PR-agjentët mediatikë dhe PR-këshilltarët e pushtetit

Enver Bytyçi

Mitet, legjendat, teoritë konspirative, gjysmë shpjegimet, gjysmë thëniet e pohimet, ikja nga e vërteta, ishin disa nga format e komunikimit të mbrëmshëm të kryeministrit shqiptar në emisionin televiziv “Xing me Ermalin”. Nëse studiuesit do të donin të hulumtonin se çfarë përfaqëson sot në Shqipëri komunikimi i shefit të ekzekurivit me publikun shqiptar, ata do të gjenin një material të bollshëm për të provuar mikrotezën se në ditët e sotme informacioni, media, nuk janë më në rolin dhe misionin e tyre në shërbim të publikut, por punojnë sipas një axhende të caktuar për manipulimin e publikut. Ajo që ata kanë si synim dhe mission, informimi i publikut për të vërtetën, po shkon drejt finishit.

Ndikimi i mendimit dhe opinionit publik duket se është qëllimi kryesor i mediave në Shqipëri. Rasti i mbrëmshëm zbulon qartë skemën e përdorur për këtë qëllim. Ai ishte parapërgatitur si në qendrat mediale të luftës, ku konkurenca e manipulimit në front bëhet groteske. Sipas një koncepti të planifikuar ishte ideuar gjithçka, me qëllim tkurrjen e mendimit e madje mpirjen e tij. Vendin e redaktorëve, të cilët nuk shihen në ekrane, e kishin zëne PR këshilluesit. Gjithçka, qëllimi e mesazhi, nocionet, argumentet dhe të thënat, faktet dhe faktet e supozuara, të cilat u sollën në emisionin në fjalë, ishin një strategji e menduar mirë për të luajtur rolin e reklamës, të spoteve televizive, të njoftimeve mediatike, të broshurave, shfaqjeve në internet dhe veprimtarive elektorale të paskrupullta. Por kurrësesi ato nuk ishin e nuk mund të quhen si burim informacioni. Tallja, grotesku, shëmtia e ironisë së shëmtuar u përdorën si maska e çorientimit të opinionit publik.

Dhe ajo që ndodhi mbrëmë me Ermal Mamaqin ka kohë që ndodh në median shqiptare. PR agjentët e qeverisë e të bashkisë së Tiranës janë shpërndarë jo vetëm në zyrat e shtetit, por në të gjitha mediat televizive si dhe online, me qëllim kontrollin e mendimit publik, orientimin e tij në kanalet e politikës qeveritare, fshehjen e të vërtetave ta dhimbshme për këtë vend, krijimin e një bote virtuale, të cilën njerëzit thjesht mund ta ëndërrojnë, por kurrësesi ta prekin, e të gjitha këto sjellin më në fund një situatë të rëndë zhgënjimi, kur njerëzit zgjohen nga ëndërra e bukur që ua ushqen ekrani mashtrues me protagonistë mashtrues.

Nuk bëhet më fjalë për debat, për argument, për ballafaqime e shpalime të sukseseve e dështimeve të qeverisë sonë. Fjala është gjetkë: Tri vite e 8 muaj dhunë e kërbaç, rritje taksash e ulje të ardhurash, keqqeverisje me korrupsion e në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe katër muaj shpëlarje intensive e trurit. Dhe sikur kjo shplarje truri të mos vinte gjithashtu pas 44 muajve të manipulimit permanent të informacionit për ta ndikuar opinionin publik në interest ë pushtetit, do të ishte gjysma e të keqes. Ajo që nisi ditën e parë të qeverisjes u trash dhe mori përmasat e një epidemie në ditët e fundit të kësaj qeverisjeje. Kazani mediatik ka tashmë brenda vetës mbeturinat e një politike qeveritare të dështuar në Shqipëri.

Fatmirësisht bota shqiptare po shkon drejt atij emancipimi splid që të shohë më mirë e më qartë këtë eksplozion mediatik të shtirur dhe në mos menjëherë, në mënyrë të përshpejtuar, do ta refuzojë propagandën e PR agjentëve televizivë, e PR – këshilltarëve të qeverisë, si kusht i domozdoshëm për të vendosur në vend dinjitetin e saj. Ditën që do të kuptojmë se qeveria e sotme shqiptare investon më shumë për PR agjentët e PR këshilltarët, sesa për të hapur vende punë dhe për të rritur mirëqenien e shqiptarëve, atë ditë do të marrë fund procesi i manipulimit të mendimit dhe opinionit publik, e për rrjedhojë do të ndryshojnë zhvillimet në këtë vend. /360grade.al/

Marrëveshja Rama-Basha, e mirë apo e dëmshme për shqiptarët?

