Darëzeza fshati afër detit, banorët e të cilit nuk bëjnë plazh.

Një karrocë e tërhequr nga një kalë me ngjyrë të kafe përshkon çdo mëngjes plazhin e Darëzezës. Ajo ndiqet nga dy tre gra me uniformën karakteristike të një punonjësi pastrimi, të cilat mbledhin mbeturinat e hedhura në rërë nga pushues ende të pandërgjegjshëm. Mbeturinat e mbledhura nga duart e tyre hidhen më pas në koshin më të aftërt. Pas pak karroca në fjalë kthehet sërish. Burrat që zaptojnë ndenjësen e saj të vetme prej dërrase, zbresin dhe zbrazin koshat një e nga një në pjesën e pasme të karrocës. Destinacioni i tyre janë dy kosha të mëdhenj të cilët zbrazen në makinën e madhe të plehrave. Kur ata largohen, plazhi duket më i pastër.

Darëzeza ndodhet afërsisht 20 km larg Fierit dhe është vetëm rreth 700 – 800 m larg bregut të detit. Historia e këtij fshati është e re, ajo daton në vitin 1988. Në këtë kohë ky vend njihej me emrin Hidrovor, kjo për shkak të stacionit të pompave që shkarkote ujërat e bardha në det. Mirëpo një tjetër fshat me të njëjtin emër do të duhej që të zhvendosej. Ky fshat ndodhej diku në Gramsh të rrethit të Elbasanit.

Për fatin e tij të mirë e të keq njëherësh ky fshat ndodhej buzë një lumi. Në planet e kohës thuhej se aty do të ndërtohej një hidrocentral që do të rriste prodhimin e energjisë elektrike. Punimet filluan, u ndërtua diga dhe ndoshta edhe turbinat por hidrocentrali akoma edhe sot e kësaj dite nuk ka filluar nga puna. Thuhet se edhe shtëpitë akoma nuk janë përmbytur nga liqeni që supozohet se do të krijohej nga uji i atij lumi që rridhte buzë fshatit.

Fshati duhej zhvendosur, po ku? U gjet një vend që për kohën qe i shkretë një vend ku kishte dhe kënetë edhe det. Ardhacakët sollën me vete edhe emrin e fshatit të tyre. Një copëz kënete është ruajtur edhe sot. Buzë saj syri të zë një tabelë të vjetër metalike ku shkruhet pronë private. Ҫuditesh që kjo copëz kënete i përket dikujt. E megjithatë gëzohesh që ekziston ende për të ruajtur bio - diversitetin.

Por çudirat nuk kanë të sosur. Habitesh se shprehja e famshme “O afër detit, o afër mbretit!!!”, nuk ka ndonjë vlerë të veçantë për fshatin. Banorët nuk e pëlqejnë pothuajse fare plazhin dhe të mirat e tij. Kështu asnjë nga fshatarët nuk kanë hapur ndonjë lokal buzë detit. – thotë Rexhep Kocaçi një shpërndarës pijesh alkolike i cili pretendon se i njeh shumë mirë traditat e zonës. Fshatarët morën nga 1 ha për frymë, por edhe sot e kësaj dite nuk e dinë se ku i kanë pronat e tyre. – Ata nuk e pëlqejnë fare detin por si për çudi ata i shikon gjithë ditën e ditës duke peshkuar. – thotë tregtari i sipërpërmendur. Tani fshati popullohet nga një popullsi tejet heterogjene. Në të kanë ardhur fise apo familje të tëra nga Skrapari, Berati, Mallakastra, Fieri, Gramshi dhe Elbasani po se po.  

Një banore e fshatit ankohet për fanatizmin dhe pabarazinë gjinore që ende shfaqet në marrëdhëniet familjare. Luljeta Hoxha, guzhiniere e një lokali afër detit, të thotë se burrat rrinë gjithë ditën lokaleve të fshatit dhe punët shtëpiake kryhen më së shumti nga gratë. Ajo shton se banorët e zonës merren kryesisht gjatë dimrit me bujqësi dhe blegtori dhe verës edhe me peshkim. Por edhe pse fanatic sipas Luljetës, gjithsesi ata të begenisin dhe të urojnë me kënaqësi “Mirëmëngjes!”.

Por verës banorët hapin edhe dyert e shtëpive për plazhistët e shumtë që zgjedhin plazhin që njihet me dy emra. Fierakët e njohin më së shumti si plazhi i Hidrovorit, por të shumtë janë edhe ata që e njohin edhe me emrin e fshatit si plazhi i Darëzezës. Luljeta Kocaçi pronare e një bar – restoranti në plazhin e Darëzezës thotë se ky plazh përzgjdhet nga pushuesit për arsye të ndryshme. Kështu ajo ndër të tjera përmend rërën kurative, pastërtinë dhe ushqimet bio.

