Trump, Berisha dhe një vjedhës me udhëheqës

Nga Lorenc Vangjeli/

Tre foto burrash me burra kanë “tronditur” këto ditë Tiranën, njëlloj siç drithërohej Tirana e dikurshme komuniste nga fotot pornografike. Nga fundi i viteve 80-të, shoferë të Eksport-Importit sillnin kontrabandë letra bixhozi me figurina seksi, të cilat përpiheshin nga tregu i zi me epsh demi në pranverë.

Basha me Trump, Blushi me një ish-të dënuar në Durrës dhe Rama me një të ri të arrestuar për vjedhje, kanë parë që emrat e tyre janë përpirë me epsh nga lexuesit e sotëm dhe votuesit e nesërm.

Basha vajti në SHBA dhe u kthye me fotografinë në çift me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kryetari i PD-së dhe opozitës ngjan me mendje të mbushur se fiksimi i atij çasti “dixhital”, njëlloj si të kishte vajtur në një vend të mirë, do t’i sillte më shumë fat, në politikë në përgjithësi dhe në zgjedhje në veçanti. Përkrahësit e tij u sulën me makina për ta pritur në Rinas a thua se po sillte me vete recetën e ilaçit që shëron në të njëjtën kohë tumoret, korrupsionin, Cannabis-in, variçet, mungesën e shpresës, kollën e mirë, analfabetizmin, shtatzaninë e parakohshme të burrave dhe naivitetin që është përherë shtatzanë.

Kritikët e Bashës thanë se ajo ishte një foto e paguar me rreth 20 mijë dollarë – çmimi neto pa taksë lobimi e bilete – në një takim për mbledhje fondesh. Pavarësisht se çfarë thotë një palë që duartroket e meket nga gëzimi dhe pala tjetër që përqesh dhe tallet, fotoja e dy burrave me gisht përpjetë, do të jetë një aktor më shumë në fushatë.

Mjafton dhe vetëm ky detaj, që e parë nga Uashingtoni dhe me sytë e Brukselit, Tirana politike të duket siç duan ta trajtojnë: një provincë e mjerë e groteske, njëlloj siç ishin dje tragjikë indianët e Amerikës përballë pasqyrave të evropianëve. Atëherë nuk kishte telefonë për të bërë “selfie”.

“Jo vetëm që është grabitës, por ky Ed Rama është edhe mik i ngushtë me hajdutë”! Me bindje të thellë e kanë thënë një gjë të tillë të gjithë kritikët e kryeministrit, të cilit ju botua një fotografi “e dyshimtë”: ka dalë me një ish-punonjës të kryeministrisë, arrestuar së fundmi nën dyshimin për vjedhje. Tek ajo foto kritikët kanë parë metaforën direkte të një pushteti hajdut. Bashkëpunëtorët e kryeministrit nxituan të botojnë dokumentin zyrtar të largimit nga puna kohë më parë të të arrestuarit. A thua se po të kishte qenë ende në punë ditën dhe vidhte dyqane natën, kjo do të ishte prova fatale për të gjithë se edhe kryeministri numëron natën ato që vjedh gjatë ditës.


Kaq sipërfaqësore është kjo histori propagande sa është pothuaj e pamundur edhe të shpjegohet se në fotografinë e Ramës dhe të dyshuarit për vjedhës nuk është as një i mirë që e ka skedinën penale të pastër dhe asnjë i keq sepse mund ta ketë “të pistë” nesër skedinën e tij penale. Janë vetëm dy burra që pozojnë pavarësisht fateve të ndryshme të njëri-tjetrit në një botë që po bëhet gjithmonë e më e rrafshët. Në një botë që po bëhet njëlloj si letrat fotografike ku stampohen me gjasë foto si ajo e tyrja. Në fakt, po të kishte fis të madh, po të kishte vjedhur shumë më shumë dhe po të ishte tip garipi me të shkuar në emigracion dhe katër-pesë emra, i arrestuari i djeshëm, katër vjet më parë do të kishte shanse të mira për të qenë ligjvënës.

Ben Blushi papritur e sheh veten të fotografuar me një ish-personazh të njohur të botës së krimit në Durrës. Blushi ja ka përmendur disa herë emrin në fjalimet e tij në parlament duke denoncuar se lirimi i tij ishte një akt korruptiv për qëllime politike. Në një përmbysje lerash, nga letra e fjalimit në realitet, Blushi shihet i buzëqeshur përpara kamerës fotografike. “Çfarë turpi! Ja fytyra e vërtetë e hipokritit Blush që ka dalë me banditin në foto!”. Kundërshtarët e Blushit nuk e lanë të binte përdhe fotoja për të treguar se kjo ishte prova e pakundërshtueshme që krimi dhe kryetari i LIBRA-s janë më shumë se dy kushërinj të parë ose miq të ngushtë. Ose në fund të fundit, së paku janë bashkëpunëtorë në zgjedhje.

