Rrëfimi i Liliana Hoxhës: Pas vdekjes së Enverit u bë...

Liliana Hoxha, bashkëshortja e Sokolit, djalit të ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha, akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.

Në një intervistë për “Panorama”, duke kundërshtuar një raport të deklasifikuar të CIA-s të bërë publik kohët e fundit, zonja Hoxha hedh poshtë se Enver Hoxha pati vdekje natyrale.

Për të, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin agjentë të UDB-së jugosllave që gjatë kohës së Zogut, ndërsa qëllimi ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.

Disa dokumente të deklasifikuara së fundmi të CIA-s, flasin për një vdekje natyrale të Enver Hoxhës. Përse ju e kundërshtoni këtë version të agjencisë inteligjente amerikane?

Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të luftojë armiqtë që nuk i mundi dot gjatë komunizmit. Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të manipulojë median nga brenda e nga jashtë, për të mbrojtur në mënyrë alibike figurën e saj të cenuar nga akuzat që i bëhen. Në shkurt ajo bën 97 vjeç, ndërkaq që ka rinisur fushatën e radhës, edhe pse vendi është i përmbytur. Më rëndon shumë që po reagoj sot, kur nuk i jam përgjigjur asnjë sulmi të saj pas botimit të librave të mi. Por gjoja prononcimi i CIA-s për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, çështje për të cilën kemi qenë të kërcënuar që në 1990 për të mos e kundërshtuar, vajtje-ardhjet e Ilirit në Serbi, në kohën që djalin e ka në burg për aktivitet droge, pra edhe pse dihet nga i madh e i vogël që si qytetare është e mbytur moralisht deri në grykë, megjithatë ushtron nëpërmjet medias po atë dhunë arrogance e terrori psikologjik ndaj shqiptarëve si gjatë komunizmit e deri sot.

Si u ndjetë kur mësuat se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar si pjesë e një grupi trafiku të kokainës?

U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht.

Të kthehemi te raporti i CIA-s…

Për t’u kthyer te dokumentet e CIA-s, unë nuk kam qëllim të kundërshtoj kërkënd e jo më CIA-n. Luftën time 10-vjeçare të përballimit gati çdo ditë në mediat audiovizive apo të shkruar, e kam kryer pasi dëshmova për gjithçka që e pashë të domosdoshme, edhe pse sulmohesha nga vetë botuesit apo moderatorët. Por së fundi, në një emision televiziv theksohej që CIA deklaron për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, kur në të njëjtat dokumente të deklasifikuara, shprehet që ndonëse CIA synoi gjithmonë rënien e Hoxhës, vdekjen e tij nuk e ka synuar. Madje, sipas saj, në ato vite i interesonte që E.Hoxha të jetonte sa më gjatë. (Siç mendoj unë, i duhej si faktor stabiliteti për Kosovën e moscopëtimin e Shqipërisë. Si faktor stabiliteti në gjeopolitikat e gjithë rajonit, si skalion vendimtar kundër shërbimeve inteligjente ruso-sllave kundërshtare të CIA-s gjatë luftës së ftohtë). Edhe pse i sëmurë, edhe pse sabotohej përbindshëm Shqipëria e shëndeti i tij nga brenda, këto çështje kardinale të profilit të tij si shtetar nuk mund t’i minonte kush, për to s’mund ta mashtronte kush.

Përse të mos i interesonte CIA-s vdekja e Enver Hoxhës?