Këtu vijnë pushues nga të katër anët e vendit. Gjen pushues nga Berati, Elbasani, Tirana, Gramshi, Ballshi, Korça etj krahina të vendit, por këtu vijnë edhe nga Italia, Greqia dhe madje edhe nga Amerika. Luljeta thotë se plazhi është i virgjër, në të nuk derdhen ujërat e zeza të qytetit. Për më tepër, ajo shton se natyra dhe tekat e saj do ta mbrojnë edhe në të ardhmen virgjërinë e këtij bregdeti pasi në dimër stuhitë marrin me vete çdo gjë që iu del përpara.

Për pastërtinë e plazhit kujdesen 8 punonjësit e një firme e cila ka fituar edhe tenderin nga bashkia e Fierit për këtë qëllim. Fshati i Darëzezës ka një vijë bregdetare me gjatësi rreth 6 km. Idajet Latifi një punonjës i përhershëm i firmës tregon se ka ardhur në Hidrovor që në vitin 1988. Ai paguhet me 28.000 lekë në muaj për punën që bën. Ai thotë se punon me dy turne dhe përveç plazhit atyre iu duhet të pastrojnë edhe fshatin.

Një ditë e rëndomtë pune, për të fillon në orën 7 të mëngjesit për ta mbyllur turnin e parë në orën 11. Por atyre iu duhet të rikthehen në punë për turnin e dytë i cili zgjat nga ora 19 deri 23. Idajeti tregon se detyra e tyre është të pastrojnë vetëm brezin e rërës që gjendet buzë detit dhe atë tjetrin që ndodhet përtej çadrave dhe karrigeve të plazhit të vendosura atje nga pronarët e lokaleve të ndryshme. Ne i këshillojmë shpesh ata ta mbajnë pastër atë brez rëre që shfrytëzohet prej tyre, pasi kjo është në të mirën e tyre. – thotë Idajeti. - Ne jemi detyruar të pastrojmë edhe një pjesë të pyllit i cili bëhet pis nga persona që kanë vendosur atje baraka apo shtëpi pushimi.

Nga ana tjetër Shkëlqim Duzha, punonjës sezonal për pastrimin e plazhit vetëm gjatë verës, i cili është edhe më i gojës se shoku i tij i punës, të tregon edhe mënyrën se si është organizuar puna. Ai të thotë se ndahen në 5 me 3. 5 punonjës pastrojnë anën e majtë të plazhit të Darzezës duke filluar nga gryka e derdhjes së kanalit, pjesë e cila është edhe më e populluara nga plazhistët. 3 të tjerët kujdesen për pastërtinë e anës së djathtë. Ҫdo ditë ata mbledhin mbeturinat e hedhura në të paktën 60 kosha, por që në ditë të caktuara ky numër mund të shkojë edhe në 100. Largësia maksimale e koshit nga koshi është 30 – 40 m.

I pyetur se: “A është e vështirë të pastrosh plazhin?”, ai përgjigjet duke të thënë se: “Punën e vështirësojnë më tepër njerëzit.”. – Një ditë u zura me një grua, - thotë ndër të tjera Shkëlqimi. – Kishin hedhur korat e shalqirit që sapo e kishin ngrënë në rërë, pasi përtonte t’i hidhte ato në kosh.  Ndërkohë që mizat bezdisnin fëmijën e saj të vogël, ajo më priste mua që t’i hiqja. – S’të vjen turp,- citon veten Shkëlqimi, - koshi nuk është as 5 m larg e ti vete dhe mi hedh korat e shalqirit në rërë. Ai thotë se nuk i ndajnë plehrat, nuk kemi mundësi, pastaj ne na duhet të pastrojmë edhe fshatin.

– Po rrugën? – e pyes unë Shkëlqimin.

– Edhe rrugën, - fillon e përgjigjet ai, - po njerëzit hedhin vazhdimisht mbeturina. Duket sheshit që ai nuk thotë të vërtetën, në rrugën që të çon në plazh, gjen ambalazhe patatinash e të tjera mbeturina të cilave u ka dalë boja nga rrjedha koha.

E megjjithatë plazhi është relativisht i pastër. Por nuk ka qenë pikërisht kaq i pastër. Idajeti thotë se sikur ju të kishit ardhur para 22 Majit, ju do të thoshit: “A do pastrohet dot, ky plazhi vallë?” Këtu gjeje pirgje të tëra me plehra. U desh ndihma e firmës së Kreshnik Gjatës që të pastrohej plazhi, e cila ka bërë një punë të lavdërueshme. – tregon më tej Idajeti. – E kanë pastruar plazhin me ekskavatorë se ndryshe nuk mund të bëhej dot asgjë. Në plazh gjeje mbeturina nga më të ndryshmet: trungje pemësh, hekurishte, plasmas, gjëra plastike, shishe e plot mbeturina të tjera që derdhen në det nga kanali, por edhe deti sjell mbeturinat e tij në breg si shkopinj, alga, yje deti e plot gjëra të tjera.