Foto të këtij lloji sot prodhojnë histeri. Njëlloj si ato letrat pornografike të bixhozit që dje prodhonin epsh dhe një mundësi për të shtrydhur epshin e ndrydhur nën fanellatën e trashë të moralit komunist.

Propaganda për pesë qindarka sot është fiks në shtëpinë e saj. Kjo propagandë është një lumë i ndyrë që rrjedh njëlloj si gjithmonë. Në këtë rast ajo nuk bën pis Blushin, por me siguri duhet të bëjë të ndjehet keq intelektualisht çdo Ben, Ed e Lul në Tiranë. Edhe Lirin që deri më tani ka shpëtuar nga këto histori me histeri. Me të gjitha gjasat, edhe kritikët, edhe mbështetësit e tyre duhet të ndjehen keq për “derexhenë” ku është katandisur kjo punë. Madje edhe ata që janë të dashuruar me fotografitë, njëlloj si Kim Kardashian me fundshpinën e saj. Keq duhet të ndjehen padyshim më së pari ata që mendojnë se në shumicë, politika lokale është “fundshpinë”, ndaj dhe produkti i saj bën pis çdo tryezë shqiptari./javanews/

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

Kosova në zgjedhje, kush pritet të fitojë e të humbasë

Kosova në zgjedhje, kush pritet të fitojë e të humbasë

Mbi 1.8 milion qytetarë të Kosovës do t’i drejtohen k...

Deputeti Balliu: Emri Tahirit si trafikant, vetëm na kujton Ramën si bos të drogës

Deputeti Balliu: Emri Tahirit si trafikant, vetëm na kujton …

Klevis Balliu, Deputet i Partisë Demokratike, përfaqësues i...

Deputeti Balliu: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset në Katania

Deputeti Balliu: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes një po...

LSI, Braimllari deklaratë të fortë: Ja kush e përdori ish- ministrin Saimir Tahirin

LSI, Braimllari deklaratë të fortë: Ja kush e përdori ish- m…

  Flet Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste...

Sali Berisha: Ja e vërteta e drekës së Ramës

Sali Berisha: Ja e vërteta e drekës së Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një foto në faqen e ve...

Ndërhyn Erion Braçe: I fituam me burra dhe...

Ndërhyn Erion Braçe: I fituam me burra dhe...

Në kulmin e debatit për përfshirjen e segmenteve të kr...

Patozi ‘letër’ partnerëve: Mos u çudisni kur që qeveria t’ju urrejë fort, kurse opozita t’ju marrë inat për vdekje

Patozi ‘letër’ partnerëve: Mos u çudisni kur që qeveria t’ju…

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ironizuar situatën politik...

Video/ Momenti i tmerrshëm kur basketbollisti thyen kyçin e këmbës gjatë ndeshjes

Video/ Momenti i tmerrshëm kur basketbollisti thyen kyçin e …

Fati nuk ka qenë me basketbollistin profesionist Gordon Hayward ...

Italianët: Habilajt lidhen Saimir Tahirin me Klemend Balilin

Italianët: Habilajt lidhen Saimir Tahirin me Klemend Balilin

Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, një t...

Video/ Mënyra e veçantë që nuk e dinit sesi portierët stërvitin reflekset e tyre

Video/ Mënyra e veçantë që nuk e dinit sesi portierët stërvi…

Një teknik e re stërvitje për portierët sapo ësht...

Balliu: Front opozitar kundër Frontit Kriminal të qeverisë Rama

Balliu: Front opozitar kundër Frontit Kriminal të qeverisë R…

Nga Klevis BalliuSi nje nga mbeshtetesit e pare te krijimit te nje fronti ...

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë

Nga Spartak Ngjela Lamtumirë Rama!Ike me turp nga kjo punë.Dy h...

"Edi Rama nuk shpëton dot më. E di e gjithë bota lidhjen e tij me krimin"

"Edi Rama nuk shpëton dot më. E di e gjithë bota lidhje…

"Edi Rama nuk shpëton dot më, e gjithë bota e di lidhjen e ...

Implikimi i Saimir Tahirit në përgjimet e drogës, Petrit Vasili: Do të ketë protesta në kohën e duhur

Implikimi i Saimir Tahirit në përgjimet e drogës, Petrit Vas…

Kryetari i grupit parlamentar i lëvizjes Socialiste për Integrim...

“Rama rrezik për sigurinë kombëtare, duhet vendosur në survejim nga shërbimet e inteligjencës!”

“Rama rrezik për sigurinë kombëtare, duhet vendosur në surve…

Pas përgjimeve të bëra nga drejtësia italiane ndaj v&e...

“Ata që më njohin mua janë të shokuar” Malltezi: 15 gjëra që i dihen Tahirit pa e njohur fare nga afër

“Ata që më njohin mua janë të shokuar” Malltezi: 15 gjëra që…

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit për Mjedisin në Par...

Lexo më shumë ...

×