Mimoza Koçiu: Përse Lulzim Basha pranon të bëhet kaq qesharak?

Nga Mimoza KOÇIU

Kjo pyetje mundon këdo, që e ka sado pak për zemër funksionin bazik të opozitës si oponente e qeverisë, sidomos e një shumice tashmë arrogante, edhe në numra.

Paradoksi i ministrave teknikë të Lulzim Bashës, të cilët pas humbjes së thellë më 25 qershor, po bëjnë punën për të cilën Rama u votua në 2013, për ta kryer deri në shtator 2017, është rikthyer në këto ditë të nxehta vere, edhe për një arsye shumë të thjeshtë: i zoti i punës, Lulzim Basha, që ende nuk e ka zbardhur marrëveshjen e 18 majit, nuk po arrin t’i gjejë një justifikim që nuk çalon, qëndrimit të ministrave të tij në tryezë me njeriun që thotë se i ka vjedhur zgjedhjet, edhe pse 6 javë pas tyre, ende nuk ka paraqitur një provë në publik, a në prokurori.

Heshtja a mungesa e fantazisë së Lulzim Bashës dhe e stafit të tij për t’i dhënë drejtim kësaj situate, a për ta mbyllur me një justifikim të besueshëm si debat, prodhon situata qesharake zinxhir, edhe nga justifikimet lara-lara të vetë ministrave, që vihen para pyetjes se çfarë bëjnë ende në qeveri. Dikush përdor si mburojë Kushtetutën, që e detyroka të rrijë deri në fund, edhe pse emërimi në atë funksion, nuk është bërë sipas Kushtetutës, por bazohet në një marrëveshje nate mes Ramës e Bashës. Dikush tjetër priste që ai që e kishte propozuar, Basha dmth., ta tërhiqte; një tjetër sfidonte kryeministrin që ta shkarkonte, edhe pse ky i fundit e tha qartë pak ditë pas zgjedhjeve, se priste që teknikët të largoheshin, pasi e kryen misionin e tyre. Në fund, një variant u dha nga zëvendëskryeministrja, se po përgatitej një raport për zgjedhjet, e këtij varianti iu bashkëngjit edhe vetë Lulzim Basha, ditën që mori mandatin e dytë si kryetar i Partisë Demokratike.

Por çka na rezulton, të paktën mediave në këto ditë vere, çka vetë teknikët përcjellin, nuk janë lajme për ecurinë e punës për raportin e zgjedhjeve. Njoftimet prej tyre vijnë tipike pune, të ministrave që vazhdojnë detyrën e zakonshme, si pjesë e shumicës së votuar në 2013-ën. Madje, premtimi i ministrit të Brendshëm teknik në dy intervista televizive, se kur Rama të nisë mandatin e dytë, nuk do ketë më kultivim kanabisi, është më befasuesi dhe u vë pikëpyetje jo vetëm deklaratave se teknikët po punojnë për raportin, por edhe marrëveshjes së natës Rama-Basha, e cila mesa duket shkon përtej zgjedhjeve, madje edhe përtej asaj lloj humbjeje spektakolare, pa asnjë lloj meraku e konsiderate për imazhin e lodhur të opozitës, që veç nxihet më fort.

As edhe një rresht në media nga teknikët se deri ku është raporti i zgjedhjeve, apo kur do përfundojë ai. Mbi të gjitha, si mund ta ketë luksin kjo opozitë që humbi aq thellë, të marrë kaq shumë kohë për hartimin e një raporti, që nëse merren seriozisht deklaratat e bëra, duhet të jetë jetik për besueshmërinë e PD-së e të kryetarit të saj?

Heshtja e Lulzim Bashës, që natyrisht ka të drejtën e tij të pushojë me familjen, duket një zgjedhje, e paqartë nëse e lehtë apo e vështirë, në koleksionimin e humbjeve, e mbulimin me harresë, të asaj të 25 qershorit, njëlloj si ato të 2013-ës, e 2015-ës, duke mos bërë analizën, një praktikë që vetë Edi Rama na e dëshmoi publikisht se bëhet, edhe pas një fitoreje si e tija.

