Rikthehet Izet Haxhia: Planet e Berishës kundër Ambasadës Amerikane

Në vijim të bashkëbisedimit me Izet Haxhinë për ngjarjet e vitit 1997 ai thotë se marrëveshja e 9 marsit mes partive shqiptare ishte një gabim i madh i opozitës së kohës, e cila i dha Berishës pozitën e shpëtimtarit, kur ai ishte shkatërruesi i vendit.

Sipas tij, me këtë marrëveshje ata u bënë bashkëfajtorë në shkatërrimin e shtetit, në futjen e krimit të rrugës në politikë, në institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë dhe votave, në shkatërrimin e drejtësisë. “Gjendja e sotme në politikë, drejtësi, parlament është një pasojë direkte e asaj marrëveshje famëkeqe”, thotë Haxhia për DITA...

Ai rrëfen për herë të parë se si Ambasada Amerikane ka tentuar të largojë për tre muaj dy badigardët kryesorë të Sali Berishës vetëm pak javë përpara trazirave të vitit 1997. Bëhet fjalë për një ofertë të Ambasadës për një kurs për Izet Haxhinë dhe Arian Adhamin.

Sipas Haxhisë, Berisha e refuzoi këtë ofertë, pasi sipas tij, dinte atë që do të ndodhte më pas. Më tej ai shton se si ndikuan firmat piramidale në rebelimit e qytetarëve dhe plani i Berishës për të vendosur bombë në ambasadën amerikane me qëllim fajësimin e të majtëve.

A ishin skemat piramidale të fajdeve shkaku kryesor i rebelimit në vitin 1997?

Duke ditur edhe vetë natyrën e popullit shqiptar si një popull i varfër, i cili vetëm po iu prek xhepi ngrihet të kërkojë të drejtat e tij, i bie që rënia e kompanive piramidale ishte shkëndija që ndezi rebelimin e 1997-s. Por faktorit fajde iu shtuan edhe faktorët e dhunimit të zgjedhjeve të lira,dhunimi i opozitës e mediave opozitare, persekutimi dhe shtypja e SHIK-ut ndaj çdo kundërshtari politik, qeverisja autoritare e Berishës e klanit të tij. Pa faktorin fajde, shqiptarët nuk do të ngriheshin në atë revoltë të madhe që u manipulua e u përfol për qëllime antishqiptare e përçarëse. Me ngritjen në revoltë shqiptarët synonin rrëzimin e regjimit të Berishës, por qëllimi i tyre u tradhtua edhe nga opozita e cila bëri marrëveshjen e 9 marsit me Berishën duke i dhënë atij rolin e shpëtimtarit kur ai ishte fajtori dhe nxitësi kryesor i katastrofës së’97-s... Me këtë marrëveshje ata u bënë bashkëfajtorë në shkatërrimin e shtetit,në futjen e krimit të rrugës në politikë, në institucionalizimin e vjedhjes së pasurisë dhe votave, në shkatërrimin e drejtësisë. Gjendja e sotme në politikë, drejtësi, parlament është një pasojë direkte e asaj marrëveshje famëkeqe...

Çfarë nënkuptoni me faktin qe opozita gaboi me marrëveshjen e 9 Marsit? Cilat janë pasojat që solli dhe çfarë përfitoi Berisha?

Përpara Berishës në atë situatë kishte dy rrugë: ose atë të shtypjes së “rebelimit të kuq”, siç e quante ai ose dorëheqje e pa asnjë kusht që vendi të mos zhytej në kaos e të mos ndodhte rënia e shtetit. Berisha si frikacak që është nuk bëri as njërën, as tjetrën. Dhe opozita që ka edhe ajo pjesën e vet në këtë tragjedi, i dha Berishës mundësinë e artë, atë të marrjes së rolit të pamerituar atë të paqebërësit... dhe këtë mundësi ia dha marrëveshja e turpshme e 9 marsit. A u qetësua situata pas kësaj marrëveshjeje? Jo, përkundrazi situata rrëshqiti me shpejtësi të madhe drejt kaosit dhe rënies së shtetit që kulmoi me datën 13 mars... Pasojat dihen me mijëra të vrarë, miliona armë në duart e civilëve, shkatërrim i pronës e pasurisë dhe më e keqja riciklimin e Berishës në politikë, amnistinë për krimet e bëra. Në sajë të asaj marrëveshje, Berisha edhe sot me veglat e tij kërcënon e bën karshillëk ndaj shtetit se do t’ua bëjë më keq se në 1997.