Por plazhi është më i pastër se vitin e kaluar edhe pse numri i karrigeve të plazhit është rritur me 70%. Njerëzit janë ndërgjegjësuar – thotë në fund Idajeti, - ata e kanë kuptuar se plehrat duhen hedhur nëpër kosha.

Biseda me punonjësit e pastrimit nuk kish se si të mos dilte tek shqetësimet e tyre. Dhe shqetësimi i tyre është fakti se ata akoma nuk janë bërë pronarë të mirëfilltë të tokave të tyre. Idajeti ankohet se shteti u ka dhënë atyre vetëm tapi përdorimi dhe jo tapi që i bën zotër të vërtetë të pronave të tyre.

Shkëlqimi veç shqetësimit për tapinë e tokës, ngre edhe shqetësime të tjera. Vetëm 5% e banorëve të Darëzezës janë të punësuar. Dhe të dy ata, si Idajeti ashtu edhe Shkëlqimi, ankohen për trajtimin e keq që iu bën atyre bashkia e Fierit. Na trajtojnë si banorë të dorës së tretë, – thotë me keqardhje Shkëlqimi. Fjalën e kishte për përmbytjet e këtij viti. “Le që ndihmat erdhën me shumë vonesë por edhe kur erdhën, ato nuk u ndanë ashtu siç nuk duhej të ndaheshin. U ndihmuan ata që nuk duhej dhe u lanë pa u ndihmuar ata që e meritonin me të vërtetë të ndihmoheshin.”

Kanë marrë ndihma emigrnatë që nuk jetojnë fare në Darëzezë, - ankohet për padrejtësinë e bërë Idajeti. – Ai boti jetonte në Amerikë, morri lekët e ndihmave, i futi në bankë dhe u kthye andej nga kish ardhur ndërsa ne mbetëm me gisht në gojë.

Si ka mundësi që dikush të marrë ta zëm’ 100.000 lekë dhe një tjetër të marrë vetëm 100 lekë për shembull. -  ndërpret shokun e punës Shkëlqimi. Sa mirë që takova një gazetar, - shpreh ngazëllimin e tij Idajeti, - sepse shqetësimet e mia po i dëgjonte vetëm nata. 

Edhe delet që u shpërndanë pas përmbytjeve i morën matrapazët, dhe jo ata që pësuan me të vërtetë dëme në bagëti nga përmbytja. – revoltohet edhe Shkëlqimi. – Të nesërmen e asaj dite ata i nxorrën për t’i shitur në pazar. Unë e kam ngritur zërin, - thotë për ta mbyllur ky i fundit, - kam folur për disa emisione me radhë por sa para bën, në këtë vend të gjithë janë të shurdhër.  

Për tu kthyer tek plazhi, duhet të themi se atë e mësyjnë pushues që mund të quhen të zgjuar. Ata synojnë edhe qetësinë mbizotëruese të plazhit e cila amplifikon efektin e shlodhës të pushimit. Këtu nuk mund të gjesh lokale me muzikë live që të shurdhojnë dhe nuk të lenë të flesh gjatë natës. Kështu që plazhi i Darëzezës është ideal për ata që mezi ç’presin të t’i ikin zhurmës së qyteteve të mëdha. Kjo thuhet sepse një natë këtu kushton nga 1200 deri në 2500 lekë. Këtu ka shtëpi por edhe hotele. Edhe ushqimi nëpër restorante nuk është shumë i shtrenjtë. Një drekë normale për 4 veta kushton nga 2.000 deri 5.000 lekë, shumë më lirë se në rivierë.

Rexhepi thotë se pjata tradicionale e zonës është gaforrja dhe peshqit. Gruaja e tij Luljeta Kocaçi, pronare e një restoranti që ndodhet fill pasi mbaron rruga dhe fillon brezi i rërës, thotë se ajo është këtu që prej 13 vjetësh. Na pëlqeu shumë ky plazh dhe vendosëm të hapim një bar restorant. E filluam me një kioskë të vogël dhe pak nga pak arritëm këtu ku jemi. – tregon për fillesat e punës së saj Luljeta. – Unë vetë jam guzhiniere me profesion dhe pjata që e gatuaj më me qejf janë gaforret. Ky është edhe specialiteti i lokalit.

