Zhduket dëshmitari kyc që akuzon Shkëlzen Berishën!

Komisioni hetimor për CEZ i ka kërkuar policisë sjelljen me forcë të Nue Kalajt për të dëshmuar lidhur me aferën e privatizimit të OSSH te kompania CEZ.

Në shkresën e cila i ka mbërritur Policisë së Tiranës që në datën 30 dhjetor 2016, thuhet se efektivë të policisë kanë mbërritur në banesën e Nue Kalajt te “Zogu i Zi”, në datën 5 janar 2017, për t’i komunikuar atij shoqërimin me forcë në komisionin hetimor, por ai nuk është gjetur në shtëpi.

Sipas policisë, në banesë nuk ka pasur asnjë prej familjarëve të tij dhe në këto kushte shkresa për thirrjen me forcë i është dorëzuar vjehrrit të tij, Tahir Rushiti, i cili banon pranë apartamentit të Nue Kalajt.

Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, Romeo Karaj ka pohuar se zotëron dokumente që dëshmojnë se procesi i privatizimit të CEZ ka nisur që në vitin 2005-2006 dhe jo në 2008 kur u hap zyrtarisht tenderi.

Sipas tij, sekserë mes çekëve të CEZ dhe qeverisë shqiptare ka qenë Nuel Kala, një person me lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Kala për këtë marrëveshje ka përfituar 3. 6 milionë euro.

Për lidhjet mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Genc Ruli ka foto dhe dokumente. Vetëm në një muaj, mes Nuel Kala dhe ish-kryeministrit Berisha ka pasur mbi 100 telefonata, këto për të mundësuar privatizimin nga çekët të OSHEE-së.

Dëshmia e plotë:

“Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit shqiptar dhe CEZ grup të datës 23 qershor 2014, ne na janë ofruar mijëra emaile që nuk i kishim, dhe që janë parë nga unë fillimisht në janar 2015. Kanë qenë disa emaile që më kanë shtyrë të mendoj se procesi i privatizimit nuk është ai për të cilin ne kemi ditur ligjërisht që paska nisur në vitin 2008 me një tender të hapur ndërkombëtar, por kam të dhëna nga emailet që kam gjetur që për këtë proces ka patur tentativa që në vitin 2005 apo 2006.

Konkretisht kam gjetur emailin e parë të datës 7 shtator 2009, ku një person me emrin Nuel Kalaj, i cili i drejtohet në këtë email drejtorit të CEZ grup në Pragë. Emaili shpreh një keqardhje që punët me CEZ në Shqipëri nuk po shkojnë mirë, këtë ja shpreh drejtorit të CEZ në Pragë dhe midis të tjerave thotë që më vjen keq që pas një pune katër vjeçare dhe negocimesh të tëra që i kam bërë unë dhe zoti Petran, zoti Petran është një pjesëtar çek i grupit të negocimit që ka qenë, është njohur zyrtarisht me ne.

Të ndodhin gjëra të tilla që të shkatërrojnë frytet e punës tonë dhe përpjekja ime katërvjeçarë për të futur një ndërmarrje të suksesshme si CEZ-i në sektorin energjetik shqiptar të përfundojë jo me sukses. Ne kishim një dëshmi nga një ish- drejtues i DIA-s që në vjeshtë të vitit 2009 Ismailaj ka marrë premtimin që do të marrë një kontratë të madhe nga CEZ. Donim të dinim arsyen përse i është dhënë kjo kontratë Ismailajt.

Pasi ne kishim qëndrimin tonë në arbitrazh për të mbrojtur atë që ne ishim të bindur që kontrata është lidhur në kushtet e mashtrimit dhe korrupsionit. Gjithashtu duke ndjekur emailin e Nuel Kala unë kam vërtetuar se ky person ishte dhe aksioner në shoqërinë ‘Antika 04’, dhe kjo shoqëri e tij është paguar nga CEZ me rreth 900 milionë lekë të vjetra.

Komenti që kam nga një person nga Gjakova të cilit i kërkova në fillim të vitit 2015 të më sillte të dhëna për këtë person. Pas një jave më ka dërguar një letër që dukej si dokument i klasifikuar rreth 3,4 faqe, ku shkruhej se Nuel Kalaj ka hyrë në këtë valle pasi dështoi një person tjetër me origjinë kosovare Hamza Merxhani që jeton në Çeki ka dështuar në vitin 2005 për të ndërhyrë në lidhje me privatizimin e KESH-it në favor të CEZ-it me ndihmën e qeverisë ka futur në lojë Nuel Kalaj i cili sipas kësaj letre pasta lidhur një kontratë 3 mujore për të lobuar pranë qeverisë shqiptare.

Ka ardhur në vjeshtën e viti 2006 në Shqipëri ka pasur lidhje të forta me kryeministrin ka takuar ministrin Genc Ruli. Ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin në këtë material që unë kam. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë brenda një muaji kryeministrin Berisha.

Ky person merrte përsipër të rregullonte marrëdhëniet e CEZ dhe shtetit shqiptar, ka edhe emaile të tjera. Tarifa e suksesit për kompaninë financiare IFC ka qenë 3, 6milionë euro e vendosur për tu paguar në mënyrë të çuditshme edhe nga CEZ-i edhe nga shitësi shteti shqiptar, është paguar dy herë. Në këtë letër që ngelet të verifikohet nga ky komisioni sepse unë nuk kam tagër ta kontrolloj, që Nuel Kalaj ka pasur në llogari 3,6 milionë në llogari të tij dhe janë lëvizur në vitin 2011 nuk e di se ku.