Sidoqoftë, marrëveshja u arrit dhe gjendja u duk sikur u qetësua?

Jo, nuk u qetësua aspak. Kishte tension dhe plasën grindje mes nesh. Pjesëtarët e mbetur të SHIK-ut me në krye Xhahit Xhaferrin, u mblodhën në Gardë nën drejtimin e komandantit të ri, dora vetë Xhahit Xhaferri... Ai filloi të shpifte tek Berisha për njerëzit që kisha afër. Atë ditë në Presidencë tek Berisha, e kapa për gryke dhe i them: “O spiun! Mos u merr me spiunime e shpifje si dikur në burg...” Iku tek Berisha dhe kërkonte prej tij që, o të më largonte mua, ose do të largohej ai... Berisha e qetësoi duke i thënë se “ti e njef Izetin që është i rrëmbyer, mos ia vë re” etj.. etj.. Por Xhahiti me njerëz të SHIK kishte shkuar të çarmatosnin njerëzit e mi tek kafe “Nkolino”. Pasi më njoftuan, shkova me shpejtësi atje dhe pashë që njerëzit e SHIK-ut të Xhaferrit me armë të mbushura të drejtuara nga njerëzit e mi po i çarmatosnin. Atëherë, u drejtova edhe unë armët atyre të SHIK-ut dhe isha gati të qëlloja mbi ta. Duke parë se unë e kisha seriozisht, u tërhoqën. Por kjo kthesë e Berishës, nga kryekomandant i operacionit për shtypjen e rebelëve, apo të kuqve, siç i quante Berisha, në një negociator apo njeri shpëtimtar që po sillte paqen, është vërtet e çuditshme! A thua se ai nuk ishte shkaktari. Situata erdhi e papritur për shumë eksponentë të PD-së, madje dhe për vetë komandantin e operacionit, gjeneral Gazideden.

Domethënë, marrëveshja e 9 marsit nuk i qetësoi ujërat?

Po nuk kish se si, sepse ajo marrëveshje nuk u bë për të qetësuar, por për të mbuluar krimet e Berishës dhe të politikanëve të të gjitha palëve, të cilët ishin të implikuar. Me amnistinë për ngjarjet e marsit ’97, që ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje, vendi u zhyt më tepër në kaos. Psh i kemi kërkuar pas kësaj marrëveshjeje Agim Shehut që të ruhej burgu 313, ku ishin grumbulluar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, por ai ka thënë se e ruan RENEA. Nga ana tjetër, po ky Agim Shehu, me urdhër të Berishës, ka bërë presion mbi komandantin e asaj kohe të RENEA-s që të mos bënte mbrojtjen e burgut. Siç doli edhe më 13 mars, kanë qenë njerëz të besuar të Agim Shehut nga forcat speciale të Briskut, me në krye Paulin Sterkajn, që kanë bërë evakuimin e Fatos Nanos nga burgu. U liruan me qindra vrasës nga burgu, vetëm e vetëm që të dilte i lirë Fatos Nano. Për mua Berisha në marrëveshje e kishte pranuar edhe lirimin e tyre në këtë mënyrë të jashtëligjshme. Me plot gojën mund t’u them se, pas kësaj marrëveshjeje, filloi parajsa për krimin dhe kriminelët në mbarë Shqipërinë. Edhe ata policë që u kthyen në detyrë, vazhduan së bashku me krimin t’u vinin gjoba bizneseve.

Përpara se të rikthehemi të zhvillimet e vitit 1997, a mendoni se kishin lidhje skemat piramidale me manipulimin e zgjedhjeve të vitit ‘96?

Pas humbjes së referendumit për Kushtetutën në 1994, Berisha e ndjeu se pushteti po i ikte nga duart, se shumica ishin në anën e tij të kundërt. Zgjedhjet e ’96-s po afroheshin e ato duheshin fituar me çdo kusht për të garantuar një mandat të dytë për Berishën. Çdo gjë u vu në funksion të kësaj. Dhe padyshim edhe rritja dhe shtrija marramendëse e firmave piramidale u bë në funksion të kësaj çmendurie për pushtet të Berishës... Berisha sot justifikohet se nuk dinim për firmat piramidale, por si është e mundur që një si Berisha që di çdo gjë e fut hundët edhe aty ku nuk merr vesh asgjë, nuk paska ditur se çfarë ishin ‹mrekullia ‹e tij ekonomike firmat piramidale. Ai është paralajmëruar nga FMN, organizëm financiar ndërkombëtar për rrezikshmërinë e tyre dhe përkundrejt këtyre paralajmërimeve, ai vazhdoi të mbronte e mbikëqyrte rritjen e tyre marramendëse. Vetëm për një qëllim të vetëm: Të fitonte me çdo kusht zgjedhjet e ’96-s që t’i siguronte vetes një mandat të dytë presidencial. Berisha po të donte mund t’i kishte mbyllur ato që në fillim të ’96-s kur filloi shtrija e tyre masive, por nuk e bëri sepse i duheshin paratë e këtyre firmave që paratë e popullit të varfër shqiptar për të blerë e manipuluar zgjedhjet e ’96-s ...Dhe kur u vendos mbyllja e tyre, ishin njerëzit e klanit të tij që rrëmbyen e grabitën paratë e mbetura në llogaritë e këtyre firmave...

