Rama-Tillerson, a është folur për naftën dhe kufijtë detarë me Greqinë

NGA MENTOR NAZARKO

Nuk është që çdo ditë Sekretari amerikan i Shtetit zgjohet dhe flet në telefon me Kryeministrin e Shqipërisë. Nuk mbahet mend- (ndoshta 4 vjet më parë me sekretarin Kerri për çështjen e mbetjeve kimike të Sirisë), dhe nuk dihet se kur do të ndodhë sërish. Çka do të thotë se një arsye e fortë jashtëshqiptare e ka krijuar këtë bisedë, që është kësisoj ngjarje në marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me SHBA-të. Nuk besohet as se një Sekretar amerikan Shteti e zhvillon këtë lloj komunikimi shpesh me liderë të rajonit, diçka që e bën aktin e fundit diplomatik, akoma dhe më të veçantë.

Për t’i kuptuar arsyet e kësaj ngjarjeje diplomatike, ne thjesht mund të interpretojmë tekstin e nxjerrë nga zyra e Kryeministrit dhe kontekstin rajonal dhe global, kur ndodhi telefonata. Prej faktit se biseda është bërë pjesërisht publike apo se teksti i zyrës së Kryeministrit duhet të jetë koordinuar me Ambasadën Amerikane, nxjerrim përfundimin se SHBA-të kanë dashur që ky komunikim, me këto mesazhe, të bëheshin publike. Nuk e kanë nxjerrë vetë, pse Shqipëria nuk është aq e rëndësishme globalisht, por kanë autorizuar nxjerrjen e tekstit prej palës shqiptare. Me siguri, me monitorim të rreptë. Dhe ja çfarë del prej saj.

MESAZHET E TELEFONATËS

1) Biseda në fjalë, angazhimi në vetë të parë i Sekretarit amerikan të Shtetit, pas ardhjes në rajon të numrit dy të Shtëpisë së Bardhë Pence në takimin e Kartës së Adriatikut, së bashku me angazhimin amerikan për krizën shqiptare dhe maqedonase, janë konfirmimi më i mirë se SHBA-të, me presidencën Trump nuk kanë ndërmend ta lënë mënjanë Ballkanin. Përkundrazi.

2) Diferenca e shkurtër në kohë midis takimit të Pence me liderët e Ballkanit (Ramën përfshirë) dhe telefonatës, tregon se Shqipëria ka njëfarë rëndësie dhe në shkallë rajonale, sa mesazhet për të do duhet të përcillen me këtë formë kaq intensive-bisedën telefonike (të bërë publike pjesërisht). Sepse imagjinohet se jo të gjitha temat e kësaj bisede janë bërë publike.

3) Është krejt e qartë pikërisht nga mesazhet e përcjella se telefonata në fjalë është investim besimi edhe te Rama, edhe te Shqipëria. Ngjajnë të kapërcyera teoritë konspirative dhe shpresat e rrejshme të palës tjetër partiake ndër ne, se SHBA-të do të mbanin inat me Shqipërinë për deklarimet e Ramës në fushatën presidenciale, për atletet e tij në takimin e liderëve rajonalë në Podgoricë me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë etj., etj.

4) Investimet e lobistëve në këtë drejtim, të frymëzuar nga opozita shqiptare (e vjetra-PD, dhe e reja-LSI), edhe në drejtim të Tillersonit, nuk kanë dhënë rezultat, ndonëse grupe bipartizane kongresmenësh erdhën për të kuptuar realitetet soroiste të Shqipërisë, ku Rama është protagonist. Edhe sikur për një çast të pranojmë se Rama ka arritur te kjo bisedë nëpërmjet lobimit, kjo nuk ka kurrfarë rëndësie në raport me përmbajtjen e saj.

Prej burimeve të mirinformuara mësohet se kjo bisedë madje ka qenë e përgatitur paraprakisht, pra temat e saj kanë qenë të marrëveshura. Edhe kjo është diçka logjike: nuk mund të presësh që Sekretari amerikan i Shtetit të dijë hollësisht punët e Ballkanit apo të ndjekë me vëmendje çfarë i thuhet nga pala tjetër.

5) Prej deklaratës për media, rezulton se me rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, Rama përfundimisht po shihet si njeriu i fortë i saj me të cilin duhet të merresh vesh për angazhimet ndërkombëtare të vendit tonë. Dhe në pikëpamje të angazhimeve ndërkombëtare (term i gjerë ky), në bisedë është folur qoftë për punët e shtëpisë që kanë rëndësi ndërkombëtare, qoftë dhe për punët e Shqipërisë në rajon (pa nënvleftësuar temën e naftës).

6) Duke përsëritur se deklarata duhet të jetë konsultuar me ambasadën, prej rendit të temave të bëra publike, mund të kuptohet se Ramës i është dhënë mbështetje për shpejtimin e reformave, për luftën ndaj krimit, korrupsionit, etj. dhe afërmendsh kjo kuptohet si mbështetje për Reformën në Drejtësi, por edhe për marrëveshjen me opozitën.