Është krejt e qartë që armiku ideor gjatë luftës së ftohtë, Enver Hoxha, praktikisht ishte garanci rajonale për CIA-n. Por përderisa nuk i interesonte vdekja e tij, pra nuk ka investiguar nga afër shëndetin e tij, nuk ka se si të jetë e sigurt për vdekje natyrale të tij. Kjo nuk do të ishte profesionale, aq më tepër që në dokumentet që ka deklasifikuar, gjen argumente krejt të rastësishme që forcojnë dëshmitë e mia, si ajo e Nikolla Shurbanit, dhe interesimi i italianeve për shëndetin e Enver Hoxhës. Për mua mbetet shpërdorim i emisionit, vënë në gojën e CIA-s kjo çështje tabu “e vdekjes natyrale” që mbrojnë shërbimet inteligjente të Lindjes dhe personat përgjegjës pranë E.Hoxhës, për t’i vënë kapak të ashtuquajtur madhor, çdo akuze që kam ngritur. E mbetur e vetme, por e pakundërshtueshme për akuzat, nuk do të lejoj pa hulumtuar që asnjë “kapak madhor” t’i vihet çështjes që mbroj, e cila po bëhet gati 20-vjeçare. Për këtë çështje kemi dhe vërtetimin e Auron Tares: “Që në vitet ‘70 shërbimi inteligjent italian dispononte dosjen e shëndetit të Enver Hoxhës, e mundur kjo vetëm nëpërmjet mjekut më të afërt apo familjarit më të afërt, të vetmit që kishin akses për ta pasur në duar”. Ky vërtetim arkivor përkon katërcipërisht me tezën që gjoja me paranojë ka parashtruar Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, që në ’74 për synimin e Perëndimit: për vdekje të ngadalshme të Enver Hoxhës, nëpërmjet mjekimit me garanci mosdeshifrimi të helmimit edhe në rast autopsie. Për këtë duhej vepruar me medikamente të sigurta.

Prandaj, sipas jush, edhe e izoluan nën një mbikëqyrje të përzgjedhur mjekësore dhe farmaceutike?!

Izolimi erdhi befas në ’74, pas një krize kardiake jo të rëndë. Pas krizës, Enver Hoxha ishte më i fortë se kurrë fizikisht e mendërisht, e kujtoj shumë mirë se atë vit jam martuar. Megjithatë u shoqërua me alarm ekstrem për të nxitur ndaj tij e së paku ndaj meje e Sokolit, psikozën e të sëmurit rëndë, “me zëmrën si bombë me sahat që mund të plaste nga çasti në çast”, përveç problemeve të diabetit. Për këtë duhej ruajtur nga çdo shqetësim dhe emocion. Vetë N.Hoxha na urdhëroi mua e Sokolin që çdo problem ta flisnim me të dhe jo me Enverin, ndërkaq do t’i evitonte të gjitha çështjet sekondare partiake e shtetërore, duke u bërë filtër për gjithçka dhe njëkohësisht zëdhënëse e tij. Kjo sipërmarrje e pushtetit të E.Hoxhës ishte në sekret të plotë nga ai vetë, por dhe nga populli, në rreth fare të ngushtë. Pas vdekjes së çuditshme dhe të përshpejtuar të Hysni Kapos (histori më vete agjenturore ku stigmatizohet hapur Alia), ajo bashkëpunonte hapur me këtë të fundit, teksa M.Shehu i ruajti kontaktet e drejtpërdrejta me Enverin. Masat për ruajtjen e shëndetit (në fakt, marrja e shëndetit të E.Hoxhës në duart e tyre) ishin tejet ekstreme nga sekreti. Në emër të tij mënjanohet M.Shehu për të tejkaluar çdo rregull të rreptë të shtetit diktatorial, të cilin ai nuk mund ta lejonte, siç u shkel çdo rregull të sigurimit personal të E.Hoxhës, për të cilin ishte përgjegjës S.Gradeci e Nexhmije Hoxha.

Po vetë Enver Hoxha nuk shprehte asnjë rezervë për masat ekstreme të izolimit të tij?

