Mjekët italianë të mbetur në Shqipëri, si u trajtuan nga shqiptarët? Historia e kirurgut italian, zbardhet vendimi i dënimit me vdekje

Nga Luan Shtëpani
 
“Dënim me vdekje”.
Ky ka qenë fati tragjik i kirurgut italian Prof. Venanzio Lozzi, i cili kishte mbërritur në Shqipëri për të ushtruar profesionin e tij të kirurgut, pas pushtimit nga Italia. “Dr. Losi” i njohur kështu në Tiranë punoi si kirurg në Spitalit e Përgjithshëm Civil dhe konsulent në Spitalit e Përgjithshëm Ushtarak, ku përkushtimi i tij ndaj njerëzve përmendet me shumë respekt edhe sot e kësaj dite. Pavarësisht kësaj, pas çlirimit të Shqipërisë ai do të akuzohej se kishte ndihmuar bashkëkombasit e tij për tu arratisur. Arrestohet më 15 prill 1946. Marrëveshja mes Hoxhës dhe zv/ministrin italian të Luftës Duhet thënë se italianët e mbetur në Shqipëri u tradhëtuan në radhë të parë nga krerët e qeverisë së tyre në Itali. Enver Hoxha arriti të nënshkruajë më 14 mars 1945 një marrëveshje me zv/ministrin italian të Luftës, Mario Palermo ku i lihej dorë e lirë pushtetit në Shqipëri të lejonte në mënyrë selektive riatdhesimin e tyre. Në pikën e parë të saj shkruhej se “Qeveria shqiptare pranon propozimin e Palermos për riatdhesimin e të gjithë italianëve që gjenden rezidentë në Shqipëri, me përjashtim të atyre kompanive italiane dhe specialistëve, që janë të domosdoshëm për rindërtimin e vendit. Kështu pra, specialistët italianë, në formë dënimi për krimet e fashizmit, duhet të vazhdonin të punonin për rindërtimin e Shqipërisë së shkatërruar nga lufta. Vlen theksohet se specialistët italianë të mbërritur në Shqipëri, të cilët ishin jashtë strukturave ushtarake, ishin nën kujdesin e Jakomonit, mëkëmbësit të Mbretit Viktor Emanuel, që ishte njëkohësisht edhe Perandor i Shqipërisë së okupuar. Për të mbrojtur interesat e tyre specialistët italianë kishin krijuar ndërkohë në Shqipëri “Komitetin e Asistencës për Italianët”.
 
Vendimi i Gjykatës
Gjykata Ushtarake e Tiranës e datës 3 gusht 1946, e dënon Venanzio Lozzi-n me pushkatim. Në vendim thuhet se Profesor Venanzio Lozzi është i biri i Andreas dhe Antonina Tecca-s, lindur më 1 dhjetor 1900 në Fagnano Alto të Aquilla-s në Itali, se banon në Tiranë, se është kirurg i Spitalit të Përgjithshëm Civil dhe konsulent i Spitalit të Përgjithshëm Ushtarak, se ka arsim të lartë dhe se është i martuar me tre fëmijë. Pas kapitullimit të nazizmit gjerman, gjykata shprehet se i pandehuri Lozzi vazhdonte aktivitetin e tij antipopullor duke u lidhur me reaksionin e huaj. Jepte informacione të gabuara në lidhje me shpërndarjen e barnave medicinale për të diskredituar pushtetin në Shqipëri. Gjykta shkon më tej, teksa shprehet se reaksioni po mundohet të organizojë dhe njëherë Gestapon dhe dhe Sim –in në forma të ndryshme duke kërkuar agjentët e vjetër. Këtu akuzohet dr. Lozi i cili sipas gjykatës ka dhënë informata të sigurta rreth këtyre agjentëve dhe se ai ishte në dieni të të gjithë informacionit të tyre në dëm të interesave të popullit shqiptar. Po ashtu ka qenë në dieni të nxjerrjes jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme të dokumentave me karakter informativ. Do të akuzohej se ka marrë pjesë aktive për organizimin e arratisjes së grupit të parë të italianëve të përbërë nga Canavese, Collessanti, Morgante dhe Saraçeni. Për organizmin e këtij plani, pranon të bëjë në shtëpinë e tij mbledhje ilegale dhe vihet në dispozicion të tyre me gjithë makinën. Ai ka shkuar në Durrës ku ka biseduar me ish- kapitenin Salvatore për të lehtësuar këtë arratisje. Grupi i dytë që do të arratisej ku bënte pjesë dhe dr. Lozzi ishte në dieni të arratisjes së parë dhe njëkohësisht të parrullës “Aristide apre il negozio a Roma a tale ora e data” Kjo parrullë sipas gjykatës, do të jepej me radio nga Morgante ku një ditë më vonë doktori së bashku me shokët e tij, do të shkonin në vendin e caktuar ku do t’i priste barka për tu arratisur. Po ashtu kishte dhe plane të tjera për tu arratisur nga Porti i Durrësit. Tentativa e arratisjes dështon. Protagonistët arrestohen dhe dërgohen para Gjykatës Ushtarake të Tiranës.
 
