FOTO- VIDEO/ Deklarata në "360 grade" të Artur Zhejit- Mishin brazilian do ta kemi gjithmonë në tryeza tona

Për mes një investigimi emisioni BOOM i RTV Ora News solli me fakte se pikat e shumicës dhe supermarketet, janë të mbifurnizuara me mish derri, gici, pule dhe fileto pule nga Brazili.
Sipas të dhënave të AKU, plot 17.558 ton mish janë importuar nga viti 2015-2017 nga Brazili në Shqipëri.
Ish ministri Edmond Panariti i ftuar në emisionin “360gradë” nga Artur Zheji mbrëmjen e djeshme në Ora News deklaroi se nuk e pengon dot mishin e Brazilit të hyjë në Shqipëri. Kjo pasi nëse do e bëje, sanksionet do të ishin shumë të rënda.
Pati dhe një debat mes Panaritit dhe gazetarëve të ftuar Denis Dyrnjaja, dhe Eglantina Bardhin.
Edmond Panariti: E di që Shqipëria është një vend i hapur dhe ne jemi një treg global. Edhe sikur unë e ti të jemi kundra mishit brazilian ne nuk e ndalojmë dot për arsye se Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe në rast se nuk e provon që një produkt është i rrezikshëm nuk e pengon dot atë.
Kam bërë provë si ministër i Bujqësisë, për hir të prodhuesve vendas për ta ndaluar përkohësisht dhe na kanë telendisur me sanksione shumë të rënda.
Prandaj duhet të ndërtohen laboratore, edhe pranë doganave që të bëhen më pas analizat dhe vërtetohet se ky mish brazilian nuk është i ndotur , nuk ka as ngarkesë bakteriale, as metale të rënda, as radioaktivitet, as insekticide, as ngjyrues.
Eglantina Bardhi: Ju ishit në qeveri pse nuk ngritet laboratore?
Denis Dyrnjaja: I kërkuat laboratore qeverisë?
Edmond Panariti: Ia kam kërkuar disa herë. Ia kam thënë kryeministrit si anëtar i kabinetit bujqësia shqiptare është ekstremalisht e nënfinancuar. Bujqësia shqiptare merr 3 euro për ha.
Denis Durnjaja: T’i kishit bllokuar qeverine, pse nuk e bete? 

 

 

Lexoni investigimin e BOOM: Supermarketet të mbushura me mish brazili

Skandali i zbuluar se Brazili ka eksportuar mish të kalbur drejt Europës dhe Azizë tronditi mbarë tregjet e tregtimit të mishit.

Po si paraqitet situata në Shqipëri? Emisioni BOOM në RTV Ora News investigoi pikat e shumicës dhe supermarketet, të cilat janë të mbifurnizuara me mish derri, gici, pule dhe fileto deri dhe pule nga Brazili.

Sipas të dhënave të AKU, plot 17.558 ton mish janë importuar nga viti 2015-2017 nga Brazili në Shqipëri.

Gazetari: Doja të pyesja për mish me shumicë.

Shitësi i pikës së shumicës: Çfarë mishi?

Gazetari: Mish viçi, gici.

Shitësi i pikës së shumicës: Ehe, po!

Gazetari: I ke tek magazina?

Shitësi i pikës së shumicës: Ti çfarë do të marrësh se kështu..

Gazetari: Unë erdha më shumë për të pyetur në fakt.

Shitësi i pikës së shumicës: Për çfarë do me e përdor ti?

Gazetari: E dua sepse kam hapur një kopësht fëmijësh dhe thashë..

Shitësi i pikës së shumicës: Po ti më thuaj mua këtu. Aty nuk ka mish viçi, vetëm mish derri, fileto derri, fileto pule.

Gazetari: Doja të dija është mish vendi apo mish..

Shitësi i pikës së shumicës: Importi or burrë.

Gazetari: Importi ee, kryesisht nga…

Shitësi i pikës së shumicës: Brazili!

Gazetari: Nga Brazili? Fileto gici mish Brazili.

Shitësi i pikës së shumicës: Po, ka dhe fileto pule.

Gazetari: Nga Brazili është edhe fileto pule?

Shitësi i pikës së shumicës: Po.

Shitësja e dyqanit: Çfarë do të marrësh ti?

Gazetari: Jam i interesuar për mish por më tha (shitësi i pikës së shumicës) që më shumë janë mish Brazili, më tha mund ti shikoj dhe këtu. Mund ti shikoj?

Shitësja: Po.

Gazetari: Domethënë dhe këto janë të Brazilit?

Shitësja: Po.

Gazetari: Kush ecën më shumë Brazili apo..

Shitësja: Jo, varet kush është mishi më i mirë pa dhjam, më i butë.