Ndaj terrorit psikologjik të vrasjes nëpërmjet mjekimit nga Perëndimi, Enver Hoxha sigurisht që ka qenë dakord me idenë që masat e sigurimit t’ia besojë në parim partisë. Por aksioni “i partisë” konsistonte me marrjen dorazi të medikamenteve vetëm nga Isuf Kalo, me vajtje-ardhje në Paris domosdoshmërisht i vetëm, si i besuari absolut i N.Hoxhës. Sipas Kalos, Gradecit e Nexhmijes një shoqërues i dytë dhe i tretë, siç ishte rregulli absolut diktatorial, përveç specifikave të sigurimit të drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, do të komprometonin sekretin e skemës së blerjes së ilaçeve, ndonëse Kalo “shpëtimtari” mburrej se i blinte çdo herë në farmaci të ndryshme. Alibi qesharake për mundësinë e autorit të helmimit. Kjo çështje kaq e madhe, që kalonte përmasat e “raison d’etat”, kryhej në formën më anekdotike për t’u besuar së paku parimisht, si skemë sigurimi antiperëndim. Ia kam shprehur këtë N.Hoxhës dhe ajo më përgjigjej si gjithmonë: “Ç’të duhet ty?!”. Kam menduar shumë kush duhej të ishte roli i Kryeministrit për këtë aksion dramatiko-qesharak vetëdemaskimi. Përveç paranojës së Kalos: “M.Shehu më shikon me inat!”, përshtypja ime mbetet hipotetike, që ai e kishte kuptuar nga të gjitha perversitet, sipas modelit sovjetik të përgjimit të njëri-tjetrit në diktaturë. Besoj që kjo ka thelluar çarjen midis tyre dhe frika nga fakti që Shehu dinte gjithçka, përveç të tjerash e çoi në likuidimin e tij, duke lënë E.Hoxhën të izoluar edhe më fillikat. Pas vdekjes së Enverit, gjithçka shkoi siç ishte menduar me pseudoautopsi. Kur u varros për herë të dytë në Sharrë, varri u betonua. Kjo s’më pëlqeu për vetë dyshimet e mia të shprehura hapur që në vitet ’90, kur Isuf Kalo filloi të flasë keq për Enver Hoxhën. Unë e Sokoli i thamë Nexhmijes: “Si i kemi besuar shëndetin e Enver Hoxhës këtij njeriu kaq të keq?!”. Ajo brofi në këmbë duke ulëritur: “Ju doni të më akuzoni për vdekjen e Enverit?!”. Të habitur për vetëndjerjen e saj, iu përgjigjëm: “Jo! Nuk na shkon ndër mend të të akuzojmë ty, por me sa po shohim, ju mohoni gjithçka që keni thënë dhe shqetësimin që kemi jetuar. Ju ndoshta e mbrojtët nga Perëndimi, siç thoshit, por Kalo mund të ketë punuar për shërbime agjenturore më të përbetuara kundër Shqipërisë, si UDB-ja! Nuk ka të sëmurë që të përkeqësohen çdo ditë si Enveri që nga ’74 derisa mbylli sytë.

Përse Nexhmija do të punonte kundër Enver Hoxhës në një aleancë me Ramiz Alinë për të krijuar pasardhësin e Enverit, kur ajo kishte bashkëshort Enverin, i cili ishte i pari i vendit?!

Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia kanë qenë të lidhur nga UDB-ja që në kohën e Zogut. Njëri nga Bosnja e tjetra nga Manastiri i Dibrës së Madhe. Të dy, më të hershmit në lëvizjen komuniste të rinisë e pastaj të partisë, me planin të kapnin pushtetin e pasluftës. Çfarëdo mbështetje apo tutele të ishte ajo jugosllave e ruse për Enver Hoxhën, me kohë ai u shkëput për Shqipëri të pavarur, sado të varfër, sepse kështu do të mund të bashkohej një ditë me Kosovën. Ndërsa Ramizi e Nexhmija prisnin vetëm momentin që Enveri të ikte nga jeta që t’u hapej rruga drejt pushtetit.
/panorama/

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Avokati Haxhia “fundos” Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk kishte vlerë juridike

Avokati Haxhia “fundos” Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk…

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, shpjegoi dokumentin e pafajësi...

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryeprokuror 3 herë fitues në lloto (SHIFRAT E MAJME)

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryepr…

Ditën e djeshme një e nga një përpara Komisionit t&eum...

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e nxehta? Çfarë fshihet pas?

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e n…

Është zgjedhja e prokurorit të përkohshëm një...

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pensionin e mamasë

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pens…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, ka bërë një rrë...

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryepro…

FATION BINJAKU/ Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje p...

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka dhënë 20 hektarë Balilit

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka …

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti...

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë pë…

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet pë...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja me...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja …

Ish -shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, në 360gradë t&e...

Të maskuar dhe të armatosur,  4 persona trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, 4 persona trondisin shkodrën…

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë n...

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dona...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefon...

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkelim Kushtetutën, por të gjejmë zgjidhje për KLP...Frika është tek BKH dhe SPAK

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkeli…

Kryetarja e LSI, Monika Kryeamdhi, duke vijuar retorikën e saj pë...

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sallës: Do të hyjmë pas 'teatrit'

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sall…

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sall&...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kup&e...

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi për tokat me qira

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi…

Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi gjatë replikës s&eum...

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën …

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fu...

Lexo më shumë ...

×