sonë amerikane – e eksperimentit tonë të guximshëm për vetëqeverisjen”.

Obama tha se etërit themelues u dhanë amerikanëve lirinë për “t’i përmbushur ëndrrat tona me djersë, punë dhe imagjinatë”.

Obama iu rikthye mesazhit të fushatës së tij të parë për president në vitin 2008, parrulla e së cilës ishte “Yes, we can – Po, ne mundemi”.

Në një moment, ai u ndërpre nga njerëz që brohorisnin “Edhe katër vjet!”

Obama u përgjigj, duke qeshur: “Këtë nuk mund ta bëj”.

Tani që republikani Donald Trump është zgjedhur president, zoti Obama pranoi se përparimi i vendit ka qenë “jo i njëtrajtshëm”. Ai tha se për “çdo dy hapa përpara, duket sikur kemi bërë një hap prapa”.

Por presidenti tha se vendi përpiqet të “lëvizë përpara; që të zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme besimi ynë themelues për përfshirjen e të gjithëve, dhe jo vetëm të disave”.

Obama tha se pas 10 ditësh bota do të jetë dëshmitare e një transferimi paqësor të pushtetit për një president të ri.

Presidenti në largim tha se shpresat se ardhja e tij në pushtet do të shënonte fillimin e një Amerike pa probleme racore “nuk ishin realiste”.

Obama, i cili është 55 vjeç, tha gjatë fjalimit se ai ka jetuar mjaftueshëm për të mësuar se marrëdhëniet racore janë më mirë se sa ishin 30 vjet më parë. Por ai shtoi se e kupton gjithashtu që “nuk jemi aty ku duhej të ishim”.

Ai tha se çështjet ekonomike nuk mund të karakterizohen si luftë mes të bardhëve punëtorë të shtresës së mesme dhe pakicave që nuk meritojnë përfitime.

Obama tha në fjalimin e tij të fundit si president se shumë familje në zonat urbane dhe rurale janë lënë pas dore. Ai pranoi se pabarazia e madhe dëmton parimet demokratike të vendit. Presidenti tha se shumë njerëz janë të bindur se qeveria u shërben vetëm interesave të të fuqishmëve.

Ai e quajti këtë një “recetë për më shumë cinizëm dhe polarizim të politikës.”

Ai tha se i kishte premtuar presidentit të zgjedhur Trump se administrata e tij do të “sigurojë një kalim pushteti sa më të qetë”, ashtu siç bëri për të paraardhësi i tij, presidenti George W. Bush.

Presidenti në largim tha: “Është detyra e të gjithëve të sigurohemi se qeveria jonë mund të na ndihmojë në sfidat e shumta me të cilat përballemi”.

Në fund të fjalimit, që ishte një lamtumirë por edhe një thirrje për t’u angazhuar, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara përballen me një provë të ashpër të demokracisë së tyre.

“Demokracia ka nevojë të bazohet mbi njëfarë solidariteti,” tha ai. “Pavarësisht dallimeve tona të jashtme, na bashkon një fat, sepse ne ngrihemi ose rrëzohemi të gjithë bashkë.”

Presidenti shoqërohej nga Zonja e parë Michelle Obama dhe vajza e tyre e madhe, Malia si dhe nga Auma Obama, motra e tij nga Kenia.

Të pranishëm ishin edhe zëvendëspresidenti Joe Biden, gruaja e tij, Jill Biden, shumë anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe ata që punuan për fushatat e tij.

Paralamerimi për ndarjet

Obama theksoi rritjen e refuzimit të imigrantëve si një kërcënim, duke bërë me dije se Amerika që nga fillimi i saj është një komb imigrantësh dhe ajo tërheqë pjesën më të madhe të forcës së saj ekonomike dhe kulturore nga përzierja e racave dhe kombeve që janë bashkuar brenda kufijve të saj.

“Rinia jonë dhe përkushtimi, diversiteti dhe hapja, kapaciteti ynë i pafund për rrezikun dhe rizbulimin nënkupton se e ardhmja duhet të jetë e jona. Por potenciali do të realizohet vetëm nëse demokracia jonë funksionon. Vetëm nëse politika jonë pasqyron mirësjelljen e qytetarëve tanë”.

Ndarjet e shkaktuara nga “një botë e pakësuar, pabarazia në rritje, ndryshimet demografike dhe spektri i terrorizmit”, tani kërcënojnë demokracinë e SHBA-së, e cila kërkon “një ndjenjë themelore të solidaritetit – idenë se për të gjitha dallimet tona të jashtme, ne jemi të gjithë në këtë së bashku; dhe se ngritemi ose biem si një”, tha ai.

Obama u bëri thirrje amerikanëve që të punojnë individualisht dhe edhe përmes qeverisë dhe organizatave të tjera që të luftojnë trendët “gërryese” drejt ndarjeve, izolimit dhe diskriminimit ndaj atyre që shikojnë dhe mendojnë ndryshe nga vetja.

“E kundërshtoj diskriminimin ndaj myslimanëve amerikanë, që janë po aq patriotë sa edhe ne”, tha ai. Dhe ai iu drejtua sinqerisht amerikanëve të bardhë duke thënë: “ata fëmijë me ngjyrë do të përfaqësojnë pjesën gjithnjë e më të madhe të fuqisë punëtore të Amerikës”, dhe duhet tëpërqafohen e pranohen.

