Rrëfimi unik i kapiten “Ultimos”, njeriu që i vendosi prangat Toto Rinës: “Nuk dua të flas për vdekjen e tij, sot kujdesem për Orkideat”

Bosi famëkeq i mafias siciliane Salvatore “Toto” Rina vdiq si pasojë e kancerit në spital.

87 vjeçari Rina, bosi i dikurshëm i organizatës së frikshme kriminale “Cosa Nostra”, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante një dënim me 26 burgime të përjetshme dhe besohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje.

Rina u shpall fajtor si urdhëruesi i një serie vrasjesh dhe sulmesh me bomba në Romë, Milano dhe Firence në vitin 1993.

Një vit më herët dy gjykatës antimafia, Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, u vranë në luftën e Rinës kundër shtetit dhe sipas analistëve ishin pikërisht këto dy vrasje që shënuan fundin e bosit dhe perandorisë së tij mafioze.

Arrestimi i tij erdhi si rezultat i një hetimi të karabinierisë, Palermos dhe konkretisht i një skuadre speciale, në krye të të cilës ishte kapiteni Serxho De Kaprio, i mbiquajtur “Ultimo”, që do të finalizohej me kapjen e bosit të bosëve. Pas arrestimit të Rina-s, falë punës së karabinierisë, Policisë dhe sidomos Prokurorisë së Palermos e Kaltanisetas do të bëhej e mundur identifikimi dhe kapja e të tjerë shefave mafiozë si Benedeto Santapaola, Leoluka Bagarela, Xhovani Bruska, Pietro Alieri, Salvatore Kancemi, Antonino Xhufre, Rafaele Ganci, Bernardo Provencano, Salvatore Lo Pikolo, etj.

“Është një çështje që i takon atij, familjes së tij dhe Zotit”. Koloneli i karabinierëve Serxho de Kaprio, i njohur ndryshe si “Kapiten Ultimo”, nuk ka dëshirë të flasë për vdekjen e Toto Rina-s. Ishte ai që më 15 janar 1993 i vendosi prangat bosit të bosëve. “Atë mëngjes pash në sytë e tij frikë”, ka thënë më parë gjatë një interviste për “Corriere”. "Nuk është vetëm një njeri i keq, por edhe frikacak. Më frikacak sesa i keq. Në sytë e tij kishte frikë përpara Ligjit dhe forcës së popullit”.

Prej janarit të 24 viteve më parë, për “Ultimo”-n shumë gjëra kanë ndryshuar. “Sot merrem me lulet orkidea”, thotë me humor për ANSA-n, në lidhje me detyrën e tij të fundit, e cila është ajo në komandën e karabinierisë pyjore, ku ai u dërgua pas skandalit të fundit, hetimit CONSIP, në të cilin u përfshi edhe emri i tij. “Nga hero kombëtar”, siç e përshkruante njëherë e një kohe ish-prokurori i Palermos, Xhankarlo Kazeli, në personazh të urryer për shumë vetë. Por për vetë atë, ai është vetëm “Ultimo”. Një shërbëtor i përulur i Shtetit.

“Nuk dua dhe nuk duhet të them asgjë për vdekjen e Rinës”, shpjegon De Kaprio, edhe pse për kapjen e tij ëndërronte çdo punonjës policie jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën, aq sa frymëzoi edhe kinematografinë. Por hetimet për arrestimin e Rinës, të cilat dërguan në gjyq De Kaprion dhe shefin e atëhershëm të tij, kolonelin Mario Mori, me akuzën se kishin favorizuar “Cosa Nostra”-n (prokuroria kërkoi 11 vite burg) nuk shërbeu as për të zbehur dyshimet se për kapjen e tij kishte një marrëveshje misterioze.

“Asnjë mafioz, asnjë person nuk na e tregoi vendbanimin e Rinës”, përsërit De Kaprio, i cili si në gjyq, ashtu edhe kudo tjetër mbështeti të njëjtin version. “Kush flet për marrëveshje dhe akorde, është vetëm një frikacak, një prej shumë shërbëtorëve të Rinës”.

“Rina Salvatore, ju u arrestuat nga duart e karabinierëve”, i tha “Ultimo” në momentin e ndalimit dhe menjëherë më pas, skuadra e tij “Krimor” bëri një hakmarrje të vogël: sapo shkuan në rajon, e ulën në një karrige të vjetër përpara fotos së gjeneralit Dala Kieza. Një nga pikat e referimit të De Kaprios, së bashku me gjyqtarët Falkone dhe Borselino.

