Letra e Kadaresë për Enver Hoxhën, Demalia: Përgjigje Dervishit, Kaloçit dhe idolatorëve të Kadaresë!

Botuesi i letrës së vetme të shkrimtarit Ismail Kadare për diktatorin Hoxha në 1982 ka replikuar dje me studiuesin Dashnor Kaloçi dhe historianin Kastriot Dervishi. Ilir Demalia, i njohur si një nga personazhet e ambasadave të korrikut ’90 flet për idolatri ndaj Kadaresë dhe akuzon studiuesit se nxjerrin gjysmë të vërteta për t’i shërbyer shkrimtarit Kadare dhe jo së vërtetës.

ILIR DEMALIA

Publikimi i letrës së Ismail Kadaresë, drejtuar Enver Hoxhës, u interpretua nga idolatorët e Ismail Kadaresë si sulm kundër kulturës shqiptare?! Idolatria dhe shërbimi i zellshëm ndaj idolit, eliminon arsyen, duke e interpretuat thënien e së vërtetës së raportit të shkrimtarit me pushtetin si sulm kundër kulturës shqiptare. Apo edhe më tej, si një komplot të forcave antishqiptare kundër Perëndimit. Të gjithë këta idolartorë të errësuar. ndoshta sepse të vetmin burim letrar në jetën e tyre kanë letërsinë e shkrimtarit Kadare, apo pse kanë kulturë shërbëtori (si shërbim financiar mercenarist) më kujtojnë ata që dikur demonstronin para Ambasadës Kubane në Tiranë në vitet ‘60, ku thërrisnin “Cuba, si, Yanqui no!”. Apo si komplot botëror kundër “Fanarit Ndriçues të Shqipërisë Socialiste”, sipas modelit “Titistët” të Enver Hoxhës.

Këta idolartorë-shërbëtorë që s’e kanë për kurrgjë të ndërrojnë flamuj e pronarë, herë si mbretërorë, herë si demokratë, herë si socialistë, janë të pabesueshëm dhe pa integritet, së pari, në raport me veten dhe kohën. Gjëja më absurde është se sulmin ndaj Kadaresë këta e quajnë sulm ndaj kulturës perëndimore. Por demokracitë perëndimore na kanë mësuar se rruga e vetme e zhvillimit dhe vlerave të një shoqërie të lirë dhe demokratike është raporti me të vërtetën. Imagjinoni, sikur, gazetarët Carl Bernstein dhe Bob Ëoodard, të sulmoheshin si njerëz kundër interesave amerikane pse zbuluan skandalin e Watergate, që çoi në largimin e njeriut më të fuqishëm të rruzullit në atë kohë, Presidentit të SHBA-ve, Nikson?! Kurse fshehja e së vërtetës dhe manipulimi dhe falsifikimi i saj, ka provuar të kundërtën, sundim autoritarist, diktatorial-ideologjik, kulturor, financiar duke bjerrë vlerat e një shoqërie si mungesë e raportit me të vërtetën dhe të drejtën. Pas publikimit të letrës, përveç idolatorëve dhe shërbëtorëve apo mercenarëve të paguar, u prononcuan edhe Kastriot Dervishi dhe Dashnor Kaloçi. Po merrem me këta të dy, si dy njerëzit që merren me arshivat, dhe Kaloçi ka dhe dy librat “Kadare i denoncuar” dhe “101 denoncime për Kadarenë”. Kaloçi, në një prononcim të tij shkruan se ai nuk i ka parë këto dokumente, megjithëse Ismaili i ka thënë se duhet të botojnë gjithçka, edhe gjëra të Ismailit.

Po e pranojmë këtë version të Kaloçit, por lind pyetja: kur Ismaili vetë i ka thënë të botojë gjithçka, përse nuk e ndihmoi Kaloçin t’i tregonte edhe për këtë letër drejtuar Enver Hoxhës, kur vetë Kadare, pas publikimit të letrës, deklaron se nuk i vjen keq që e ka shkruar këtë letër? E Kadare, e di, se nuk është vetëm kjo letër, por një korrespondencë e tërë me gruan e diktatorit, Nexhmije Hoxha, me shokun Ramiz Alia, pasuesi i diktatorit, me relacione e letra drejtuar qeverisë dhe Komitetit Qendror. Në një nga këto letra drejtuar Nexhmije Hoxhës, më 15 qershor 1982, Kadare shkruan: “Çdo gjë që kam shkruar, e kam shkruar me ndërgjegje të plotë, i padiktuar nga askush, më saktë: i diktuar vetëm nga botëkuptimi komunist që ka rrënjosur tek unë partia. Unë jam komunist dhe si i tillë do t’i bindem partisë për gjithçka. Gjithë veprën time unë e kam vënë në shërbim të lulëzimit dhe stabilitetit të rendit socialist në Shqipëri. Duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm se destabiliteti i këtij rendi do të krijonte në vendin tonë katastrofa të tmerrshme, jo vetëm shoqërore, por edhe kombëtare, duke kuptuar thellë këtë, kam dashur të jap ndihmën time modeste për forcimin dhe konsolidimin e tij. Figura e udhëheqësit është faktor i rëndësishëm stabiliteti, sidomos në vitet e ardhshme.

