×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 47

Keqtrajtimi dhe keqpërdorimi deri në dhimbje, i kompozitores Dhora Leka nga Sigurimi i Shtetit

1967/Si e futi në kurth Dhora Leka shkrimtarin Ismail Kadare në Berat.

Me anë një korrespodence të fshehtë, nën emrin e rremë “Lindita” (një poete e re), Ismail Kadare i la takim në shtëpinë e saj, por që ra në kurth...

Rasti i kompozitores Dhora Leka, është një nga rastet më tragjikë të keqpërdorimit dhe keqtrajtimit të intelektualit nga sigurimi i shtetit. Një nga intelektualet e shkolluara në universitetin “Çajkovski”, pedagoge, ish nr. 2 i LSHA, kuadro e luftës, Dhora Leka ra pre e luftës së brendshme, e “pranverës së gënjeshtërt” të 1956 e më pas e egërsisë së sistemit, Sigurimit të Shtetit, që ishte mbi gjithçka, madje edhe mbi kuadrot e Partisë. Dhora u nda nga jeta në pragun e vitit të ri 2007, më saktë më 23 dhjetor 2006, duke fituar, që në të gjallë të saj një rehabilitim dhe vlerësim të figurës së saj, ndoshta jo edhe aq të merituar. U bë “Artiste e popullit” në 1992, “Mjeshtre e madhe” më 1998, pas vdekjes një shkolle në Tiranë iu dhe emrin “Dhora Leka” etj. Në vitin 2014, me hapjen e arkivave, daljen në dritë të dokumenteve, u botuan edhe dëshmi e fakte të pakontestueshme dhe origjinale sesi ajo kishte bashkëpunuar e detyruar, por edhe me dëshirë e këmbëngulje me Sigurimin e Shtetit, për vite të tëra. Ajo e pranon vetë këtë fakt dhe nuk është shpifje apo denigrim i figurës së saj. Dhora nuk ishte disidente, nuk e bëri veprimin e saj “antiparti”, apo qëndrimin e saj “kundër”, me dashje, me qëllim, apo sepse ishte e bindur se vija e Partisë ishte jo e drejtë. Përkundrazi, ajo ishte komuniste e bindur, ishte besnike dhe shërbëtore deri në neveri e Sigurimit, e sistemit. Bashkëpunimin e bëri me dëshirë, për të përfituar e për t’i shërbyer sistemit, edhe pse në fillim u detyrua, siç detyroheshin të gjithë ata që dënoheshin, por jo të gjithë bashkëpunonin, jo të gjithë. Dhora e poshtëroi veten më shumë se ç’duhej nevoja për të mbijetuar. Mjafton vetëm një fakt, një dokument dhe vërteton këto sa u thanë më sipër.

***

Në një dokument që mban datën 11 qershor 1967, kompozitorja Dhora Leka, atë kohë  e internuar në Berat, pas burgut që kreu prej disa vitesh, që nga 1956, i shkruan një letër të gjatë Enver Hoxhës ku i qan fatin e saj të zi, me shpresë se mos përfundonin hallet e saj. Duke iu përgjëruar e betuar se “unë e dua Partinë dhe s’ka forcë në botë që të më largojë sado pak nga rruga e saj”, apo “unë i takoj Partisë dhe ushtar i heshtur qëndroj këtu në një barangë kompesatoje, midis hajdutëve, matrapazëve, vajzave rrugaçe”, Dora Leka, mes të tjerash, i sqaron udhëheqësit edhe “incidentin” me Ismail Kadarenë.

Dora shkruan në letrën që me siguri Enver Hoxha nuk e mori kurrë, por edhe po ta ketë marrë, as që e ka vënë ujin në zjarr për të: “Në fillim të dhjetorit 1966 – në një takim që pata me shokun Siri Qerimi, kryetar i degës P. Br. në Berat, me të cilin qeshë e autorizuar të mbanja lidhje, midis të tjerave ra fjala për Ismail Kadarenë, i cili kishte ardhur në Berat – prej disa muajsh. Nuk po hy në hollësi të shkruaj ç’të dhëna kisha unë për atë. Shoku Siri më këshilloi që ta kem parasysh dhe mundësisht të shoh më afër Ismailë. Unë, që më parë i kisha kërkuar Ismailit të më ndihmonte në redaktimin e libretit të operës “Një vjeshtë me stuhi”, por ay kishte refuzuar, se ishte shumë i zënë me punë. Shoku Siri më tha se vështirë se të vjen në takim. Unë i thashë po filloj me të korrespondencë, me emrin Lindita, po e thërras edhe në takim. Dhe u ndamë.

