INTERVISTA/ “Zbulohet vendi ku ruhej letra e Kadaresë për Enverin”

Letra e Ismail Kadaresë për Enverin në vitin 1980, nuk ka dalë nga kasafortat e Nexhmije Hoxhës, por nga fondi i Arkivit të Shtetit. I futur rishtas në debatin që ka ngjallur ditët e fundit publikimi i këtij dokumenti në media, studiuesi dhe historiani i njohur, duke iu përgjigjur analistit Ilir Demalia, që publikoi letrën, Kastriot Dervishi, shpjegon me detaje mënyrën si ka qenë e arkivuar letra e famshme.

Përtej kësaj, ai argumenton me fakte rrethanat si ka shpëtuar nga kjo korrespodencë e pazakontë e shkrimtarit të madh e motra e tij që ndiqej këmba këmbës nga sigurimi i shtetit. “Vërtetë që Kadria u këshillua nga sigurimi në vitin ’78, argumenton Dervishi, por procesi i saj vazhdoi dhe më tej, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të dosjes së saj u arrestuan në vitin ’80… 
dervishi.jpg


Zoti Dervishi! Ditët e fundit në media ka shkaktuar debat një letër që Kadareja i ka dërguar Enverit në vitin ’80. Keni pasur dijeni për këtë dokument, u ka qëlluar ta lexoni më parë dhe çfarë mendoni për publikimin e tij së fundmi?

Letra që shkrimtari i njohur Ismail Kadare i dërgon Enver Hoxhës në prill të vitit 1980, është një çështje që e njoh prej më shumë se 15 vjetësh dhe që vit pas viti e kam kthjelluar akoma më shumë. E kam lexuar e rilexuar disa herë. Më duket disi e çuditshme zhurma që bëhet për të. Në fund të fundit, letra e shkrimtarit për të shpë- tuar motrën e tij nga burgu, është thuajse e ngjashme me mjaft letra të të dënuarve të regjimit komunist apo të të afërmve të tyre, të cilët kërkonin faljen e jetës apo uljen e dënimit. Çdo përpjekje për ta mistifikuar këtë fakt të thjeshtë, është një mundim pa vlerë…

Sidoqoftë, emri i shkrimtarit të madh, konteksti i ngjarjes, zhvillimet e asaj periudhe, e bëjnë të bujshme përmbajtjen e letrës…

Për mua nuk ka kurrfarë konspiracioni në mënyrën si është publikuar ajo. Shumë nga studiuesit e fushës, por jo vetëm, ka qenë i njohur me letrën që shkrimtari Kadare i adresonte kreut të regjimit komunist më 2 prill të vitit 1980. Ajo që ka rëndësi në këtë çështje të bujshme, siç e vlerësojnë disa media, është fakti pak i njohur i lidhjes së saj me zhvillimet e dosjeve agjenturialeoperative “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Në bindjen time, kjo letër ka shpëtuar motrën e shkrimtarit, Kadrie Kadare nga burgosja më se e sigurt.

Mirëpo, botuesi i letrës e kundërshton këtë argument me faktin që dosja e motrës së Kadaresë ishte mbyllur në vitin 1978 me një këshillim, ndërkohë që letra për Hoxhën është bërë dy vite më vonë… Është e drejta e gjithkujt t’i komentojë zhvillime të tilla sipas mendimeve të tij, por unë kam tjetër qasje. Vërtetë që Kadria u këshillua nga sigurimi në vitin ’78, por procesi i saj nuk u mbyll aty. Sakaq, pavar- ësisht këshillimit, motra e shkrimtarit të njohur, siç rezulton nga dokumentet, vazhdonte të zhvillonte agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist në forma nga më të ndryshmet.

Pikërisht në këtë periudhë u bënë dy arrestime të tjera, që në një mënyrë apo në një tjetër, ndërthureshin me pjesë të veçanta të dosjes së saj. Arrestimi i Eqerem Bibës më 20.2.1980, i Xhelall Ramkut më 21.1.1980 dhe i Hysenil Dumes më 5.7.1980, ishte një kërcënim real për motrën e shkrimtarit. Pra, në analizën e fakteve, rreziku ndaj Kadrie Kadaresë nuk ishte hequr në vitin 1978, por vazhdonte të ishte i njëjtë. Prandaj e theksova që letra e Kadaresë për të shpëtuar motrën, është sikundër letrat e mjaft të tjerëve që në atë periudhë i kërkonin kreut të regjimit për t’i lehtësuar sa të mundnin dënimin e familjarëve apo të afërmve të tyre.