Dëshiroj të përshkruaj në të vendosjen e rendit të ri shoqëror në Shqipëri, ndryshimet epokale, reformat, ç’pronësimet, shtetëzimet, e gjithë kjo gërshetuar me entuziazmin e një populli të rilindur nga njëra anë dhe me agoninë e klasave të përmbysura. Kam patur dhe kam besim të plotë te Partia, pa të cilën unë s’do të isha shkrimtar. Është Partia, është kuptimi i gjerë e i thellë i çështjeve të letërsisë prej udhëheqësit të saj, faktori kryesor në sajë të të cilit kam krijuar çdo gjë me vlerë dhe të cilit i detyrohem për gjithçka. Jam krejtësisht i ndërgjegjshëm se pa këto, unë nuk mund të isha veçse një krijues mediokër. Ndaj mirënjohja ime mbetet përherë e pandryshueshme. Me respekt Ismail Kadare Tiranë, 15 qershor 1982 Botimi i këtyre korrespondencave nuk duhet trajtuar si gjueti shtrigash, por për të parë në sy raportin me të vërtetën e në këtë rast, raportin e shkrimtarit, intelektualit Ismail Kadare me pushtetin. Kjo do të na bënte të kuptonim më qartë kohën dhe diktaturën. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ismailin, se ashtu si Enver Hoxha nuk ishte i vetëm në krimet e tij, edhe Kadare, nuk ishte i vetëm në shërbimet ndaj regjimit dhe konformizmit me regjimin që vazhdon edhe sot. Kjo është arsyeja që Kadare nuk e ndihmon dot Kaloçin dhe Kaloçi nuk shpëton dot Kadarenë me operacion plastik me “101 denoncime për Kadarenë” apo “Kadare i denoncuar”, duke e paraqitur si njeriun që i rrinte arkivoli hapur çdo moment, si dhe duke fshehur episode e fakte që, sipas logjikës së tyre, do të vinin në dyshim “disidencën” e shkrimtarit.

Me të njëjtën mendësi, sipas së cilës figura të ndryshme të jetës së vendit zhdukeshin nga fotot ku kishin qenë pranë Hoxhës. Prononcimi i studiuesit dhe historianit Kastriot Dervishi, tregon edhe një herë se pse historia jonë është e cunguar, e cenuar nga mitet dhe ideologjitë, nga mendë- sia e ngushtë, se historinë e katundit mund ta bëjmë histori kombëtare dhe historinë kombëtare histori katundi. Historia, si ajo individuale, edhe ajo kombëtare apo shoqërore për një periudhë të caktuar, nuk mund të bëhet ashtu si e duam ne ta kemi, ajo është ashtu siç ka ndodhur e rrjedhur, me të mirat e të këqijat, me dobësitë dhe përballimet. Fshehja e fakteve dhe/apo interpretimi i gjysmë të vërtetave është një gjymtim që i bëjmë dhe i kemi bërë ne historisë sonë. Si edhe në këtë rast, raportit të shkrimtarit dhe intelektualit Ismail Kadare me pushtetin. Dervishi, shkruan, se këtë letër e ka parë para 15 vjetëve dhe e ka rilexuar disa herë. A e ka diskutuar Dervishi këtë letër dhe të tjera me Ismail Kadarenë? Po me Dashnor Kaloçin, i cili ka shkruar dy libra për “denoncimet” kundër Kadaresë? Kur kjo letër nuk kishte rëndësi, përse shqetësohet kaq shumë Dervishi për të justifikuar këtë letër? Dervishi ngul këmbë se letra e Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës është bërë për të mbrojtur të motrën. Siç pohon dhe vetë Dervishi, dosja e Kadrie Kadaresë u mbyll në 1978. Mirëpo, po sipas Dervishit, në janar, shkurt, maj të 1980-s u arrestuan Eqerem Biba, Xhelal Ramku, Hysenil Dume. Por nuk rezulton që në të gjithë këtë proces Kadrie Kadare të jetë thirrur në hetuesi, të jenë përdorur metoda shtrënguese kundër saj, apo të ketë pasur ndonjë presekucion, qoftë dhe largim nga puna.

