Nën zjarrin e Zotit, të njeriut dhe të propagandës

AGRON GJEKMARKAJ

Shqipëria po digjet tri herë. Zoti ka lëshuar mbi ne një përvëlim që ta sjell kokën vranull. Shumëkujt i përcëllohen mendimet brenda në koboqe. Të tjerëve u shkrumbohen projektet e veprave. Robi i bërë shkandull, qysh në origjinë rival me krijuesin, sipas një këngë epike me refren “djeg vetën edhe ty” po bën gajret! Kurorat e maleve shndrisin natën anembanë nga zjarret. Vendit po i del tymi në të katra anët, si mullarët e plakut Mere. Eh ç’na bërë Gjergj Fishta. Të gjithë shqiptarët janë bërë Oso Kuka. Barinj, kriminelë, zjarrvënës patologjikë, teveqelër, zullapë, kopukër dhe bihude të kripura mendsh po jetojnë eposin e tyre të flakëve.

Secili gjen Borovën e tij. Tani nuk është kulshedra që lëshon zjarr po çdo biçim rrondokopi me një shkrepëse në xhep. Atdheu ynë vit pas viti po merr formën e një dreqi të rrjepur nga shëmtia urbane. Pyjet priten me babëzi, toka dhunohet me epsh, lumenjtë gërryhen nga eskavatorët si nga thonjtë e Drakulës për të prodhuar zhavorr. Si trofe në brinjët e çaraveshura të tokës sheh të varura brekë të arnuara, sutjena të zverdhura, çizme të prera, kanaçe të shtypura, qese me vrima, qen të ngordhur e leshrënë, si dhe të përmbrendshme bagëtish fatkeqe.

Nga aeroplani duket sikur mendja njerëzore ka pushuar së funksionuari dhe çdo gjë është hedhur rastësisht me parashutë. Tani nga Jugu në Veri çdo ditë kronikat hapen me një zjarr të ri e të frigshëm. Pamundësia për t’i shuar ato para se ta asgjësojnë edhe atë pak natyrë të mbetur, është kumti i dytë. Pas rrjepjes, vjen pjekja në hell. Po, një dreq i pjekur në hell. Historikisht zjarret e të të gjitha llojeve i ndezim vetë dhe kur gjuha e zjarrit na skuq prapanicën, u kërkojmë ndihmë të huajve. Ministria e Jashtme duket si institucioni i vetëm që merret me shuarjen e zjarreve.

Avionët grekë mbushur me ujë vërtiten mbi retë arbërore, duke përfituar nga rasti që Shpëtim Idrizi ka mërzitë e veta pas humbjes së mandatit. Më në fund Bushati dhe Kotzias nuk janë më në rrethim. Balonat nuk hynë nga derë e pasmë, po drejt e nga qielli sovran. Zjarrfikëset tona, në pjesën më të madhe të vjetra sa miqësia me Kinën, mbesin rrugës si një i moshuar që e lë zëmra takfak nga infarkti.

Policët të pajisur me degë shqope capiten gjithë mundim rrëpirave me orë të tëra, paçka se nuk ua paguan askush. Ata meritojnë respekt. Kryeministri nga Dhërmiu, pasi pllaquritet në ujerat e kristalta të Jonit dhe kruan dy a tri herë mjekrën, boton në Facebook prioritetet e çdo rrethi nga dëgjesat gju më gju. Ai ka zbuluar një Shqipëri tjetër, të cilën gjatë katër viteve të qeverisjes së parë nuk e ndeshi asgjëkundi, teksa udhëtonte duke nxitur “rilindjen”. Një Shqipëri me halle e brenga, me administratë të korruptuar e papunësi. Vërtet? Çudi.

Mirëserdhe në Shqipëri, zoti Kryeministër, mund të vikasë ndokush nga gëzimi. Buletini i kërkesave të botuara është më i madh se ai i zjarreve të shuara. Sikur propaganda të ishte ujë, tanimë ajo do të ishte tepër e dobishme, më e dobishme se kurrë, se do të kishte njomur buzët e territorit të thara nga vapa dhe duhma e zabeleve të djegura. Por jo, gjindemi nën tri zjarre: nga Zoti, nga njeriu dhe nga propaganda. Shyqyr që s’ia kanë çuar ndër mend që të krahasohet me vitin 1938, si ndonjë paraardhës i tij.