Obama tha se ndarjet e brendshme në shoqëri dhe debati i acaruar politik sot paraqesin kërcënimin po aq të madh sa edhe kërcënimet e jashtme nga terroristët apo diktatorët e jashtëm

“Prandaj le të jemi vigjilentë por të mos frikësohemi. [Shteti Islamik] do të provojë të vrasë njerëz të pafajshëm. Por nuk mund ta mundin Amerikën gjithnjë derisa ne të mos e tradhtojmë Kushtetutën tonë dhe parimet tona në luftë. Rivalët si Rusia ose Kina nuk mund ta arrijnë ndikimin tonë në mbarë botën gjithnjë derisa ne nuk heqim dorë nga ajo për të cilën qëndrojmë dhe nuk shndërrohemi në një komb që ngacmon fqinjët më të vegjël”, tha Obama. VOA/REL

A është në gjëndje Edi Rama të sigurojë zgjedhje të lira dhe të pastra?

TË FUNDIT

360grade.al/Analiza/ Pse u largua nga politika Valentina Leskaj? Prapaskenat…

360grade.al/Analiza/ Pse u largua nga politika Valentina Les…

Deklarata e bujshme e zv/kryetares së Kuvendit të Shqipëris...

Berisha : Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Berisha : Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Sali Berisha ka shkruar në Facebook se Namik Dokles i ka mbetur ora n...

Rama "dogji"  Daden, Doklen, Leskajn ... Ben Blushi iu shkruan mesazh : Dinjiteti është i përhershëm

Rama "dogji" Daden, Doklen, Leskajn ... Ben Blush…

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka një mesazh për kolegët e t...

"Luftë" pas ndeshjes në Gjirokastër / Situata degjeneron në gurë, policia hyn në fushë

"Luftë" pas ndeshjes në Gjirokastër / Situata degj…

Tifozërite e të dyja kampeve janë perplasur pas përfun...

LSI nis goditjet e para: Vasili do të jetë një Kryeministër i mirë

LSI nis goditjet e para: Vasili do të jetë një Kryeministër …

Menjëherë sapo kryetari i LSI-së u zgjodh President i Repub...

Flet vajza e Namik Dokles : Çfarë më mësoi të pasurit një baba politikan

Flet vajza e Namik Dokles : Çfarë më mësoi të pasurit një ba…

Ajo është një kritike e thekur e kryeministrit Edi Rama dhe...

Rama: Jemi gati për në finale. Pse nuk dola sot në komunikimin javor

Rama: Jemi gati për në finale. Pse nuk dola sot në komunikim…

Përmes nj statusi në ‘Facebook’ kryeministri Edi Ram...

Telefonata e vajzës së Metës pas zgjedhjes si President: Po me LSI-në çfarë do bëhet?

Telefonata e vajzës së Metës pas zgjedhjes si President: Po …

Kryetari i LSI në detyrë, Ilir Meta ka përshkruar momentin ...

Foto / Salianji nuk përmbahet : Lista e deputetëve të PS është e tmerrshme, edhe ...

Foto / Salianji nuk përmbahet : Lista e deputetëve të PS ësh…

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervi...

Foto / Përgjigjia e Bashës për Ramën : Je mësuar duke blerë por ...

Foto / Përgjigjia e Bashës për Ramën : Je mësuar duke blerë …

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalë...

360grade.al/Hakmarrja: Rama “ndëshkon” Namik Doklen prej Anikës? Dokle: Uroj që në vendin tim mos të ulet ndonjë hajdut pulash!

360grade.al/Hakmarrja: Rama “ndëshkon” Namik Doklen prej Ani…

Namik Dokle u “përjashtua” nga lista e re dhe nuk do t&eu...

Pa nisur gara elektorale, Ramës i largohet një kandidate

Pa nisur gara elektorale, Ramës i largohet një kandidate

PS zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve p&eum...

Hakmarrja e Ramës: Arta Dade hiqet nga lista e deputetëve, në çastin e fundit!

Hakmarrja e Ramës: Arta Dade hiqet nga lista e deputetëve, n…

Arta Dade, apo zysh Arta, për shumë socialist, nuk do të je...

Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë të Krimesë për të destabilizuar vendin; nxjerr zbuluar ambasadorin Karpushin

Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë t…

Rusët e Krimesë dhe të Rajoneve, të instruktuar nga sh...

Zyrtare / Këta janë kandidatët për deputetë të PS në 12 Qarqe

Zyrtare / Këta janë kandidatët për deputetë të PS në 12 Qarq…

Partia Socialiste miratoi sot listën e kandidatëve për depu...

EMRAT/ Opozita refuzon 18 qershorin, por ja emrat e kandidatëve që baza i ka dërguar Bashës

EMRAT/ Opozita refuzon 18 qershorin, por ja emrat e kandidat…

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjev...

Welcome to Hymeti's Palace

Posted by HOTEL "Hymeti's Palace" on Monday, October 10, 2016

Lexo më shumë ...

×