Mbrojtja kundërshton akuzat
Dr. Lozzi ka qenë i inkuadruar në radhët e partizanëve pas kapitullit të Italisë. Ky fakt pohohet nga mbrojtja, por dhe nuk kundërshtohet nga akuza e cila shprehet se është e vërtetë se i pandehuri kohët e fundit doli në mal ku u bashkua me partizanët dhe se këtë e kanë bërë edhe shumë italiane të tjerë. Sipas akuzës kur panë përmbysjen e fashizmit ata deshën të tregoheshin kundra tij. Por, më vonë pas kësaj përmbysje duke patur gjithmonë tendenca reaksionare filluan të krijonin lidhje me mbeturinat e fashizmit për ta rinjgjallur dhe një herë.Gjykata argumentntoi se veprimtaia e të pandehurve parashikohet dhe ndëshkohet si faj bazuar ne nenin 1 të ligjit nr. 21 dt 15 dhjetor 1944, mbi sabotatorët e luftës dhe të pushtetit dhe prej nenit 3 të ligjit nr. 20. Të dyja këto ligje janë të botuara në fletoren zyrtare nr. 2 dt 23 dhjetor 1944. Listën padyshim do ta kryesonte kirurgu Prof. Lozzi. Çështja do të shkonte në Gjykatën e Lartë e cila e la në fuqi dënimin. Si u trajtuan nga shqiptarët të tjerë mjekë italianë Pas kapitullimit të Italisë mjekë italianë, u vunë në shërbim të luftës. Kështu, doktori i ushtrisë italiane toger Gaspër Kaliri i cili ishte nga Kalabria, shkoi në një nga fshatrat e Tiranës ku dhe ushtroi detyrën e mjekut për të shëruar partizanët e plagosur nga lufta. Sipas dëshmitarëve të kohës, ai shprehej se ishte socialdemokrat, gjë që e pohonte dhe në shqip. Më pas ai sistemohet në Shëngjergj të Tiranës, ku i sigurohet vendi se ku do të banonte po ashtu dhe liri e plotë për të kryer profesionin e tij dhe me pagesë. Radhitet në radhët e ushtrisë partizane, ndërsa në vitin 1945 u caktua shef i infermierisë ushtarake të garnizonit të Tiranës. Ndërsa Dr Italo Viti gjithashtu toger shëndetësor i ushtrisë italiane që kapitulloi ishte efektiv i divizionit të mbrojtjes së popullit. Doktori ishte jo vetëm një mjek i përsosur, por ai gëzonte të gjitha cilësitë morale dhe shoqërore. Po sipas dëshmitarëve të kohës, ai fliste me urrejtje për fashizmin dhe thoshte se ishte anëtar i Partisë Socialdemokrate për Toskanën. Simpatia për të i kalon kufijtë e imagjinatës. Atij do t’i propozohej për tu martuar me një vajzë nga Durrësi, pjestare e një familje shumë të nderuar. Por përgjigjia e tij për këtë propozim do të ishte "kam vetëm nënën në Itali, pa e pyetur atë nuk do të bëj asnjë veprim ". Ishte e mjaftueshme kjo përgjigje për të treguar karakterin e lartë të doktorit. Kur qeveria miratoi kthimin dhe të specialistëve italianë për në vendin e tyre, Dr. Viti u largua së bashku me një karakteristikë të mirë të përpiluar nga ana e autoriteteve shqiptare. Ndërsa dr. Santori ishte një tjetër italian i cili shpesh vizitonte malësinë e Tiranës. Ai ishte i mirëprituar nga banorët e zonës.
 