Unë iu shërbejë të gjithëve, - thotë duke qeshur Luljeta, - këtu vijnë edhe të pasur edhe të varfër. Po nën zë ajo ankohet se puna ka rënë. Këtu vijnë vetëm ata që nuk kanë, se të pasurit shkojnë në rivierë. Por kuptohet se një tjetër arsye se pse pushuesit zgjedhin Darëzezën janë edhe çmimet e ushqimit nëpër restorante. Këtu ha dhe ngopesh, - thotë një ish deputet në kohën e monizmit nga Berati,- djali dhe nusja ime shkuan në Sarandë dhe ankohen se nuk po e mbushin barkun një herë me bukë.

E megjithatë, edhe pse në Darëzezë, nuk gjen shumë lokale dhe muzik live, shkuma parti dhe masazheri gjëra që i gjen diku gjetkë, virgjëria e këtij bregdeti nuk ka të paguar.  

Marrëveshja Rama-Basha, e mirë apo e dëmshme për shqiptarët?

TË FUNDIT

Dy skenarët e Bashës dhe rreziku i një opozite fasadë

Dy skenarët e Bashës dhe rreziku i një opozite fasadë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dje u rikthye zyrtarisht n&e...

Zbulohet vendimi i Bashës, ja postet e reja që u ka rezervuar ish ministrave teknikë

Zbulohet vendimi i Bashës, ja postet e reja që u ka rezervua…

Mes polemikave dhe premisave shtatë ministrat demokratë dhan&eum...

Tërmet Peçi godet sërish/ Vjen “Ali Pasha Arena”

Tërmet Peçi godet sërish/ Vjen “Ali Pasha Arena”

Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi është ri...

Gati taksa e re, ja përse bëhet fjalë

Gati taksa e re, ja përse bëhet fjalë

Taksa e re e apartamenteve do të jetë gati në fund të ...

Olsi Teqja: Ja batutat që bëra me futbollistët e Milanit

Olsi Teqja: Ja batutat që bëra me futbollistët e Milanit

Mbrojtësi tiranas i Shkëndijes së Tetovës, Olsi Teqja...

Rrëfehet ish-arbitri ndërkombëtar: Ja çfarë na bëri Ardian Çobo në Berat në vitin 1999

Rrëfehet ish-arbitri ndërkombëtar: Ja çfarë na bëri Ardian Ç…

Një ndër emrat më me peshë të futbollit shqiptar...

I quajti shqiptarët “shitës akulloresh”, reagon komentatori kroat

I quajti shqiptarët “shitës akulloresh”, reagon komentatori …

Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje...

Më e keqja ndodhi/ Holanda e bën kërkesën zyrtare: Shqipërisë ti kthehen vizat. Ja dokumenti i policisë (FOTO)

Më e keqja ndodhi/ Holanda e bën kërkesën zyrtare: Shqipëris…

Policia dhe Prokuroria Holandeze kanë hartuar një raport ku k&eu...

Ekstradimi Ballist Morinës, reagon Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar: Kryeministër mbro shtetasit shqiptarë, Serbia ushtron dhunë e tortur...

Ekstradimi Ballist Morinës, reagon Lëvizja për Shqipëri të B…

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, personi që ngriti dronin m...

Sot starton Seria A, Alegri kërcënon rivalët

Sot starton Seria A, Alegri kërcënon rivalët

Sot në orën 18:00 Seria A, ngre tiparin me një ndeshje mes ...

Armando Sadiku në qendër të kritikave, ja çfarë shkruajnë mediat polake

Armando Sadiku në qendër të kritikave, ja çfarë shkruajnë me…

Mediat polake i janë vënë pas Armando Sadikut, duke e kriti...

Shifra të çmendura, ja sa merr Skënderbeu për kualifikimin

Shifra të çmendura, ja sa merr Skënderbeu për kualifikimin

Skënderbeu kërkon të ripërsërisë suksesin e ...

Piratët kompjuterikë zbulojnë rrogën e Rodriguez

Piratët kompjuterikë zbulojnë rrogën e Rodriguez

Football Leaks ka zbuluar se Bayern i Munihut do t’i paguajë 6...

Ditë e mbushur me miqësore, ja ku luajnë skuadrat shqiptare

Ditë e mbushur me miqësore, ja ku luajnë skuadrat shqiptare

Edhe këtë fundjavë nuk mungojnë ndeshjet miqësore...

Talenti shqiptar zgjedh Kombëtaren e Zvicrës

Talenti shqiptar zgjedh Kombëtaren e Zvicrës

Qëndrim Kameraj sulmuesi 18-vjeçar që është pje...

Veliaj: Punë të vogla, me dashuri të madhe (FOTO)

Veliaj: Punë të vogla, me dashuri të madhe (FOTO)

Për shumicën e qytetarëve gushti është muaji i pu...

Lexo më shumë ...

×