TË FUNDIT

FOTO/ Kush është gruaja që "çoi" në qeli ish-deputetin socialist

FOTO/ Kush është gruaja që "çoi" në qeli ish-deput…

Kjo që shihni në foton më poshtë është ish-b...

Rrëfimi i turistëve suedezë në videon e Ramës: U surprizova nga rrugët, mendova se…

Rrëfimi i turistëve suedezë në videon e Ramës: U surprizova …

Këtë të dielë, kryeministri Rama zgjodhi që t&eum...

Video/Magjia e Luka Modric lë me gojë hapur  Marcelon

Video/Magjia e Luka Modric lë me gojë hapur Marcelon

Ylli i Realit Luka Modric bën magji në stërvitje, duke l&eu...

Rama "ultimatum" qytetarëve: 1 javë kohë për të aplikuar ...

Rama "ultimatum" qytetarëve: 1 javë kohë për të ap…

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në faqen e tij t&e...

Vizat/ Reagon Nishani: Alarm për të gjithë

Vizat/ Reagon Nishani: Alarm për të gjithë

Edhe ish- kreu i shtetit Bujar Nishani reagoi në lidhje me lajmet q...

Deklarata e fortë e Tritan Shehut për parlamentin

Deklarata e fortë e Tritan Shehut për parlamentin

Deputeti “i rikthyer” në parlament, Tritan Shehu në...

Tronditet Barcelona nga lajmi i gazetarit francez

Tronditet Barcelona nga lajmi i gazetarit francez

Me kalimin e Neymar te Paris SG tashmë asgjë nuk është...

Manjani: Do rikthehen vizat?! Rilindja e kreu misionin!

Manjani: Do rikthehen vizat?! Rilindja e kreu misionin!

Ish Ministri i Drejtësisë ka reaguar lidhur me lajmin e rikthimi...

Aplikohet për herë të parë VAR në Serie A, shikoni kush skuadër e pëson e para (360video)

Aplikohet për herë të parë VAR në Serie A, shikoni kush skua…

Aplikohet për herë të parë VAR në Serie A, shikon...

Sali Berisha ka një mesazh për "Timonierin"

Sali Berisha ka një mesazh për "Timonierin"

Ish kryeministi Sali Berisha status ne rrjetin e tij social. Ja çfa...

CIty trondit Barcelonë, gati çeku 300 mln euro për Messi-n

CIty trondit Barcelonë, gati çeku 300 mln euro për Messi-n

Manchester City është gati të bëjë çmendur...

Mandija: Ikim në shtator, nuk i lëmë zyrat. Ja kush e kërkoi raportin

Mandija: Ikim në shtator, nuk i lëmë zyrat. Ja kush e kërkoi…

Ministrat e dorëhequr teknikë do të vazhdojnë të ...

VIDEO/ Valverde shpërthen ndaj Piques, ja çfarë i bën në stërvitje

VIDEO/ Valverde shpërthen ndaj Piques, ja çfarë i bën në stë…

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde, është nevrikosur sh...

Video/ Idiotësia e vitit! Shoku i Mavrajt do mungojë 7 muaj për një festim goli!

Video/ Idiotësia e vitit! Shoku i Mavrajt do mungojë 7 muaj …

Futbollistë, kujdes kur festoni golat! Mos ndiqni shembullin e mesfus...

Nard Ndoka sulmon fort Topallin dhe Patozin: Pse e kërkoni “babën”?!

Nard Ndoka sulmon fort Topallin dhe Patozin: Pse e kërkoni “…

Aleati i Bashës, Nard Ndoka, përmes një postimi në FB ...

FOTO/ E pabesueshme! Roma i merr nga duart një superlojtar Interit

FOTO/ E pabesueshme! Roma i merr nga duart një superlojtar I…

Roma është pranë një transferimi të papritur. Kry...

Lexo më shumë ...

×