"Kurva..."

Nga Agim Xhafka:

Më ndodhi sot historia e mëposhtme. Afer drekës po shkoja në shtëpi nga rruga e Kavajës drejt “Myslym Shyrit”. Ata që janë tiranas e dinë që pak më poshtë se xhamia është një rrugicë njëkalimshe që të nxjerr tek drejtoria e policisë. Quhet "Islam Alla" më duket.Një rrugë e ngushtë,pa tortuare dhe anash në të majtë rrinë varg makina të parkuara që e zvogëlojnë më shumë.

Këtë rrugicë e kaloj shpesh se më duket më e shkurtra edhe për të shkuar në rrugën e Durrësit apo edhe në qoftë se do shkosh p.sh drejt Ministrisë së Arsimit a më lart deri tek Ministria e Drejtësisë.

Por sot, sapo hyra në këtë monopat,nga mbrapa dëgjoj zhurmë makine. Isha me trajsta se aty pranë kisha bërë goxha pazar. U tërhoqa majtas,kaloi makina. Hyra sërish në rrugicë. As tre metra se nga mbrapa dëgjova makinën e radhës. U shmanga e hapa vend.Pastaj prapë në rrugë. Eca dy metra e nga pas dëgjoj makinë. Por nuk kisha ku të hapesha se majtas një makinë,djathtas një fshatar që shiste mandarina e nga pas makina. Më duheshin dhe fiks dy metro të tjera sa të kaloja arkat e fshatarit,se zgjerohej pak hapësira. Nxitova megjithëse çantat ishin të rënda,kur dëgjoj nga pas një boria të zgjatur. Aq të fortë sa thashë se fryma e saj do më rrëzonte. U ktheva vrik e pashë në timon një gocë të bukur,me syze të mëdha dielli,me flokë të zeza që ishte egërsuar sikur do më hante. I bërtita:
-S’kam ku të shkoj!
-Ku të duash thyej qafën,fshatar dreqi.
-Fshatar ia fute kot,-thashë me të qeshur. Kisha arritur tek pjesa e zgjeruar e sa do i hapja rrugë kur dëgjoj prapë borijen e fuqishme.
Më hypi në kokë gjaku i të parëve. Dhe me siguri do e kem origjinën nga luani,jo vetëm se i përkas asaj shenje. Tani,vendosa,ta tregoj unë borijen tënde!

Zura mesin e rrugës,mbështolla mirë duart tek çantat dhe nisa të ec sikur isha në ndonjë parakalim tek Bulevardi Deshmorët e Kombit. As ngadalë,por as shpejt. Borija nuk pushonte. Pas pak dëgjoj një borije të dytë,i binte një fuori stradë pas makinës së gocës së bukur. Më pas u bënë tre dhe pastaj një kor borijesh. Kisha shumë vende ku të hapja rrugë,por nuk e bëra se në një rrugicë pa tortuare dhe pa vende për këmbësorë duhet mirësjellje prej shoferëve,jo arrogancë.

E ndërsa ecja serbes,shihja anash plot njerës që më thoshin:

-Hap rrugë se del ndonjë me thikë a armë e nuk dihet si shkon muhabeti.
Por shumica më aprovonin. Nga që atje ndjehen të tmerruar e të frikësuar të gjithë.

Ndërsa ecja bash në mes të rrugës,ndjeva se borijet heshtën. Mbase e panë se duhej të na mirëkuptonin edhe ne që ecnim më këmbë. Ktheva kokën e pashë aq makina pas sa edhe tek varrimi i Llaqit nuk erdhën. Por nuk do hapja rrugë deri në fund,në krye të rrugicës. Kur arrita atje u hoqa majtas dhe pashë shoferët që pengova. E para kaloi goca e bukur. Më futi një,katundar. Pastaj një burrë i moshë sime,që më qeshi. Në fund një çun i ri që më tha të mbaj mend,do e paguash. E instiktivisht çova dorën tek xhepi i pantallonave. Kur dola matanë një grua erdhi e më tha:
-Mirë ia bëre asaj kurvës!

E kishte fjalën për gocën me syzet e diellit. Nuk e dija që ishte kurvë. Nga sjellja ashtu dukej,por nuk mund t’ia thosha pa pasur prova. Veçse edhe në ishte ishte e bukur ama,ta piç në kupë...
/360grade.al/

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Avokati Haxhia “fundos” Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk kishte vlerë juridike

Avokati Haxhia “fundos” Tahirin: Dokumenti i pafajësisë, nuk…

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, shpjegoi dokumentin e pafajësi...

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryeprokuror 3 herë fitues në lloto (SHIFRAT E MAJME)

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryepr…

Ditën e djeshme një e nga një përpara Komisionit t&eum...

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e nxehta? Çfarë fshihet pas?

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e n…

Është zgjedhja e prokurorit të përkohshëm një...

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pensionin e mamasë

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pens…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, ka bërë një rrë...

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryepro…

FATION BINJAKU/ Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje p...

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka dhënë 20 hektarë Balilit

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka …

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti...

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë pë…

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet pë...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja me...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja …

Ish -shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, në 360gradë t&e...

Të maskuar dhe të armatosur,  4 persona trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, 4 persona trondisin shkodrën…

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë n...

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dona...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefon...

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkelim Kushtetutën, por të gjejmë zgjidhje për KLP...Frika është tek BKH dhe SPAK

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkeli…

Kryetarja e LSI, Monika Kryeamdhi, duke vijuar retorikën e saj pë...

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sallës: Do të hyjmë pas 'teatrit'

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sall…

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sall&...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kup&e...

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi për tokat me qira

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi…

Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi gjatë replikës s&eum...

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën …

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fu...

Lexo më shumë ...

×