Ndërkohë që situata po ziente dhe po kuptohej se firmat rentiere do të binin, juve ju vjen një ofertë nga Ambasada Amerikane për një kurs tre mujor. Si është e vërteta dhe pse nuk shkuat? Çfarë komunikuat me Berishën?

Po, në fillim të muajt dhjetor 1996 na erdhi një njoftim i Ambasadës Amerikane, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, se Ambasada Amerikane në Tiranë më kishte akorduar mua dhe komandantit të grupit të shoqërimit të Berishës në atë kohë, Arjan Adhamit, një kurs tremujor kualifikimi në mbikëqyrjen e FBI që do fillonte nga fundi i dhjetorit ‘96. Pasi mbaruan gjithë procedurat dhe po bëheshim gati për nisje, Berisha thërret Arjan Adhamin ku i thotë se nuk keni për të shkuar në atë kurs as ti, as Izeti. Ngjarjet e mëvonshme e treguan qartë se Berisha priste turbullira dhe administrata amerikane ishte po ashtu në dijeni. Zëvendës Shefi i CIA-s në atë kohë George Tenet ka qenë për vizitë klandestine në Vlorë në shkurt të ’96-s , dhe po ky George Tenet në verën e ’98-s, tashmë Shef i CIA-s ka qenë po prapë për një vizitë të padeklaruar për mediat në kufirin verior të Shqipërisë.

Duke iu referuar kësaj që thatë më lartë, mund te themi se Ambasada amerikane kërkonte që t’i largonte dy shoqëruesit kryesorë të Berishës në prag të trazirave të vitit 1997?

Po duke pasur parasysh se koha e trajnimit përkonte pikërisht me kohën kur do të ndodhnin trazirat, e bën edhe më të qartë synimin e Ambasadës që pa asnjë kërkesë, as nga ana e Gardës, as nga ana e Ministrisë së Brendshme, ofroi këtë kurs trajnimi. Dhe refuzimi që i bëri Berisha shkuarjes tonë në momentin e fundit, tregon atë që jo vetëm Berisha ishte i armiqësuar në marrëdhëniet me Amerikën, por e parashikonte edhe skenarin që po e priste Shqipërinë, pjesë e të cilit u bë edhe Berisha...

Izet, ndalemi pak. E ke përmendur edhe herë tjetër: Çfarë është ky plani i Berishës për të bombarduar ambasadën amerikane?

Po. Ka qenë muaj maj më duket, ishte koha kur Pjetër Arbnori ishte i ftuar për një vizitë në SHBA nga Kongresi Amerikan. Ishte krijuar opinioni në të gjithë se SHBA i kishte hequr vizën e kuqe Berishës dhe po përkrahte të majtët për të ardhur në pushtet. Ishte një rast i mirë për të treguar se të

majtët antiamerikanë u zhgënjyen nga kjo vizitë e Arbnorit që i jepte kredibilitet PD-së së shkatërruar. Duke u nisur nga kjo, më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “asaj lavires (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë etj. Ti mund ta godasësh atë”, më tha. Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njihte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën. I them Mero Bazes se po të godisja Ambasadën Amerikane, kuptohet sipas planit tim, pa më thënë njeri, çfarë mund të ndodhte.

Më tha: “Në mënyrë absolute mos ndërmerr një veprim të tillë, sepse Shqipëria humbet pavarësinë e saj dhe fiton armiqësinë e Amerikës”.