7) SHBA-ve u duhej që ta përçonte publikisht këtë pozicion mbështetës për reformën, në këtë nivel të lartë (sekretar shteti) dhe kjo ka rëndësi të madhe për iluzionet që ka dikush në Shqipëri rreth administratës së re të Trump-it. Pra konfirmohet vijimi i politikës së Presidentit Obama në Shqipëri. Dihet që Departamenti i Shtetit ka njohur ndryshime të mëdha, prej referentëve për Ballkanin dhe Shqipërinë ka mbetur vetëm Brian Hoyt Yee dhe ambasadori Lu dhe ky boshllëk dhe tranzicion pushteti është përkthyer si hapësirë për t’u mbushur nga lobistët në përpjekje për të ndryshuar cilësisht politikën amerikane ndaj lojtarëve kryesorë në Shqipëri.

8) Siç mund të imagjinohet prej faktit se është folur për situatën në rajon, Rama është kthyer në njëlloj adrese për diplomacinë ndërkombëtare. Ai ka një rol në zgjidhjen e krizës maqedonase (madje paradoksalisht dhe fake news e Sputnikut për çështjen e emrit ia rrisin reputacionin); ka ndikim në Kosovë, ku është në zhvillim e sipër një krizë qeveritare; ka marrëdhënie të mira me Vuçiçin, por edhe marrëdhënie të shkëlqyera me Erdoganin.

9) Ndërkohë tema më interesante që është trajtuar mes Ramës dhe Tillerson është ajo e naftës. Rama ka dalë në mediat ndërkombëtare me këtë temë për herë të parë, në një forum si Kongresi i Naftës në Stamboll. “Ne gjendemi në një prej fushave më të madha të naftës në rajon, me mbi 200 milionë fuqi rezerva nafte në vit, – shpjegoi Rama në këtë forum. – Ka shumë për të folur për të ardhmen e suksesshme dhe lajmi i fundit është se është zbuluar një burim i madh gazi në Shqipëri.

Por objektivi ynë është të përparojmë në tregun europian… me gjithë këto rezerva të pafundme të naftës, Shqipëria mund të shndërrohet në një front të ri për burimet e arit të zi në të ardhmen”. Çfarë ka thënë Rama në bisedën me Tillerson-in, ish-presidentin e kompanisë më të madhe të naftës në botë, “Exxon Mobile”, dhe e gjashta në botë për nga të ardhurat? Natyrisht Tillerson ka shkëputur lidhjet nga kjo kompani, ku ka dhe aksione sipas modelit më të shkëlqyer të luftës kundër konfliktit të interesave, por kjo nuk do të thotë që Sekretari i Shtetit i SHBA-ve të mos merret me fusha të reja të naftës dhe gazit në botë, aq më tepër në një rajon si ky i yni. Pikëpyetjet janë dhe mbeten.

Ka folur për Shell-in në Shpirag, që vijoi investimet në Shqipëri, ku shpreson të gjejë naftë të cilësisë më të mirë? Mundet, por ndoshta në këtë çështje, nuk ka lajm dhe ndoshta ka pak për të diskutuar. A ka folur për naftën dhe gazin në Jon, pikërisht ku shtrihet zona e kontestuar prej grekëve, për të cilën ka folur dhe në Stamboll? Logjikisht po, dhe nëse kjo është e vërtetë, po-ja, atëherë duhet menduar se çështja e kufirit detar me Greqinë mund të marrë një zgjidhje interesante pikërisht nëpërmjet SHBA-ve. Por le të presim të mësojmë më shumë rreth kësaj teme në të ardhmen.

Konica.al

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga problemi i drogës

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga …

Ndërsa IKMT u ka dorëzuar banorëve të Himarës njo...

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

Në studion e emisionit 360 gradë me gazetarin Artur Zheji u b&eu...

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Ylli Manjani, i ftuar ne emisionin 360gradë, të gazetarit Artur ...

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat me Delijorgjin

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën…

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Sai...

Gazetarja live nga Roma:  Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër vlonjat, i arrestuar (360video)

Gazetarja live nga Roma: Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër …

Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje direkte me emisionin 360grad&...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë kam...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare…

Ish-ministri Saimir tahiri që kohët e fundit është aku...

Ish- ministri Demiraj:  Hetime te ministria e Mbrojtjes për drogën

Ish- ministri Demiraj: Hetime te ministria e Mbrojtjes për …

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arrestohem Lorenc...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arresto…

"Mbi të gjitha është përgjegjësia ime mbi familje...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

“Unë nuk pres mbrojtje pa kushte nga askush. As nga familja ime...

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me kriminelë

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me k…

Shumëkush ka pasur kuriozitet se çfarë i ka shkuar nd&eum...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të largët të burgut, edhe i arrestuar do vazhdoj betejën me...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të l…

Në studion e “Opinion”, ish – ministri Saimir Tahir...

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Blendi Fevziu tha live në emisionin e tij Opinion se nuk ësht&eu...

Rama me  Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (360video)

Rama me Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (…

    Kryeministri Rama ka marrë informacion lidhur me dosj...

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka dhën&eum...

Lexo më shumë ...

×