“Shtrigat” dhe “Krokodili”, ish-drejtori i Arkivës hap historitë e vjetra: Kadare kishte dosje, u asgjësua në 1979

Ish-drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi i është përgjigjur sot Ilir Demaliajt, një nga eksponentëve kryesorë të ngjarjes së 2 korrikut të vitit 1990, e cila njihet ndryshe edhe si çarja e bllokut të ambasadave. Kastriot Dervishi ndër të tjera thotë se veç faktit se postoi letrën e Kadaresë, Demaliaj nuk ka fakte të tjera, ndër to përmend një dosje ndjekjeje edhe për Kadarenë në viti 1979.

Dervishi thotë se Demaliaj niset nga argumenti se e publikoi letrën, sepse nuk ishte e njohur më parë. Për ish-drejtorin e arkivës kjo nuk ishte çështje kureshtjeje, por qartësisht për të çorientuar publikun shqiptar, i cili pjesërisht e kuptoi si denoncim sepse nuk i njihte historitë e vjetra të dosjeve “Shtrigat” dhe “Krokodili”. “Ashtu sikurse çështje të tjera dalin në problemet e centralizuara p.sh. “Bloza”, “Katrani”, “Aventurierët”, etj. Në atë kohë u hap dosje ndjekjeje edhe për Ismail Kadarenë, por këto janë asgjësuar në vitin 1979”, thotë Dervishi.

Statusi i Kastriot Dervishit

Një përgjigje për Ilir Demaliajn Sot në të përditshmen “Panorama”, Ilir Demaliaj, nga llogorja e luftëtarit publicistik kundër Ismail Kadaresë, më ka përmendur në një shkrim të radhës në lidhje me çështjen e letrës së vitit 1980 të Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës. Nisur nga kjo, për pjesën time, nga llogorja e arkivistit e studiuesit i jap këtë përgjigje atij dhe çështjeve që ngrihen në atë artikull. Nuk kam përmendur në asnjë rast emrin e Ilir Demaliajt sepse ai është rastësor e pa lidhje në këtë histori, është vetëm një shpërndarës dokumentesh. Unë i dal për zot vetë çdo materiali që emetoj dhe askush në botë nuk mund të më përdorë si shpërndarës. Kësisoj, Demaliaj le t’i linte “furnitorët” t’i dilnin për zot letrës dhe të debatonin si të donin e sa të donin. Demaliaj nuk është studiues, as njohës historie. Nëse ju kujtohet, ai deklaroi se disa fletë të dosjes që i dhanë për ta shpërndarë qenka “deklasifikuar”, në një kohë që ajo nuk ka qenë asnjëherë e tillë sepse letër është e nuk ka lidhje me sekretin.

Në gjuhën e arkivistikës dhe të studiuesve këto janë gjëra elementare. E kur Demaliaj nuk i njeh këto gjëra të thjeshta, mos duhet pretenduar se njeh më shumë se kaq? E kam ndjerë si detyrim që atë që dija ta ndaja me publikun, sepse këtë histori unë e njoh shumë mirë prej kohësh. Për kujtesë, në qershor 2011 kam dhënë disa intervista ku kam shpjeguar ndryshimin midis proceseve agjenturore-operative dhe atyre hetimore-gjyqësore. Në atë kohë u duk sikur “mbrojta” shkrimtarin Fatos Kongoli të cilin nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time, sepse qëllimi i reagimit tim ishte vetëm e vërteta dhe jo avokatitë e qokat. Të gjitha këto çështje të viteve 1978-1980 janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato nisin me një denoncim që bëhet dhe vijojnë me arrestime, vetëvrasje, këshillime, presione.

