Studimi i ISP/ KOMISIONI I INTEGRIMIT & JASHTËM: ATY KU VIP-AT E POLITIKËS SILLEN SI SPEKTATORË

Komisioni i Integrimit Evropian dhe Komisioni i Politikës së Jashtme në parlament janë komisione me fokus të përafërt pune, dhe me vlerë në procesin e përafrimit drejt BE. Komisioni i Integrimit mbetet specifik, për shkak se në të bëjnë pjesë dy kryetarët e grupeve kryesore parlamentare, Ruçi e Paloka, dhe se kryetari është nga opozita (Bregu). Tek Komisioni i Politikës së Jashtme, bëjnë pjesë disa ish ministra (Dade, Bumçi, Blushi, Leskaj, Islami, si dhe ish kryetarët e parlamentit Topalli e Dokle). Monitorimi i aktivitetit të tij nga Instituti i Studimeve Politike ofron të dhëna interesante.

Gjatë sesionit parlamentar të vjeshtës këto komisione kanë pasur një numër minimal mbledhjesh: 4 mbledhje komisioni për integrimin dhe dy herë më shumë, 8 mbledhje, komisioni i jashtëm. Tematika e mbledhjeve është e kushtëzuar nga praktika rutinë të punës, – kryesisht kalim teknik të ligjeve që lidhen me komisionet, raport progresi i BE, çështjet e buxhetit në sektorët që mbulojnë, si dhe seancat për problematika të veçanta të ambasadorëve dhe MPJ. Komisioni i Integrimit ka seanca të shkurtra mbledhjeje, dhe vetëm në një rast ka më shumë se dy diskutues. Pra, janë më shumë mbledhje formale rutinore sesa debate e diskutime të standardit të lartë, në përputhje me pritshmërinë publike që ka ky komision.

Ajo që bie dukshëm në sy në të dhënat monitoruese të këtyre komisioneve është fakti se figurat kryesore politike që bëjnë pjesë në to, nuk janë angazhuar dhe thuajse nuk kanë pasur asnjë rast të vetëm të ndërhyrjeve në formë komenti, diskutimi apo amendimi. Tek Integrimi nuk kanë folur asnjëherë asnjëri nga kryetarët e dy grupeve kryesore parlamentare, Ruci e Paloka, madje numri i deputetëve që nuk kanë folur asnjëherë është dukshëm më i lartë sesa numri i atyre që kanë folur (në raportet 6 me 4). Tek komisioni i jashtëm nuk kanë marrë folur asnjëherë figura të njohura politike si Topalli, Idrizi dhe Blushi, ndërkohë që deputetët më me shumë angazhim përveç kryetares, kanë qenë Islami e Bumçi. Fakti se deputetët më të heshtur të këtij komisioni bëjnë pjesë në listën e deputetëve më aktiv në diskutimet në seancat plenare në Kuvend, do të thotë se aktiviteti në Komision nuk merr rëndësinë e duhur dhe nuk përbën një tribunë promovimi të politikës dhe politikanëve me ambicie publike.

Një element tjetër tipizues në punën e këtyre dy komisioneve është fakti se tek Integrimi nuk ka konflikt politik dhe debatet janë kryesisht për çështje të rëndit të ditës, kurse tek Komisioni i Jashtëm shpeshherë ka debate e replika politike, jashtë rendit të ditës ose të prirura nga axhenda politike. Axhenda e komisionit, sipas rutinës edhe të komisioneve të tjera parlamentare, është e diktuar nga rendi i ditës në procedurën e ligjeve, dhe mungojnë, si kudo, nismat specifike të komisionit për trajtime të thelluara të problematikave të sektorit./ Instituti studimeve politike/

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

Blendi Fevziu: Më ofruan valixhen plot me para sepse...

Blendi Fevziu: Më ofruan valixhen plot me para sepse...

Blendi Fevziu është ndër figurat e orës së par&eu...

Edi Ramës i nxjerrin “vajzën romantike”

Edi Ramës i nxjerrin “vajzën romantike”

Që kryeministri shqiptar është piktor kjo dihet, por sot n&...

Kosova në zgjedhje, kush pritet të fitojë e të humbasë

Kosova në zgjedhje, kush pritet të fitojë e të humbasë

Mbi 1.8 milion qytetarë të Kosovës do t’i drejtohen k...

Deputeti Balliu: Emri Tahirit si trafikant, vetëm na kujton Ramën si bos të drogës

Deputeti Balliu: Emri Tahirit si trafikant, vetëm na kujton …

Klevis Balliu, Deputet i Partisë Demokratike, përfaqësues i...

Deputeti Balliu: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset në Katania

Deputeti Balliu: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes një po...

LSI, Braimllari deklaratë të fortë: Ja kush e përdori ish- ministrin Saimir Tahirin

LSI, Braimllari deklaratë të fortë: Ja kush e përdori ish- m…

  Flet Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste...

Sali Berisha: Ja e vërteta e drekës së Ramës

Sali Berisha: Ja e vërteta e drekës së Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një foto në faqen e ve...

Ndërhyn Erion Braçe: I fituam me burra dhe...

Ndërhyn Erion Braçe: I fituam me burra dhe...

Në kulmin e debatit për përfshirjen e segmenteve të kr...

Patozi ‘letër’ partnerëve: Mos u çudisni kur që qeveria t’ju urrejë fort, kurse opozita t’ju marrë inat për vdekje

Patozi ‘letër’ partnerëve: Mos u çudisni kur që qeveria t’ju…

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ironizuar situatën politik...

Video/ Momenti i tmerrshëm kur basketbollisti thyen kyçin e këmbës gjatë ndeshjes

Video/ Momenti i tmerrshëm kur basketbollisti thyen kyçin e …

Fati nuk ka qenë me basketbollistin profesionist Gordon Hayward ...

Italianët: Habilajt lidhen Saimir Tahirin me Klemend Balilin

Italianët: Habilajt lidhen Saimir Tahirin me Klemend Balilin

Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, një t...

Video/ Mënyra e veçantë që nuk e dinit sesi portierët stërvitin reflekset e tyre

Video/ Mënyra e veçantë që nuk e dinit sesi portierët stërvi…

Një teknik e re stërvitje për portierët sapo ësht...

Balliu: Front opozitar kundër Frontit Kriminal të qeverisë Rama

Balliu: Front opozitar kundër Frontit Kriminal të qeverisë R…

Nga Klevis BalliuSi nje nga mbeshtetesit e pare te krijimit te nje fronti ...

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë

Nga Spartak Ngjela Lamtumirë Rama!Ike me turp nga kjo punë.Dy h...

"Edi Rama nuk shpëton dot më. E di e gjithë bota lidhjen e tij me krimin"

"Edi Rama nuk shpëton dot më. E di e gjithë bota lidhje…

"Edi Rama nuk shpëton dot më, e gjithë bota e di lidhjen e ...

Implikimi i Saimir Tahirit në përgjimet e drogës, Petrit Vasili: Do të ketë protesta në kohën e duhur

Implikimi i Saimir Tahirit në përgjimet e drogës, Petrit Vas…

Kryetari i grupit parlamentar i lëvizjes Socialiste për Integrim...

Lexo më shumë ...

×