Mbi të gjitha, duket sërish zgjedhje e Lulzim Bashës, që të mos i japë drejtim kësaj situate qesharake me ministrat e vet në qeveri, teksa vetë është me pushime, njëlloj si Rama e ministrat e vet, me ndonjë përjashtim, për shkak të emergjencës së zjarreve.

Në këtë paradoks, që Lulzim Basha e shoqëron me heshtje, ishte krejt flagrant një ilustrim i pozitës së vështirë ku gjenden ministrat teknikë. Ministri i Drejtësisë, për hir të së vërtetës një nga njerëzit më të aftë që ka PD, u sfidua publikisht me tallje e moskonsideratë nga një kompani private, që ka sjellë byzylykët e shërbimit të provës. Dy herë e ftoi ministria këtë kompani për të bërë verifikimet e gjendjes e funksionimit të tyre dhe ajo jo vetëm që nuk u paraqit, por as nuk i ktheu përgjigje. Një injorim i tillë publik nuk ka shans t’i ndodhë një ministri të Ramës. Për pasojë, ministri teknik i opozitës gjendet në një situatë, ku kryeministri nuk e mbështet, ndërsa Basha nuk e tërheq.

Pa u ndalur tek rasti që po heton ministri Bardhi, përse vallë duket detyruar të vihet në një pozitë të tillë? E bashkë me të edhe Lulzim Basha që e mban aty, përse vallë e pranon këtë tallje e përçmim që i bëhet publikisht?

Këtë situatë e rëndojnë më tej edhe justifikimet alogjike, mbase për shkak të vapës, që lëshojnë përfaqësues të tij, se teknikët duke qëndruar deri në fund në detyrë, respektokan Kushtetutën e marrëveshjen e 18 majit.

Me një fjalë, opozita do vazhdojë të bëhet qesharake deri në fund, edhe kur tallen kaq hapur e kaq publikisht, me një rol që nuk i takon, qeverisjen, por këmbëngul ta luajë, për një arsye, që deri tani asnjë mendje racionale, sado dashamirëse ndaj Bashës e PD-së, nuk e rrok dot.

Përse Lulzim Basha po e lë të bjerret çdo ditë e në rënie të lirë, atë që është arma kryesore e opozitës, besueshmëria, ky mbetet një mister i madh, por edhe një luks i pakuptimtë, për moralin e cenuar tashmë nga një marrëveshje e pazbardhur, e nga një humbje spektakolare.

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga problemi i drogës

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga …

Ndërsa IKMT u ka dorëzuar banorëve të Himarës njo...

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

Në studion e emisionit 360 gradë me gazetarin Artur Zheji u b&eu...

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Ylli Manjani, i ftuar ne emisionin 360gradë, të gazetarit Artur ...

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat me Delijorgjin

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën…

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Sai...

Gazetarja live nga Roma:  Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër vlonjat, i arrestuar (360video)

Gazetarja live nga Roma: Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër …

Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje direkte me emisionin 360grad&...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë kam...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare…

Ish-ministri Saimir tahiri që kohët e fundit është aku...

Ish- ministri Demiraj:  Hetime te ministria e Mbrojtjes për drogën

Ish- ministri Demiraj: Hetime te ministria e Mbrojtjes për …

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arrestohem Lorenc...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arresto…

"Mbi të gjitha është përgjegjësia ime mbi familje...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

“Unë nuk pres mbrojtje pa kushte nga askush. As nga familja ime...

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me kriminelë

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me k…

Shumëkush ka pasur kuriozitet se çfarë i ka shkuar nd&eum...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të largët të burgut, edhe i arrestuar do vazhdoj betejën me...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të l…

Në studion e “Opinion”, ish – ministri Saimir Tahir...

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Blendi Fevziu tha live në emisionin e tij Opinion se nuk ësht&eu...

Rama me  Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (360video)

Rama me Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (…

    Kryeministri Rama ka marrë informacion lidhur me dosj...

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka dhën&eum...

Lexo më shumë ...

×