Pra, ju e përjashtoni që kjo letër është publikuar me bekimin e Nexhmije Hoxhës, siç pohojnë disa…

Ata që bëjnë më shumë zhurmë për publikimin e letrës së Kadaresë për Hoxhën, nuk kanë dijeni për dy elementë kryesorë: fondin ku ndodhet dhe statusin e dokumentit. Le ta shpjegojmë qartë për këdo që është i interesuar. Dosja në fjalë ka këtë referencë: AQSH, F.14/AP, strukt, V.1980, D.170. Kjo dosje nuk është deklasifikuar sepse nuk ka qenë kurrë e klasifikuar. Pra, është dosje e zakonshme. Fondi 14 (Komiteti Qendror), është i përbërë në katër nënndarje, njëra prej të cilave është ajo e strukturës, e ndarë sipas Aparatit të Komitetit Qendror (grupi i instruktorëve, statutit, kuadrit, edukimit, artit e kulturës, shtypit, i jashtëm, sektori i përgjithshëm).

Shkurt, nuk ka lidhje me kasafortën e Nexhmije Hoxhës…

Letra nuk ka lidhje me kurrfarë kasafortash apo me emra të përveçëm. Siç e thashë, ka qenë e njohur shumë kohë më parë. Ne që punojmë prej vitesh në arkiva e dimë fare mirë këtë. Ata që nuk punojnë kurrë në arkiva, çuditen edhe për gjënë më të thjeshtë që lexojnë dhe fillojnë e thurin lloj-lloj legjendash. Dosja nr.170 është njëra prej dosjeve të zakonshme të këtij fondi. Ajo nis me një letër të Lefter Dilos drejtuar Enver Hoxhës në lidhje me çështjen e rubrikës “Ditari i një gjirokastriti”, në gazetën vendore të Gjirokastrës, e pastaj vijon me letrën e Ismail Kadaresë. Por, sikurse e thashë, kjo letër, pa historinë e dy dosjeve të mësipërme, është e pakuptueshme. /360grade.al

