Alfred Lela: Nëse Rama don t'i zhbëjë 'Sigurimet shoqërore', le ta bëjë

Nga Alfred Lela

Një gazetar i Ekonomisë në Top Channel, pasqyruar edhe nga Politiko.al, u ‘rebelua’ me idenë e kryeministrit Rama që të ketë një rregullim me ligj, (i cili mund të merret edhe si detyrim) për sigurimin e banesave dhe të pronave. Ndikimi i një gazetari që shpreh një mendim personal në Facebook është relativ, por ky relativitet rritet kur ai e shumëfishon zërin e tij përmes një fortafolësi të rëndësishëm, siç është Top Channel.

Sepse, le ta pranojmë: gazetarët u binden linjave editoriale të pronarëve, por në një mënyrë efemere dhe ndoshta të pakuantifikueshme, edhe bosët e medias u nënshtrohen ‘linjave editoriale’ të gazetarëve. Nuk ka se si t’ja ndalosh një gazetari një regëtimë shpirtërore apo ideologjike. Ajo do e nxjerrë kryet diku; në një lajm, kronikë dhe, sidomos opinion.

Gazetari Klodian Tomorri shprehte mosdakordësinë e vet me idenë e Kryeministrit për një treg të rregulluar të sigurimeve. Ai maste hendekun që krijohej mes nevojës së tregut të sigurimeve të banesave (ndoshta 3 milionë euro) dhe tavanit prej 50 milionë eurosh që do vendosnin kompanitë e sigurimeve. Çdokdush është në të drejtën e tij, aq më shumë një gazetar, që të ruajë interesin publik.

Por, ka një keqkuptim, le të themi, kur interesi privat nuk shihet si pjesë e interesit publik. Eshtë një gabim që kushton në mënyrën se si i konceptojmë gjërat, si reagojmë ndaj tyre, dhe si rregullojmë raportet në komunitet.

Një mënyrë e të konceptuarit të botës, të jetës dhe të marrdhënieve me shtetin, ishte një nga gjërat që binte më shumë në sy gjatë dhe pas përmbytjes së ditëve të fundit. Çdo banor në hall, nën ujë dhe në mizerjen e skajshme që kalon kur shtëpinë ‘ta ka marrë lumi’, sapo shihte një mikrofon, kamera apo njeri të administratës qendore dhe lokale, ankohej për shtetin. I cili nuk kishte ardhur, nuk kishte ndihmuar, i kishte braktisur, etj. Pas kësaj vijonte ankesa për dëmshpërblimin e pamarrë të dy viteve të shkuara.

Atyre në hall, nuk mund t’u drejtosh gishtin, por sigurisht mund të bëhet diçka për të krijuar dhe futur në punë një mekanizëm të ri, modern, që ka funksinouar tjetërkund. Idenë aq të njohur të sigurimeve për banesat, tokat dhe pronat e tjera. Përderisa paguajmë për siguracionin e makinës, si mund të mos kemi një shpenzim edhe për shtëpinë apo për shëndetin dhe jetën. Sipas një përllogaritjeje të adminstratorit të një prej kompanive të sigurimeve, nëse të gjithë shtëpitë siguroheshin, kostoja për çdo familje do të ishte 70 euro.

Shumë njerëz mund të pyesin: pse të sigurohem, jetoj në kat të pestë, nuk më mbërrin asnjë ujë. Ka shumë mënyra për ta parë faturën e një sigurimi. Një prej tyre është parabola e Zotit, e thënë, më duket, prej Anjshtajnit: nuk besoj në Zot, por frikën ia kam. Mund të mos besosh se një fatkeqësi, përmbytje, zjarr apo çfarëdoqoftë të qëllojë në shtëpinë tënde, por kija frikës kësaj mundësie.

Një mënyrë tjetër është solidariteti. Të cilin ti je duke ‘e shprehur’ edhe aktualisht. Pse, nga kujton se dalin ato para me të cilat qeveria dëmshpërblen të përmbyturit, apo rastet e tjera të fatkeqësive natyrore? Sigurisht, nga taksat që paguan, pra direkt nga xhepi yt.

Ekziston ideja edhe e asaj që quhet ‘harmonia shoqërore’. Të përmbyturit, apo të prekurit nga tërmeti, zjarret, etj., në mos janë fqinjët e tu, janë të afërmit etj. Çdo mjerim i tyre është edhe i yti. Sipas atij që quhet ‘efekt flutur’.

Për mua si individ dhe qenie sociale ka efekt dhe rëndësi të dorës së parë: e liron shqiptarin nga duarshtrirja kah shteti dhe e shndërron atë si individ, duke e vendosur në raporte të reja identiteti dhe konceptualiteti. Shqiptarët nuk mund të jenë më ‘qifqinjtë e Enver Hoxhës’, ku gjërat zgjidhen me një ‘letër udhëheqësit’. Kryeministri Rama e ka luajtur këtë rol, që nuk i del as atij dhe as brezit që përfaqëson, pavarësisht mantelit oksidental përfaqësuar (së jashtmi) me Yamamoto dhe Adidas.

Megjithatë, ai ka dhënë shkëndijën e një kthese duke propozuar se sigurimi i banesave duhet bërë me ligj. Paradoksalisht, edhe kjo ngjan si një ‘zgjidhje e majtë’: shteti vendos se çfarë duhet të bëjë qytetari, por është shumë më pak e tillë se rasti kur qytetari pret, i lagur dhe i shkalafitur, që shteti t’i japë dorën.

Kalimi i sigurimeve te ente private është, në shijet e mia, edhe një goditje e dytë që merr mendësia socialiste në Shqipëri, sipas së cilës një i pasur është apriori një zhvatës. Ta vrasim ‘kulakun’ që kemi në kokë.

Nëse kryeministri Rama do ta zhbëjë mentalitetin e ‘Sigurimeve shoqërore’, le ta bëjë. Sigurisht, përfshirë edhe gazetarin Klodian Tomorri, të gjithë të përpiqemi ta ndalim nëse qëllimet e mira ai t’i përdorë për qëllime të fshehta apo përfitimi.

Të cilat po hamendësojmë se i ka.

/360grade.al/

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryeprokuror 3 herë fitues në lloto (SHIFRAT E MAJME)

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryepr…

Ditën e djeshme një e nga një përpara Komisionit t&eum...

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e nxehta? Çfarë fshihet pas?

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e n…

Është zgjedhja e prokurorit të përkohshëm një...

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pensionin e mamasë

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pens…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, ka bërë një rrë...

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryepro…

FATION BINJAKU/ Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje p...

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka dhënë 20 hektarë Balilit

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka …

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti...

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë pë…

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet pë...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja me...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja …

Ish -shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, në 360gradë t&e...

Të maskuar dhe të armatosur,  4 persona trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, 4 persona trondisin shkodrën…

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë n...

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dona...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefon...

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkelim Kushtetutën, por të gjejmë zgjidhje për KLP...Frika është tek BKH dhe SPAK

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkeli…

Kryetarja e LSI, Monika Kryeamdhi, duke vijuar retorikën e saj pë...

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sallës: Do të hyjmë pas 'teatrit'

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sall…

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sall&...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kup&e...

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi për tokat me qira

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi…

Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi gjatë replikës s&eum...

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën …

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fu...

Kryeprokurori firmën, Kryeministri vulën

Kryeprokurori firmën, Kryeministri vulën

PS dhe Edi Rama nuk tërhiqen nga zgjedhja e një kryeprokurori t&...

Lexo më shumë ...

×