PD-ja e re, e cila tanimë i ngjan një ndërtimi pa leje që pret me ankth të legalizohet nga ngjarjet, nga harresa dhe nga Kryeministri, është e zënë me të tjera fabula. Meqenëse i ka rënë zjarri në shtëpi, nuk pyet më për gjitonët. Nuk e bezdis qeverinë me kërkesa, se aty ka edhe UFO-t, ose ministrat e vet teknikë, si i vetmi kujtim i çadrës zulmëmadhe, për të cilën desh ramë theror. Nëse gjatë përmbytjeve të dimrit, me vulën e pikëllimit në ballë Lulzim Basha shkonte në çdo sukë a pellg me ujë për të solidarizuar me fatkeqët dhe bretkosat, tanimë që s’ka përpara asnjë fushatë, as jashtë e as brenda partisë, thjesht po prehet, po qetohet, po nanurit, po mbledh forcat, po ribën projektin e republikës së re, diku larg Shqipërie.

Jo nga qejfi, por nga nevoja. Rrezet mund të bien si mbi pasqyrat e Arkimedit në trurin e tij dhe nuk i bën dot terbiet idetë. Ato mund të digjen si zorrët e qingjit mbi gaca. Dishepujt e rinj e ca rraqe të vjetra, të cilët përcëllojnë gjuhën shqipe në të shkruar e në të folur, si duhia e prushit mbi pisha, nga nxitimi për të bërë opozite po bëjnë çmos të identifikohen në luftë me vëmendjen që spostohet gjetiu. Tri zjarre të mëdha po na djegin. E vetmja shpresë është që të na dëgjojë Hyu, të ndalë të vetin, të na dërgojë shi dhe mbi të gjitha, vegime për sojlinjët e Hyqymetit dhe të politikës në përgjithësi. Ndihna, o Zot, ne mëkatarët e përunjur!

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

'Filozofi' Ndoka, batutat për Kryeministrin dhe një porosi për Ambasadorin

'Filozofi' Ndoka, batutat për Kryeministrin dhe një porosi p…

Emisioni i sotëm i BOOM në RTV Ora News kishte një të ...

Kandidati debaton ashpër me deputeten e PS: Arsyeja që nxorrët banale, çfarë...

Kandidati debaton ashpër me deputeten e PS: Arsyeja që nxorr…

Prokurori Besnik Muçi është përplasur me deputeten s...

Këshilltari i Ramës disa udhëtime me Balilajt jashtë vendit...Udhëzimi për Taulant Ballën

Këshilltari i Ramës disa udhëtime me Balilajt jashtë vendit…

Të tjera fakte tronditëse zbulohen përsa i takon lidhjeve t...

Sali Berisha publikon videon kundër Ramës

Sali Berisha publikon videon kundër Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar videon denoncuese për ndihma...

“Drogaxhi, halabak, horr e hundëmbushës”/ Çfarë nuk u dëgjua dje në përpasjen Noka- Rama- Berisha

“Drogaxhi, halabak, horr e hundëmbushës”/ Çfarë nuk u dëgjua…

Seanca plenare e ditës së enjte nuk u ka shpëtuar përp...

Rama e bëri për të qarë? Rrëfen Mirela Kumbaro

Rama e bëri për të qarë? Rrëfen Mirela Kumbaro

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës, ishte e ftuar mbrëmjen e so...

"Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë"

"Prokurori i përkohshëm apo prokurori i qeverisë"

Edhe pse debati u fokusua te zgjedhja e Prokurorit të Përkoh&eum...

“Tahiri, Balili e Moisi Habilaj”, çfarë ndodhi në Pogradec para takimit të dy qeverive (VIDEO)

“Tahiri, Balili e Moisi Habilaj”, çfarë ndodhi në Pogradec p…

Mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonis&eu...

Panik te Milan/Kërcënimi

Panik te Milan/Kërcënimi

Milan kur u ble nga pronarët e rinj kinez u trumptua me të madhe...

Prokurorja elbasanase Ermira Tafani, Kryeprokurore e përkohshme

Prokurorja elbasanase Ermira Tafani, Kryeprokurore e përkohs…

Në PS po bërtasin se gjoja kandidati për Prokuror i P&eum...

Basha urdhër të prerë deputetëve për...

Basha urdhër të prerë deputetëve për...

Komisioni i Ligjeve në mbledhjen e organizuar ditën e sotme n&eu...

VIDEO/ Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE-në (dhe Francën)

VIDEO/ Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE-n…

Ministri i Brendshëm francez, Gerard Collomb udhëtoi në Tir...

Eskobari’ në UNESCO/ Rama u jep tendera Balilajve, ndërsa Lu ...

Eskobari’ në UNESCO/ Rama u jep tendera Balilajve, ndërsa Lu…

Në një kohë kur deputetët e Rilindjes po denoncojn&eum...

863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti

863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti

Publikimi në media i disa përgjimeve të cilat edhe pse ishi...

Data e re. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Data e re. Ja kur dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Nëse mendoni se janë shuma muaj deri në pritje të dalj...

Lëvizje në Partinë Socialiste/ Kush vjen...

Lëvizje në Partinë Socialiste/ Kush vjen...

Anëtarë të Partisë Socialiste do të votojnë ...

Lexo më shumë ...

×