Letra e Ismail Kadaresë për Enverin në vitin 1980, nuk ka dalë nga kasafortat e Nexhmije Hoxhës, por nga fondi i Arkivit të Shtetit. I futur rishtas në debatin që ka ngjallur ditët e fundit publikimi i këtij dokumenti në media, studiuesi dhe historiani i njohur, duke iu përgjigjur analistit Ilir Demalia, që publikoi letrën, Kastriot Dervishi, shpjegon me detaje mënyrën si ka qenë e arkivuar letra e famshme.   Kastriot Dervishi Kastriot Dervishi Përtej kësaj, ai argumenton me fakte rrethanat si ka shpëtuar nga kjo korrespodencë e pazakontë e shkrimtarit të madh e motra e tij që ndiqej këmba këmbës nga sigurimi i shtetit. “Vërtetë që Kadria u këshillua nga sigurimi në vitin ’78, argumenton Dervishi, por procesi i saj vazhdoi dhe më tej, ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të dosjes së saj u arrestuan në vitin ’80…   Zoti Dervishi! Ditët e fundit në media ka shkaktuar debat një letër që Kadareja i ka dërguar Enverit në vitin ’80. Keni pasur dijeni për këtë dokument, u ka qëlluar ta lexoni më parë dhe çfarë mendoni për publikimin e tij së fundmi?   Letra që shkrimtari i njohur Ismail Kadare i dërgon Enver Hoxhës në prill të vitit 1980, është një çështje që e njoh prej më shumë se 15 vjetësh dhe që vit pas viti e kam kthjelluar akoma më shumë. E kam lexuar e rilexuar disa herë. Më duket disi e çuditshme zhurma që bëhet për të. Në fund të fundit, letra e shkrimtarit për të shpë- tuar motrën e tij nga burgu, është thuajse e ngjashme me mjaft letra të të dënuarve të regjimit komunist apo të të afërmve të tyre, të cilët kërkonin faljen e jetës apo uljen e dënimit. Çdo përpjekje për ta mistifikuar këtë fakt të thjeshtë, është një mundim pa vlerë…   Sidoqoftë, emri i shkrimtarit të madh, konteksti i ngjarjes, zhvillimet e asaj periudhe, e bëjnë të bujshme përmbajtjen e letrës…   Për mua nuk ka kurrfarë konspiracioni në mënyrën si është publikuar ajo. Shumë nga studiuesit e fushës, por jo vetëm, ka qenë i njohur me letrën që shkrimtari Kadare i adresonte kreut të regjimit komunist më 2 prill të vitit 1980. Ajo që ka rëndësi në këtë çështje të bujshme, siç e vlerësojnë disa media, është fakti pak i njohur i lidhjes së saj me zhvillimet e dosjeve agjenturialeoperative “Shtrigat” dhe “Krokodili”. Në bindjen time, kjo letër ka shpëtuar motrën e shkrimtarit, Kadrie Kadare nga burgosja më se e sigurt.   Mirëpo, botuesi i letrës e kundërshton këtë argument me faktin që dosja e motrës së Kadaresë ishte mbyllur në vitin 1978 me një këshillim, ndërkohë që letra për Hoxhën është bërë dy vite më vonë… Është e drejta e gjithkujt t’i komentojë zhvillime të tilla sipas mendimeve të tij, por unë kam tjetër qasje. Vërtetë që Kadria u këshillua nga sigurimi në vitin ’78, por procesi i saj nuk u mbyll aty. Sakaq, pavar- ësisht këshillimit, motra e shkrimtarit të njohur, siç rezulton nga dokumentet, vazhdonte të zhvillonte agjitacion e propagandë kundër regjimit komunist në forma nga më të ndryshmet.   Pikërisht në këtë periudhë u bënë dy arrestime të tjera, që në një mënyrë apo në një tjetër, ndërthureshin me pjesë të veçanta të dosjes së saj. Arrestimi i Eqerem Bibës më 20.2.1980, i Xhelall Ramkut më 21.1.1980 dhe i Hysenil Dumes më 5.7.1980, ishte një kërcënim real për motrën e shkrimtarit. Pra, në analizën e fakteve, rreziku ndaj Kadrie Kadaresë nuk ishte hequr në vitin 1978, por vazhdonte të ishte i njëjtë. Prandaj e theksova që letra e Kadaresë për të shpëtuar motrën, është sikundër letrat e mjaft të tjerëve që në atë periudhë i kërkonin kreut të regjimit për t’i lehtësuar sa të mundnin dënimin e familjarëve apo të afërmve të tyre.   Pra, ju e përjashtoni që kjo letër është publikuar me bekimin e Nexhmije Hoxhës, siç pohojnë disa…   Ata që bëjnë më shumë zhurmë për publikimin e letrës së Kadaresë për Hoxhën, nuk kanë dijeni për dy elementë kryesorë: fondin ku ndodhet dhe statusin e dokumentit. Le ta shpjegojmë qartë për këdo që është i interesuar. Dosja në fjalë ka këtë referencë: AQSH, F.14/AP, strukt, V.1980, D.170. Kjo dosje nuk është deklasifikuar sepse nuk ka qenë kurrë e klasifikuar. Pra, është dosje e zakonshme. Fondi 14 (Komiteti Qendror), është i përbërë në katër nënndarje, njëra prej të cilave është ajo e strukturës, e ndarë sipas Aparatit të Komitetit Qendror (grupi i instruktorëve, statutit, kuadrit, edukimit, artit e kulturës, shtypit, i jashtëm, sektori i përgjithshëm).   Shkurt, nuk ka lidhje me kasafortën e Nexhmije Hoxhës…   Letra nuk ka lidhje me kurrfarë kasafortash apo me emra të përveçëm. Siç e thashë, ka qenë e njohur shumë kohë më parë. Ne që punojmë prej vitesh në arkiva e dimë fare mirë këtë. Ata që nuk punojnë kurrë në arkiva, çuditen edhe për gjënë më të thjeshtë që lexojnë dhe fillojnë e thurin lloj-lloj legjendash. Dosja nr.170 është njëra prej dosjeve të zakonshme të këtij fondi. Ajo nis me një letër të Lefter Dilos drejtuar Enver Hoxhës në lidhje me çështjen e rubrikës “Ditari i një gjirokastriti”, në gazetën vendore të Gjirokastrës, e pastaj vijon me letrën e Ismail Kadaresë. Por, sikurse e thashë, kjo letër, pa historinë e dy dosjeve të mësipërme, është e pakuptueshme.

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër aferë...

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tren, çfarë fabrikuan Rama e Balla?

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tr…

Deklarata e plotë e PD   Disa media shperndane mbreme dhe sot ...

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Ish-ministri Tahiri, as nuk dorëzohet dhe as nuk ka pse të dor&e...

Shkëlzen Berisha,  reagon ashpër për "takimin" me ish- ministrin, Tahiri

Shkëlzen Berisha, reagon ashpër për "takimin" me …

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka sqaruar nëpë...

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Nga Gjergj Erebara/ Qeveria shpjegon në relacionin e ndryshimeve q&eu...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Teksa opozita ka lajmëruar  një protestë për mosz...

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Ditët e fundit është diskutuar në lidhje me siguris&eu...

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në...

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim të vendit

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim t…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi des...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, nuk është halli i Tahirit, por...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, n…

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se Rama, duke nx...

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në kërkim

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në …

Më 14 dhjetor 2016 Ambasadori Amerikan Donald Lu i kërkoi publik...

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës opozitën

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës …

Ndërsa maxhoranca është përgatitur për miratimin ...

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën në Hamburg?”

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën…

Udhëtimi misterioz i Tahirit në Gjermani, ka sjellë në...

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e Ramës

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas d…

Endrit Braimllari, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, i ftua...

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Mësohet qe gjate promovimit te librit te Dr. Valbona Zeneli, Presiden...

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar ... Përgjigje epike

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzuku…

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Mak...

Lexo më shumë ...

×