Batalioni “Antoni Gramshi”
Sipas dokumentave të Shtabit të Përgjithshëm, të Veteranëve të LANC, në botime të ndryshme në libra dhe në gazeta shkruhet kështu për batalionin “Antonio Gramshi” Komanda dhe shtabi i Brigadës së Parë Sulmuese vendosën të krijonin një batalion më vete, ide kjo që u pëlqye dhe u miratua nga ish-ushtarakët italianë të ardhur në brigadë. Kështu, më 9 tetor 1943, me shumicën e këtyre ushtarakëve lindi batalioni i emërtuar "Antonio Gramshi". Efektivi i tij në krijim kapte numrin 137 luftëtare. Pjesa tjetër e mbetur u fut në përbërje të nënreparteve të brigadës. Ushtarakët italianë i zgjodhën vet drejtuesit e batalionit të tyre. Komandant u zgjodh nënoficeri Tercilio Kardinali, komisar politik Alfredo D`angelo, nënkomandant përzgjodhën Xhuzepe Montin kurse zëvendëskomisar Dominiko Bogatain. Një prej anëtarëve të shtabit të batalionit ishte nga radhët e partizanëve shqiptarë. Batalioni u organizua me dy kompani, e para, që përfshinte edhe komandantin dhe komisarin, numëronte 42 veta ; e dyta, përveç komandës, përbëhej nga 88 luftëtarë. Veprimtaria e përditëshme dhe ajo luftarake e batalionit drejtohej nga shtabi i tij, i cili përbëhej nga 5 anëtarë. Pranë shtabit u mbajt një skuadër me 7 luftëtarë, me përbërje 2 korrierë (lajmëtarë), 1 infermier, 2 këpucarë, 1 berber dhe1 intendent. Ndërkohë, një numër tjetër ish-ushtarakësh italianë, hynë në shërbimet, por edhe drejtperdrejt në radhët e batalioneve të kësaj brigade. Veçanërisht të parapëlqyera prej tyre ishin shërbimi i intendencës, ai i shëndetësisë dhe artileria e brigadës. Tipik ishte shërbimi sanitar, ku mjeku dhe 4 infermierët ishin italianë, ashtu si dhe ai i armës së artilerisë, me nënkomandantin dhe dy anëtarë të tjerë. Koha provoi se këta ushtarakë, me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre dhanë një ndihmesë të jashtëzakonëshme dhe të pazëvendësueshme për mbarëvajtjen e shërbimeve të mësipërme. Batalioni partizan italian u përshtat dalëngadalë me jetën dhe veprimtarinë, si dhe me taktikën e veçantë të luftës që kryente kjo njësi, si formacion i një ushtrie të tipit vullnetar që ishte, duke iu përgjigjur mjaft mirë detyrave që i ngarkonte komanda dhe shtabi i brigadës. Batalioni nisi të përballej në veprime luftarake me nazistët, me një shkallë të lartë vështirësie, si me 15 nëntor 1943, në qytetin e Beratit, ku luftoi heroikisht, madje në rrethim për afro pesë orë, kundër më se 2.000 forcave naziste. Në këtë luftim mbetën të vrarë 10 luftëtarë. Por batalioni ia doli të çante unazën e rrethimit të shtrënguar nazist, pikërisht duke u ndarë në grupe të vogla, sipas koncepteve të taktikës së luftës partizane. Pas kësaj ngjarje batalioni "Antonio Gramshi" u riorganizua në shkurt 1944, kohë kur u bë një riorganizim i vet brigadës. Tashmë efektivi i batalionit kishte zbritur në 105 luftëtarë. Më pas, në kuadrin e veprimeve luftarake të Brigadës së Parë Sulmuese, e cila merrte pjesë në operacionin mësymës të Divizionit të Parë Sulmues në zonat në veri të lumit Shkumbin, gjatë muajve qershor-korrik 1944, mori pjesë edhe batalioni "Antonio Gramshi". Pikërisht në luftimet shumë të ashpra, që u zhvilluan në fshatin Çerenec të Dibrës, më datën 8 korrik, batalioni luftoi me ashpërësi dhe heroizëm ndaj forcave naziste në këtë kuotë kyçe. Në luftim ra duke luftuar në krye të batalionit, komandanti i tij, T. Kardinale. Më tej, ky batalion, mori pjesë me sukses edhe në luftimet gjatë operacionit të madh të forcave të Korparmatës së Parë të UNÇ-së për çlirimin e Tiranës, kryeqytetit të vendit, më nëntor 1944. Me çlirimin e plotë të Shqipërisë, Komanda e Përgjitheshme e UNÇ-së, urdhëroi që të thirreshin e të organizoheshin përreth kësaj bërthame, ish-ushtarakë italianë të shpërndarë anembanë Shqipërisë. Kjo njësi ushtarake me kombësi italiane, nën kujdesin dhe me interesimin e Komandës së Përgjithëshme të UNÇSH-së dhe të qeverisë shqiptare, në marrëveshje me qeverinë italiane të pasluftës, u riatdhesua në Itali./360grade.al/

 Screenshot 1 copy copy

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga problemi i drogës

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga …

Ndërsa IKMT u ka dorëzuar banorëve të Himarës njo...

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

Në studion e emisionit 360 gradë me gazetarin Artur Zheji u b&eu...

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Ylli Manjani, i ftuar ne emisionin 360gradë, të gazetarit Artur ...

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat me Delijorgjin

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën…

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Sai...

Gazetarja live nga Roma:  Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër vlonjat, i arrestuar (360video)

Gazetarja live nga Roma: Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër …

Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje direkte me emisionin 360grad&...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë kam...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare…

Ish-ministri Saimir tahiri që kohët e fundit është aku...

Ish- ministri Demiraj:  Hetime te ministria e Mbrojtjes për drogën

Ish- ministri Demiraj: Hetime te ministria e Mbrojtjes për …

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arrestohem Lorenc...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arresto…

"Mbi të gjitha është përgjegjësia ime mbi familje...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

“Unë nuk pres mbrojtje pa kushte nga askush. As nga familja ime...

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me kriminelë

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me k…

Shumëkush ka pasur kuriozitet se çfarë i ka shkuar nd&eum...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të largët të burgut, edhe i arrestuar do vazhdoj betejën me...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të l…

Në studion e “Opinion”, ish – ministri Saimir Tahir...

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Blendi Fevziu tha live në emisionin e tij Opinion se nuk ësht&eu...

Rama me  Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (360video)

Rama me Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (…

    Kryeministri Rama ka marrë informacion lidhur me dosj...

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka dhën&eum...

Lexo më shumë ...

×