Pra, çështja e saj ishte mbyllur me një këshillim si e motra Ismail Kadaresë. Kur Kadare i dërgon letrën Enver Hoxhës, kjo letër nuk është përpiluar në mënyrë të tillë, që, Ismailin e ka zënë një hall i madh me të motrën dhe letra është fund e krye për këtë hall. Jo, Ismaili, në këtë letër, i shkruan Enver Hoxhës, duke ia sjellë diktatorit në vëmendje një gjë që nuk e dimë e dinte apo jo, por dhe në qoftë se po, si çështje e mbyllur, Kadare po ia hapte prapë diktatorit, duke i thënë se e motra i është bërë pengesë për të shkuar në Francë për skenarin e xhirimit “Gjenerali”.

Kadare i shkruan diktatorit, se ai është distancuar nga e motra, duke e përzënë jo vetëm ai, për mos ta lejuar të hyjë në shtëpinë e tij, por edhe /fisit të bëjnë të njëjtën gjë. Është kjo mbrojtje apo distancim nga qëndrimet e së motrës? Kadare shkoi në Francë, dhe jo vetëm…

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

'Filozofi' Ndoka, batutat për Kryeministrin dhe një porosi për Ambasadorin

'Filozofi' Ndoka, batutat për Kryeministrin dhe një porosi p…

Emisioni i sotëm i BOOM në RTV Ora News kishte një të ...

Kandidati debaton ashpër me deputeten e PS: Arsyeja që nxorrët banale, çfarë...

Kandidati debaton ashpër me deputeten e PS: Arsyeja që nxorr…

Prokurori Besnik Muçi është përplasur me deputeten s...

Këshilltari i Ramës disa udhëtime me Balilajt jashtë vendit...Udhëzimi për Taulant Ballën

Këshilltari i Ramës disa udhëtime me Balilajt jashtë vendit…

Të tjera fakte tronditëse zbulohen përsa i takon lidhjeve t...

Sali Berisha publikon videon kundër Ramës

Sali Berisha publikon videon kundër Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar videon denoncuese për ndihma...

“Drogaxhi, halabak, horr e hundëmbushës”/ Çfarë nuk u dëgjua dje në përpasjen Noka- Rama- Berisha

“Drogaxhi, halabak, horr e hundëmbushës”/ Çfarë nuk u dëgjua…

Seanca plenare e ditës së enjte nuk u ka shpëtuar përp...

Rama e bëri për të qarë? Rrëfen Mirela Kumbaro

Rama e bëri për të qarë? Rrëfen Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte e ftuar mbrëmjen e so...

"Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë"

"Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë"

Edhe pse debati u fokusua te zgjedhja e Prokurorit të Përkoh&eum...

“Tahiri, Balili e Moisi Habilaj”, çfarë ndodhi në Pogradec para takimit të dy qeverive (VIDEO)

“Tahiri, Balili e Moisi Habilaj”, çfarë ndodhi në Pogradec p…

Mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonis&eu...

Panik te Milan/Kërcënimi

Panik te Milan/Kërcënimi

Milan kur u ble nga pronarët e rinj kinez u trumptua me të madhe...

Prokurorja elbasanase Ermira Tafani, Kryeprokurore e përkohshme

Prokurorja elbasanase Ermira Tafani, Kryeprokurore e përkohs…

Në PS po bërtasin se gjoja kandidati për Prokuror i P&eum...

Basha urdhër të prerë deputetëve për...

Basha urdhër të prerë deputetëve për...

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e organizuar ditën e sotme n&eu...

VIDEO/ Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE-në (dhe Francën)

VIDEO/ Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE-n…

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb udhëtoi në Tir...

Eskobari’ në UNESCO/ Rama u jep tendera Balilajve, ndërsa Lu ...

Eskobari’ në UNESCO/ Rama u jep tendera Balilajve, ndërsa Lu…

Në një kohë kur deputetët e Rilindjes po denoncojn&eum...

863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti

863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti

Publikimi në media i disa përgjimeve të cilat edhe pse ishi...

Data e re. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Data e re. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Nëse mendoni se janë shuma muaj deri në pritje të dalj...

Lëvizje në Partinë Socialiste/ Kush vjen...

Lëvizje në Partinë Socialiste/ Kush vjen...

Anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë ...

Lexo më shumë ...

×