“Pikërisht kur u vra Falkone”, kujton Omar, një prej pjesëtarëve të skuadrës së “Ultimo”-s, tentuam ta provojmë. “Ultimo na sfidoi për kapjen e Rinës dhe së bashku vendosëm ta provojmë. Mbërritëm në Palermo pas pak ditësh, pa na e kërkuar dhe urdhëruar askush. Vendosëm me kokën tonë”. U bënë të padukshëm në territorin e tij dhe objektivi i vetëm ishte kapja e presë: “U stërvitem të mendonim dhe jetonim si mafiozë dhe ndoshta u bëmë edhe më të zotë dhe cinikë se ata”.

  

Historia e Rinës

Rreth jetës së Salvatore Rinës dhe familjes së tij, ende ka mistere. Për jetën dhe veprimtarinë e tij janë bërë shumë filma, ku më i spikaturi ka qenë seriali “Il capo dei capi”. Riina lindi në fshatin Korleone në vitin 1930 dhe veprimtaria e tij si “njeri i nderuar” fillon një ditë vere të vitit 1958, kur në afërsi të fshatit të tij, Luciano Lixho, masakron me plumba mitralozi, drejtorin e spitalit, doktorin Mikele Navarra, i cili ishte shefi i mafies në vend. Në krah të Lixhos, qëlluan edhe një grup të rinjsh, midis të cilëve ishte edhe Salvatore Rina. Fillimisht Riina ishte mëkëmbës i Lixhos, shef i plotfuqishëm i Mafies Korleoneze, i cili zëvendësoi Navarren. Gjatë kësaj kohe ai ka bashkëpunuar me Bernardo Provencanon.

Salvatore Rina filloi të bëhet shumë i pushtetshëm pas rënies së bosit të “korleonezëve”, Luciano Lixho, i cili arrestohet në maj të vitit l974. Pushteti i don Toto-s, sikundër zbulojnë disa të penduar, arrin deri në SHBA ku në pak vite, bosi korleonez ia arrin të lidhë aleanca me disa nga “familjet” më të pushtetshme të Cosa Nostras amerikane. Për pushtetin e Riinas, fliste në hetimet e tij edhe prokurori Xhovani Falkone. Këtë e bën pas rikthimit nga udhëtimi i shkurtër në SHBA, ku kishte shkuar për të takuar prokurorin e Nju Jorkut, Rudolf Xhuliani dhe prokurorin e Manhatanit, Riçard Martin.

“Por shefi i “Cosa Nostra”s nuk ishte më Luciano Lixho, por Salvatore Rina. Është ai, që nga vendi i arratisjes, drejtonte trafiqet më të mëdha të drogës në gjysmën e Botës. Dhe është gjithmonë ai prapa çdo ngjarje të përgjakshme” kishte shkruar Falkone. Më poshtë janë pamjet e arrestimi të tij më 15 janar 1993 në Palermo. Ishte ora 08:55 dhe Di Maxho njeh Salvatore Rinën ndërsa dilte me makinë nga rruga Bernini, i shoqëruar nga shoferi i tij, i identifikuar si Biondino Salvatore. Menjëherë nis ndjekja e makinës dhe në orën 09:00 kapiteni De Kaprio me disa karabinierë në mbështetje të tij, bllokon makinën e sinjalizuar në rrugën “Regione Siciliana”, Motel Agip. Italia mori lajmin e madhe: shefi i “Cosa Nostra”-s u arrestua. /360grade.al 

 

Media

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Avokati Haxhia “fundos” Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk…

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, shpjegoi dokumentin e pafajësi...

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryeprokuror 3 herë fitues në lloto (SHIFRAT E MAJME)

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryepr…

Ditën e djeshme një e nga një përpara Komisionit t&eum...

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e nxehta? Çfarë fshihet pas?

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e n…

Është zgjedhja e prokurorit të përkohshëm një...

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pensionin e mamasë

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pens…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, ka bërë një rrë...

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryepro…

FATION BINJAKU/ Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje p...

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka dhënë 20 hektarë Balilit

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka …

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti...

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë pë…

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet pë...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja me...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja …

Ish -shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, në 360gradë t&e...

Të maskuar dhe të armatosur,  4 persona trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, 4 persona trondisin shkodrën…

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë n...

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dona...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefon...

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkelim Kushtetutën, por të gjejmë zgjidhje për KLP...Frika është tek BKH dhe SPAK

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkeli…

Kryetarja e LSI, Monika Kryeamdhi, duke vijuar retorikën e saj pë...

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sallës: Do të hyjmë pas 'teatrit'

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sall…

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sall&...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kup&e...

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi për tokat me qira

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi…

Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi gjatë replikës s&eum...

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën …

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fu...

Lexo më shumë ...

×