Tarfia e suksesit për kompaninë financiare Ifc ka qenë 3.6 milionë euro, e vendosur për tu paguar edhe nga ana e fituesit CEZ-i por dhe nga ana e shtetit shqiptar që ishte shitësi, është pguar dy herë. në këtë letër thuhet, ngelet për tu verifikuar nga ky komision. Kalaj ka patur në llogari të vet 3.6 milionë euro në vitin 2010 dhe janë lëvizur në vitin 2011. Hamza merxhanin e njoh vetëm si emër. Është dhe në një foto me Nuel Kalaj, jeton në Pragë dhe është shumë i afërt me CEZ-in. Në rrjetet sociale del si zv/kryetar për të drejtat e njeriut.

Thuhet se Nuel Kala ka pasur lidhje me të birin e kryeministrit por nuk kam materiale të plota.

Zonja Rebeka Gaskin është drejtore e vetme e DIA-s, është personi që mori përgjegjësitë për të ndarë interesin të aksionerëve të DIA-s nga veprimet penale dhe shkeljet penale të Ismailajt. është njohur me faktet dhe realitetin në Shqipëri ka realizuar marrëveshjen e 3 dhjetorit 2014. Zonja Gaskin është njohëse mjaft e mirë e disa problemeve. Eshtë pritur dhe nga kryeministri në vitin 2009, me sa di me ndërmjetësim të Ismailajt”.

A është në gjëndje Edi Rama të sigurojë zgjedhje të lira dhe të pastra?

TË FUNDIT

Titujt e mediave ndërkombëtare pas Itali-Shqipëri/ “Bild”: Skandal në festën e Bufon, 9 minuta ndërprerje

Titujt e mediave ndërkombëtare pas Itali-Shqipëri/ “Bild”: S…

Tuttosport: Mision i përmbushur. Italia bën festë ndaj Shqi...

Bufon lavdëron Strakoshën dhe falenderon popullin shqiptar

Bufon lavdëron Strakoshën dhe falenderon popullin shqiptar

Nuk ishte një ndeshjes e radhës për Buffon përballja m...

Zbardhet arsyeja, ja pse e dorëzoi mandatin deputeti socialist

Zbardhet arsyeja, ja pse e dorëzoi mandatin deputeti sociali…

Zbulohet arsyeja pse deputeti socialist Ervin Koçi ka vendosur t&eu...

VIDEO / Plas në Shkodër.Tifozët në kor: Serbi, Serbi ..

VIDEO / Plas në Shkodër.Tifozët në kor: Serbi, Serbi ..

Kosova pret sonte Islandën në ndeshjen e vlefshme për Grupi...

Kërcënimi i Mynyr Konit/ Pas 30 minutave në prokurori, ministrja Nikolla: Të gjithë para drejtësisë

Kërcënimi i Mynyr Konit/ Pas 30 minutave në prokurori, minis…

“Të gjithë para drejtësisë”. Kjo ësht...

Trajneri i Italisë “injoron” lojën e Kombëtares shqiptare: Shqipëria luajti vetëm 30 sekondat e para…

Trajneri i Italisë “injoron” lojën e Kombëtares shqiptare: S…

Ndoshta është i vetkënaqur nga fitorja dhe tre pikëshi...

Flet deputeti që zëvendëson Ervin Koçin: Çfarë nuk më pëlqen në parlament!

Flet deputeti që zëvendëson Ervin Koçin: Çfarë nuk më pëlqen…

Pasi deputeti Ervin Koçi la mandatin një tjetër deputet u...

Flet De Biazi pas humbjes 2-0 me Italinë

Flet De Biazi pas humbjes 2-0 me Italinë

Përkundër humbjes 2-0, Xhani De Biazi është i kën...

Rama falënderon kuqezinjtë, ja kujt i thotë "jo"

Rama falënderon kuqezinjtë, ja kujt i thotë "jo"

Kryeministri Edi Rama reagoi fill pas përfundimit të takimit t&e...

Shqipëria mposhtet nga Italia

Shqipëria mposhtet nga Italia

Italia ka arritur që ta mposhtë Shqipërinë me rezultat...

E pafat Kosova, mposhtet edhe nga Islanda

E pafat Kosova, mposhtet edhe nga Islanda

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar edhe humbjen e katërt n...

VIDEO/ Gabim në mbrojtje, Italia shënon golin e dytë

VIDEO/ Gabim në mbrojtje, Italia shënon golin e dytë

Pas një pakujdesie të mbrojtjes sonë, Italia ka shënua...

Deputeti i PS dorëzon mandatin

Deputeti i PS dorëzon mandatin

Deputeti i PS në Qarkun Fier, Ervin Koçi ka dhënë do...

Ja ku po e kalon mbrëmjen Tahiri pasi i dorëzoi detyrën Xhafajt

Ja ku po e kalon mbrëmjen Tahiri pasi i dorëzoi detyrën Xhaf…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot i dorëzoi zyrtarisht ...

FOTO/Skandal i mdh, ndërpritet ndeshja Itali-Shqipëri

FOTO/Skandal i mdh, ndërpritet ndeshja Itali-Shqipëri

Është ndërprerë ndeshja në minutën e 55&rsqu...

E pabesueshme shënon Kosova

E pabesueshme shënon Kosova

Kosova ka shënuar dhe ka ngushtuar diferencat përballë Isla...

Welcome to Hymeti's Palace

Posted by HOTEL "Hymeti's Palace" on Monday, October 10, 2016

Lexo më shumë ...

×