Në fund të dhjetorit unë kisha filluar korrespondencën me Ismailin. “Lindita” qe një vajzë e re që e donte letërsinë dhe shkruante poezi. Lamë dhe takim. Ismaili iu përgjigj letrave dhe më caktoi takimin në 21 janar.

 Gjatë kësaj kohe, disa herë, me letra i kërkova takim shokut Siri për të m’u dhënë ndonjë udhëzim. Si duket shoku Siri i zënë me punë dhe në mungesë të n/kryetarit i cili qe me leje nuk m’u përgjigj – at’here unë veprova ashtu si m’u duk më drejt. Ismaili ardhi në takim në shtëpinë time. Kur pa se në takim e kisha thirrur unë, ay kërkoi leje të largohet menjëherë dhe unë nuk i thashë rri.

Ç’të bëja mbas kësaj?

[...] më thirri shoku Siri. Ay më komunikoj se unë shkarkohesha nga detyra e bashkëpunëtorit të organeve të sigurimit, se veprimi me Ismail Kadarenë ishte i palejushëm.   Se sa e rëndë ishte kjo për mua nuk e shpreh dot. “Jo, i thashë, por se e ndjej për detyrë. Gjatë 10 vjetëve kam punuar me ndërgjegje të pastër. Jam pishman vetëm që s’munda të jap më tepër. Po qe se ju mendoni kështu unë po firmos, vetëm dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të sigurimit. Sa shkova në shtëpi gjej atje një inspektor të financës, i cili më gjobiti me 22.000 lekë të vjetra pse i kisha qepur një vajze e cila m’u lut një fustan. Unë e mbajta atë ditë ta qep pse nuk kisha bukë.

Megjithëse nga banorët e shtëpisë m’u dha deklaratë se ky ishte rasti i parë për këtë vit dhe se kisha më tepër se 8 muaj që s’kisha qepur, lutja nuk u pranua. Më kërcënuan të sekuestrojnë pianoforten dhe radion,  u detyrova të shes dhe të vetmen bluzë e triko që plotësova 5000 lekë të vjetra të cilat i pagova ndërsa restin i luta të m’i mbajnë nga rroga çdo muaj. Kjo ngjau pikërisht ato ditë mbas 25 marsit kur të gjithë më shihnin me syrin e tradhtarit.  

Sa mbërrita në Berat më thirrën në degë. Më komunikuan të mos shkoj në Tiranë pa lejen e degës.

Më 25 mars u organizua një konferencë ku sekretari I, shoku Piro Gusho, në prezencë të Ismail Kadaresë dhe të mijëra banorëve, më demaskoi si armik të betuar dhe të pandreqshëm të Partisë. Ay, si shkak për këto, kish marrë letrën që unë i dërgoja Ismailit,  i cili, siç tha shoku Piro, i kishte dorëzuar në komitet, duke ngritur lart vigjilencën e shokut Ismail Kadareja.

Çfarë nuk më ngarkoi në atë konferencë shoku Piro. Si komplotiste, armik i betuar që don të rrëzojë pushtetin popullor, si grua imorale (ndërsa unë në Berat për 4 vjet s’kisha shëtitur veç se me Mitan dhe fëmijët e saj)...

Shoku Enver,

Se çfarë u bë në atë konferencë unë s’jam në gjendje me pak fjalë t’ua përshkruaj. Përfytyrojeni një çast masën e revoltuar nga fjalët e shokut Piro. Unë për ta isha një armik i betuar. Dhe vetëm një zemër e kalitur me dashurinë e madhe ndaj Partisë dhe besimi tek ajo mund t’i rezistonte. Zëri im kumboi atje me sa fuqi që pata: “Jo, unë një herë e kam tradhtuar partinë, të dytën herë nuk e tradhëtoj!”

Dhe tashi që ja u shkrojta të gjitha, shoku Enver, u lehtësova shumë. Ju lus të më njoftoni që letra ju ra në dorë. Po përfundoj.

Me besnikëri Dhora Leka

Sektori Seman

11 qershor 1967”

Vite më vonë, kur dhora Leka kishte disa vite që kishte vdekur, u botua letra e saj në shtyp. Shkrimtari i madh. Ismail Kadare ka bërë këtë koment, kur u pyet: “...ajo ka qenë një grua që ka vuajtur vërtet, për fat të keq vuajtja e çoi në një humbje drejtpeshimi mendor, moral, të logjikës. Në radhë të parë është një letër e pikëllueshme. Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend është që ka dashur të shpëtojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur një mënyrë që me një shërbim të tillë të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat t'i thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe i ka habitur të gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit, siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qenë çudia, befasimi i kësaj ngjarje”.

