Rama batuta në Sofje:Në rajonin tonë nuk është vetëm Merkel,por...!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sofje të Bullgarisë, ku mori pjesë në konferencën “Integrimi më i fuqishëm rajonal i Ballkanit”. Në fjalën e tij, Rama nuk ka lënë pas edhe batutat, ku mes rreshtave ka shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

Kryeministri shqiptar falënderoi homologun e Bullgarisë, vend në të cilin do të zhvendoset Presidenca e Bashkimit Evropian nga janari i 2018, duke i thënë se tani duhet të kuptojnë se në rajonin tonë nuk është vetëm Angela Merkel e Gjermanisë, por edhe Bojko Borisov.

“Faleminderit Bojko për këtë mbledhje këtu dhe ju duhet të kuptoni që tanimë në rajonin tonë nuk është vetëm Merkel, por edhe ju tek i cili do të shohim të paktën 6 muajt e ardhshëm, ndaj jeni i detyruar të jeni të suksesshëm”, tha Rama.

Fjala e plotë:

Dua të nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin ne jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit europian, dukej e pamundur. Ja ku jemi, si kurrë më parë. Aspirata Europiane e qytetareve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes sëbashku për integrim evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta.

Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut në ripajtim dhe në ecjen përpara, bazuar në potencialet tona që duhet të shfrytëzojmë.

Unë mendoj se presidenca bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur, si një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor. Dhe unë besoj fuqimisht se Kryeministri bullgar ka të gjithë argumentet dhe të gjithë mbështetjen tonë. Por në të njëjtën kohë përditshmëritë tona janë për të nxitur përshpejtimin në rrugën aq shumë të domosdoshme të integrimit.

Ndërkohë që kemi shumë mbështetës të faktit që Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë, ne besojmë fuqimisht që është koha që Shqipëria e Maqedonia të nisin negociata.

Sepse sinqerisht, kjo eshte një kontradiktë, në mënyrën sesi e shoh unë, midis të qënit kaq shumë i përkushtuar ndaj procesit të integrimit, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, ka ardhur koha për palën Europiane që të ketë qartësi, se cila do të jetë perspektiva jonë.

Në të njëjtën kohë mos fillimi i bisedimeve duket se bëhet një ushtrim frustrues.

Në të njëjtën kohë dua të falënderoj të gjithë të pranishmit në këtë tryezë nga Ballkani Perëndimor, por mbi të gjitha kryeministrin e Bullgarisë, për diçka që është shumë e rëndësishme për ne sot në Shqipëri e që nuk do të ishte as e imagjinueshme deri tre vite më parë.

Patëm disa përmbytje. Të gjithë njerëzit në këtë tavolinë, duke nisur nga miku ynë i çmuar Boyko Borisov, duke vazhduar me Serbinë, me Malin e Zi, Maqedoninë, padiskutim Kosovën, na ofruan ndihmë pa e kërkuar atë.

Kështu që të gjithë dolën dhe thanë duhet të jemi atje dhe duhet të dërgojmë atje ekipet tona të emergjencës dhe gjithçka që mundemi për të qënë aty me ju.

Kjo ishte e jashtëzakonshme. Ky është një shembull i shkëlqyer i faktit jo vetëm sesi ne mund të ulemi lehtësisht sëbashku dhe të flasim për objektivat dhe sfidat tona të ardhshme, por edhe të kuptojmë se si të gjithë ndihemi pjesë e të njëjtit fat. Sesi ndjejmë natyrshëm nevojën për të qënë krah për krah me njeri tjetrin edhe në momente të vështira.

Dua të përfundoj duke thënë se : PO, ne e kuptojmë shumë mirë që potenciali është këtu dhe mund të çlirojmë shumë nga ky potencial, nga c’ka Komisioneri Hahn dhe mikja jonë e dashur nga Banka Botërore, që e ritheksoi sot nevojën e lehtësimit të tregtisë dhe shkëmbimeve midis vendeve tona, e në të njëjtën kohë shpresojmë që Procesi i Berlinit, me investimet e parashikuar të infrastrukturës të bëhet realitet dhe më konkrete duke mos mbetur vetëm një listë joshëse dëshirash.

Faleminderit përsëri Boyko për këtë mbledhje këtu dhe ju duhet të kuptoni që tanimë në rajonin tonë nuk është vetëm Merkeli por edhe ju, tek i cili do të shohim për të paktën 6 muajt e ardhshëm, ndaj jeni i detyruar të jeni i suksesshëm. 

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Avokati Haxhia “fundos” Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk…

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, shpjegoi dokumentin e pafajësi...

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryeprokuror 3 herë fitues në lloto (SHIFRAT E MAJME)

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryepr…

Ditën e djeshme një e nga një përpara Komisionit t&eum...

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e nxehta? Çfarë fshihet pas?

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e n…

Është zgjedhja e prokurorit të përkohshëm një...

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pensionin e mamasë

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pens…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, ka bërë një rrë...

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryepro…

FATION BINJAKU/ Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje p...

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka dhënë 20 hektarë Balilit

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka …

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti...

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë pë…

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet pë...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja me...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja …

Ish -shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, në 360gradë t&e...

Të maskuar dhe të armatosur,  4 persona trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, 4 persona trondisin shkodrën…

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë n...

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dona...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefon...

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkelim Kushtetutën, por të gjejmë zgjidhje për KLP...Frika është tek BKH dhe SPAK

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkeli…

Kryetarja e LSI, Monika Kryeamdhi, duke vijuar retorikën e saj pë...

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sallës: Do të hyjmë pas 'teatrit'

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sall…

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sall&...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kup&e...

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi për tokat me qira

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi…

Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi gjatë replikës s&eum...

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën …

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fu...

Lexo më shumë ...

×