Megjithëse kisha bërë planin për ta goditur nga disa pika Ambasadën Amerikane, pas kësaj që më tha Mero Baze, hoqa dorë nga plani. Pas disa ditësh më thërret Berisha dhe më thotë se çfarë kisha bërë për atë porosinë. I thashë që është e pamundur, sepse Ambasada ruhet nga forcat marinse të Amerikës dhe policia shqiptare. “Ti nuk ke dashur ta bësh!”, më tha i zemëruar. Ky ka qenë komunikimi i fundit i imi me Berishën president.

A është në gjëndje Edi Rama të sigurojë zgjedhje të lira dhe të pastra?

TË FUNDIT

Bolino: Përplasja që do të ndodhë nesër dhe zgjidhja e krizës

Bolino: Përplasja që do të ndodhë nesër dhe zgjidhja e krizë…

Nga Carlo Bollino Java që vjen mund të jetë vendimtarja p...

Është ABI, Banka në shërbim të familjes Rama?

Është ABI, Banka në shërbim të familjes Rama?

Çfarë bën Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit ...

Zyrtari i lartë i LSI-së, pranon: Po punojmë që Meta të jetë kryeministër

Zyrtari i lartë i LSI-së, pranon: Po punojmë që Meta të jetë…

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i ftuar në emisionin &l...

Tragjedi në familjen e Vidal, i vrasin...

Tragjedi në familjen e Vidal, i vrasin...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Arturo Vi...

Studimi/ A janë impotentë sekualisht shumica e politikanëve me prirje radikale?

Studimi/ A janë impotentë sekualisht shumica e politikanëve …

Studimi është bërë në Londër. Nga një g...

Shpërthen Denion Meidani ndaj kryepolicit Qato: Arrestoni ministrat trafikantë! Shihemi nesër në protestë!

Shpërthen Denion Meidani ndaj kryepolicit Qato: Arrestoni mi…

Denion Meidani, shpërthen hapur ndaj Policisë së Shtetit dh...

Komentuesi e akuzon për bllokimin e  Vettingut.  Rama: Ti e paske ngrënë sapunin…

Komentuesi e akuzon për bllokimin e Vettingut. Rama: Ti e …

Replikat me komentuesit në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama i...

360grade.al/Analiza/ Pse dështuan biznesmenët që donin të krijonin “Marrëveshjen e fshehtë” ndërmjet PS dhe PD?

360grade.al/Analiza/ Pse dështuan biznesmenët që donin të kr…

Ata bëjnë biznes me të dyja palët, PD dhe PS, sa her&e...

360grade.al/ Analiza: Ja skenari i Zgjedhjeve pa Opozitën

360grade.al/ Analiza: Ja skenari i Zgjedhjeve pa Opozitën

Burime të 360grade.al, zbulojnë se skenarët, për zgjed...

360grade.al/Analiza/ Do të ketë luftë civile në Shqipëri dhe shërbimet sekrete ruse

360grade.al/Analiza/ Do të ketë luftë civile në Shqipëri dhe…

Brukseli shpreh publikisht alarmin e vet, për paqëndrueshmë...

360grade.al/Analiza/ Situata shpërthyese e krizës politike dhe Ilir Meta

360grade.al/Analiza/ Situata shpërthyese e krizës politike d…

Kryeministri nuk tërhiqet. Opozita nuk del nga Çadra, vetë...

Real Madrid-Barlecona, përgjaket Messi

Real Madrid-Barlecona, përgjaket Messi

Ka përfunduar pjesa e parë në “Santiago Bernabeu&rdqu...

Erion Veliaj flet për legalizimin e kanabisit dhe pranon: Unë e kam provu “barin”

Erion Veliaj flet për legalizimin e kanabisit dhe pranon: Un…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhën&eu...

Rama kërcënon: Mos shkelni ligjin, policia do veprojë

Rama kërcënon: Mos shkelni ligjin, policia do veprojë

Kryeministri i bëri thirrje të gjtihë shqiptarëve t&eu...

Dule: Rama ti ke çrregullime mendore! Ke sindromën Hubris!

Dule: Rama ti ke çrregullime mendore! Ke sindromën Hubris!

Pas ironive të kryeministrit Edi Rama nga Finiqi, vjen dhe reagimi i ...

Paralajmërimi i Bashës: Policia të ketë kujdes, ndjekje penale për bllokuesit e protestës

Paralajmërimi i Bashës: Policia të ketë kujdes, ndjekje pena…

Kreu i Partisë Demokartike, Lulzim Basha me në krah aleatët...

Welcome to Hymeti's Palace

Posted by HOTEL "Hymeti's Palace" on Monday, October 10, 2016

Lexo më shumë ...

×