Sa për sqarim, kompozitorja Dhora Leka kishte marrë pjesë në luftë, me armë në dorë, ku është edhe autore e disa këngëve partizane. Në vitet 1948-1953 kreu studimet në Universitetin “Çajkovski” në Moskë. Pas kthimit u emërua pedagoge në Liceun Artistik. Në vitin 1954 zgjidhet sekretare e LSHA. Në vitin 1956, pas ngjarjeve të Konferencës së Tiranës, shkarkohet dhe internohet në Gjirokastër. Më pas arrestohet dhe dënohet me 25 vjet burg, por që përfitoi nga një amnisti dhe u internua në Berat, Seman etj. Kreu internime e dënime të ndryshme derisa erdhi demokracia në 1991. Në vitin 1998 TOB  vuri në skenë operën e saj “Maleve për liri”, një variant i përpunuar i operës së parë “Një vjeshtë me stuhi”. Vdiq më dhjetor 2006. “360grade.al”

Marrëveshja Rama-Basha, e mirë apo e dëmshme për shqiptarët?

TË FUNDIT

Avokati zbulon rivalin e  Lulzim Bashës

Avokati zbulon rivalin e Lulzim Bashës

Spartak Ngjela, është i ftuar në emisionin e gazetares Rudi...

Ja kush i del në mbrojtje Bashës dhe sulmon kritikët

Ja kush i del në mbrojtje Bashës dhe sulmon kritikët

Ndërkohë që debati për qëndrimin apo largimin e B...

Shpërthen  Genc Ruli: Ja me kë i bëri listat, Lulzim Basha

Shpërthen Genc Ruli: Ja me kë i bëri listat, Lulzim Basha

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Genc Ruli ka bërë nj&eu...

Lëvizja “Basha ik”, Topalli flet për herë të parë

Lëvizja “Basha ik”, Topalli flet për herë të parë

Jozefina Topalli, e cila nuk u kandidua nga Basha në Shkodër ka ...

Zgjedhjet në Kavajë/ Numërohen 55 kuti, ja si ka lëvizur rezultati

Zgjedhjet në Kavajë/ Numërohen 55 kuti, ja si ka lëvizur rez…

Janë numëruar 55 kuti në Kavajë, ku numërohen vot...

Gjekmarkaj kundër Bashës: Ja pse duhet të dorëhiqet

Gjekmarkaj kundër Bashës: Ja pse duhet të dorëhiqet

Një nga mbështetësit e fortë publikë të Lulz...

Usain Bolt i futet futbollit, do të stërvitet me klubin e madh gjerman

Usain Bolt i futet futbollit, do të stërvitet me klubin e ma…

Njeriu më i shpejtë në botë dhe zotëruesi i tet&e...

Emrat “VIP” që do t’i mungojnë Parlamentit këtë legjislaturë

Emrat “VIP” që do t’i mungojnë Parlamentit këtë legjislaturë

Parlamentit të ardhshëm do t’i mungojnë një s&eu...

E plotë/ Ja kush sfidon Bashën në PD

E plotë/ Ja kush sfidon Bashën në PD

Rezultati zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare të 25 qershor...

Habit Mesila Doda, del kundër KQZ: Idrizi Deputet, kemi fituar

Habit Mesila Doda, del kundër KQZ: Idrizi Deputet, kemi fitu…

Mesila Doda e PDIU-së, në një komunikim për mediat ka ...

VIDEO/ Basha: Delegoj kompetencat e mia. Zgjedhje në parti

VIDEO/ Basha: Delegoj kompetencat e mia. Zgjedhje në parti

Lulzim Basha:  Kam vendosur që të ngrijë të gjith...

Zgjedhjet/Basha: Triumf i paligjshmërisë

Zgjedhjet/Basha: Triumf i paligjshmërisë

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha ka dalë në deklaraten e ...

VIDEO/ Shpërthen Basha: Zgjedhjet u vodhën nga Hashashi, Republika e Re luftë maskaradës...Nuk jap dorëheqjen, por...

VIDEO/ Shpërthen Basha: Zgjedhjet u vodhën nga Hashashi, Rep…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se do të vjoi luft&...

Rama lëshon bombën: Ftesë për bashkëpunim me opozitën...Marrëveshja e 17 majit duhet konkretizuar...

Rama lëshon bombën: Ftesë për bashkëpunim me opozitën...Marr…

Edi Rama i ka bërë ftesë të hapur opozitës dy ngj...

Rama i kërkon bashkëpunim, Basha ngrin

Rama i kërkon bashkëpunim, Basha ngrin

Kreu i PD Lulzim Basha ka bere nje deklarate te forte sot ne mbremje, pasi...

Gazetari Shameti: Ja si i mori Rama 74 deputetë

Gazetari Shameti: Ja si i mori Rama 74 deputetë

Gazetari Sokol Shameti ka komentuar fitoren e PS në këto zgjedhj...

Lexo më shumë ...

×