Edhe vetë Demaliaj nuk është konsekuent në atë që pretendon se mbron. Fillimisht, duke mos qenë në dijeni të aktivitetit antikomunist të Kadrie Kadaresë postoi letrën duke pretenduar “ligësinë” e Ismail Kadaresë kundër motrës së vet, e cila “i dhimbsej”. Më pas, hedh insinuata në lidhje me ndonjë rekrutim me “material shtrëngues” të Kadries (të jetë i qetë edhe këtu se nuk ka ndodhur). Po ashtu vendos në gojën time shprehje që nuk i kam thënë se gjoja dosja e Kadries është mbyllur në vitin 1978. Në asnjë postim timin nuk e kam shkruar këtë. Postimet janë të hapura dhe lehtësisht të verifikueshme. Presioni ndaj Kadries ka qenë i lartë dhe i pandryshueshëm në vitet 1978-1980. Edhe në hetuesi e kanë thirrur gjatë kësaj periudhe (fakt tjetër që Demaliaj nuk e di). Në rast se Ismali do ishte aq i keq me motrën e vet, mjaftonte të mos ta shkruante atë letër dhe Kadria do ishte në burg. Demaliaj niset nga argumenti se e publikoi letrën, sepse nuk ishte e njohur më parë. Mendoj se nuk ishte çështje kureshtjeje, por qartësisht për të çorientuar publikun shqiptar, i cili pjesërisht e kuptoi si denoncim sepse nuk i njihte historitë e vjetra të dosjeve “Shtrigat” dhe “Krokodili”.

Ashtu sikurse çështje të tjera dalin në problemet e centralizuara p.sh. “Bloza”, “Katrani”, “Aventurierët”, etj. Në atë kohë u hap dosje ndjekjeje edhe për Ismail Kadarenë, por këto janë asgjësuar në vitin 1979. Kjo letër është e lidhur me proceset e tjera. E veçuar, ajo nuk është gjë tjetër veçse një manipulim ndaj publikut. Në mënyrë të habitshme, më pyet nëse e kam diskutuar me Ismail Kadarenë apo jo? Kam lexuar aq letra, saqë nëse do bëja diskutime me shkruesit e tyre nuk do më dilte jeta. Kushedi sa letra kam lexuar për shembull nga oficerët e punëve të brendshme.

Mos duhet të kërkoja se ku ishin ata edhe bijtë e tyre brenda apo jashtë Shqipërisë? Së fundi, po ju them diçka tjetër. Kam lexuar qindra letra të të dënuarve politikë të dënuar me vdekje apo edhe me burgim. Ka mjaft raste kur ata apo familjarët shkruajnë se vuajnë nga çrregullime mendore, prandaj i duhej falur jeta apo ulur dënimi. Tani t’i marrin këto letra e t’i botojmë në këtë formë e të themi se e kanë pranuar vetë çfarë kanë qenë dhe e meritonin dënimin me burgim apo me vdekje?

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër aferë...

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tren, çfarë fabrikuan Rama e Balla?

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tr…

Deklarata e plotë e PD   Disa media shperndane mbreme dhe sot ...

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Ish-ministri Tahiri, as nuk dorëzohet dhe as nuk ka pse të dor&e...

Shkëlzen Berisha,  reagon ashpër për "takimin" me ish- ministrin, Tahiri

Shkëlzen Berisha, reagon ashpër për "takimin" me …

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka sqaruar nëpë...

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Nga Gjergj Erebara/ Qeveria shpjegon në relacionin e ndryshimeve q&eu...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Teksa opozita ka lajmëruar  një protestë për mosz...

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Ditët e fundit është diskutuar në lidhje me siguris&eu...

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në...

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim të vendit

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim t…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi des...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, nuk është halli i Tahirit, por...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, n…

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se Rama, duke nx...

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në kërkim

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në …

Më 14 dhjetor 2016 Ambasadori Amerikan Donald Lu i kërkoi publik...

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës opozitën

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës …

Ndërsa maxhoranca është përgatitur për miratimin ...

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën në Hamburg?”

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën…

Udhëtimi misterioz i Tahirit në Gjermani, ka sjellë në...

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e Ramës

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas d…

Endrit Braimllari, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, i ftua...

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Mësohet qe gjate promovimit te librit te Dr. Valbona Zeneli, Presiden...

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar ... Përgjigje epike

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzuku…

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Mak...

Lexo më shumë ...

×