Gazetari: Të Brazilit shitën më shumë, kanë më.

Shitësja: Fileto Brazili, Brazili është kjo.

Gazetari: Po pula, e Brazilit?

Shitësja: Po, po, po.

Gazetari: Po kjo?

Shitësja: Po këtë e ke Brazil dhe këtë Brazil.

Gazetari: Këto janë braziliane?

Shitësja: Po.

Gazetari: Nga Brazili është dhe kjo?

Shitësja: Po.

Gazetari: Po këtu braziliane janë dmth?

Shitësja: Po, të gjitha këto, pulat janë braziliane. Ka ecurinë më të madhe, tregëtia më e madhe e mishit bëhet në Brazil. Është rritur kostoja sepse e tërheq Kina shumë Brazilin, se ne nuk ka na gjë për furnitorë ai, Shqipërinë jo. I merr Kina shumë, prandaj janë rritur çmimet.

BOOM vëzhgim në supermakete

Gazetari: Kjo italiane?

Shitësja: Jo jo nuk është italiane, kjo më duket se është nga Brazili.

Gazetari: Braziliane janë dhe këto?

Shitësja: Po.

Gazetari: Po kryesisht vinë nga Italia apo Brazili?

Shitësja: Brazili, më duket se i ke Brazili.

Gazetari: Po kofshat e pulës janë të Brazilit?

Shitësja: Këto i ke të Brazilit edhe kofshat i ke të Brazilit.

Gazetari: Janë të Brazilit?

Shitësja: Janë të Brazilit. Këto janë pula.

Gazetari: Braziliane janë këto pulat?

Shitësja: Po, e njëjta firmë është.

Gazetari: Po fileto pule Brazili?

Shitësja: Po.

 BOOM i kërkoi Autoritetit Kombëtar të Ushqimit një informacion sesa mish ka hyrë nga Brazili në vendin tonë që nga viti 2015 deri në mars të vitit 2017. Dhe përgjigjia është kjo:

-Për vitin 2015 janë importuar 6 626 ton mish nga Brazili.

-Për vitin 2016 janë importuar 9 499 ton mish nga Brazili.

-Për vitin 2017 janë importuar 1 433 ton mish nga Brazili.

Ndërsa lidhur me kontrollin që i bëhet mishit dhe pulave të importuara nga Brazili, AKU shprehet se është dokumentacioni shoqërues garancia e këtyre produkteve që qarkullojnë në treg. Më konkretisht:

-Dokumenti veterinar për import dhe tranzitet e plotësuar saktë dhe e firmosur nga importuesi ose përfaqësuesi i firmës.

-Çertifikata veterinare.

– Të gjitha subjektet importuese duhet të jenë të pajisuara me liçencën përkatëse.

-Produkti që importohet ose eksportohet duhet të jetë nga një stabiliment i autorizuar për kryerjen e eksportit.

Por pas alarmit të lëshuar nga vendet e BE, AKU thekson se për të gjitha ngarkesat e importuara me mish nga Brazili do të merren monstra për analiza deri në sqarimin e kësaj situate.

/oranews/ /360grade.al/

Media

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

E kërkon Kombëtarja e Italisë, Allegri: Te Juventus...

E kërkon Kombëtarja e Italisë, Allegri: Te Juventus...

Pas skualifikimit të Italisë nga Botërori “Rusi 2018&...

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

Ndërsa dita e rikthimit të tij në fushë ka nisur num&e...

Skedina e ditës

Skedina e ditës

Duke nisur nga Kategoria Superiore e vazhduar me kampionate të ndrysh...

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafia, ndryshe destabilitet

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafi…

-Kreu i PD: Lidhja e krimit me politikën nuk garanton zgjedhje normal...

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahirit

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahir…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e mandatit të Sa...

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të …

Napoli ka fituar ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrë...

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e huaj, sillini!

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e h…

Ambasadorët e Shqipërisë janë në Tiranë. U t...

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek investitorët e huaj

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek inves…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim ambasadorët e S...

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjyqtarëve

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjy…

Sot, do të luhet java e njëmbëdhjetë e kampionatit n&e...

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Është shuar dje në moshën 50-vjeçare legjenda b...

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociatave në BE

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociat…

Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por p&e...

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhim UEFA-s”, “ia dhamë gjyqtarit”

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhi…

Zbardhja e tabulateve telefonike të celularëve që iu konfis...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Luçiano Moxhi, njeriu që mori përsipër ndërtimi...

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit te vendimit te...

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Ndryshe nga sezonet e mëparshme këtë vit, Partizani po vuan...

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosha

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosh…

Lacio u mund derbin e kryeqytetit të Italisë, ndaj Romës, p...

Lexo më shumë ...

×