Galdini: Me Front apo pa Front, Edi Rama duhet të shkojë në...

Me Front apo pa Front, Edi Rama duhet të shkojë në demont...

Nga Arian Galdini

Edhe pse isha i paftuar, dje iu bashkova me vullnetin tim Frontit Opozitar. Dikush ma kishte hequr, fshire, ngatërruar apo harruar emrin, por kjo nuk më pengoi e as kompleksoi që të shkoja atje.
Shkova sepse kam qenë, jam e do të mbetem kundër marrëveshjes së 17 - 18 majit e kundër çdo ujdie e pakti me konsensus negativ të udhëheqësive politike shqiptare.
Si aktivist civil kam qenë ngahera nxitës, kërkues dhe inkurajues i çdo bashkëpunimi politik transparent, të hapur, publik, qëllim-mbarë që bëhet për të mirën e përbashkët dhe kombëtare.
E kurrë nuk kam pëlqyer e as mbështetur asnjë strategji dialogu a bashkërendimi mes 2 - 3 a më shumë politikanësh me dyer dhe qëllime të mbyllura për publikun.
Shqipëria është këtu ku është e kështu si është, pikërisht sepse Liderët tanë kanë shitur e shtirur si akte të medha paqebërjeje, ato që në të vërtetë kanë qenë as më shumë e as më pak veçse allishverishe interesash private e partiake mes tyre.
Prej kësaj, ne kemi rënë nga diktatura e krimit shtetëror (komuniste) tek diktatura e krimit me shtet.
Gjate komunizmit, Byroja Politike ishte vetë dhe e vetmja Familje Mafioze që e përdorte shtetin si armë të asgjësimit në masë ndaj shqiptarëve.
Sot, Udhëheqësitë Politike, nuk kanë më plenium, por kanë ujdi të herë pas herëshme me konsensus negativ, për ti dhënë krimit shtet.
Krimi me shtet, nuk ndëshkohet, nuk gjykohet, nuk fajësohet.
Andaj, të gjithë pashallarët tanë politikë të të gjitha partive, e duan shtetin për pushtet dhe pushtetin për ti dhënë fuqi krimit që nuk ndëshkohet.
Krimi qe nuk ndëshkohet të pasuron pa djersë, pa mund e duke bërë plaçkë e të liga mbi vendin tënd dhe mbi qytetarët e tu, pa i dhënë llogari askujt.
Konsensusi negativ ka qenë suksesi dhe pleniumi i Kryetarëve tanë të mëdhenj në këto 27 vite pluralizëm.
Kështu që unë shkova në Tryezën e Frontit Opozitar me këtë botëkuptim sa me sipër, si një njeri dhe aktivist qartësisht dhe vendosmërisht kundër konsensusit negativ të Kryetarëve të Partive.
E bëra të qartë këtë qëndrim edhe në fjalën time që mbajta në Tryezën e Frontit Opozitar.
E për ta bërë më të kthjellët gjithë sa kam shkruar më sipër, unë në Tryezën e Frontit Opozitar, kërkova që beteja jonë si Front të kishte vetëm një qëllimësi dhe objektiv, rrëzimin e Edi Ramës.
Një Opozitë reaktive, që reagon dhe kundër-reagon, vepron dhe kundërvepron sipas ngjarjeve që ndodhin në Qeverisje, është potencialisht viktimë e axhendës së Kryeministrit, ose më keq akoma, pjesë e vijimësisë së konsensusit negativ të ujdisur në 17 - 18 maj.
Rasti Tahiri është një momentum politik, por nuk mund të jetë vetë synimi dhe akti politik i Opozitës.
A duhet kthyer ky rast e momentum në një shkas aksioni madhor dhe fortgoditës prej Opozitës?
Padiskutim që po.
Edi Rama e bëri të gjithë fushatë e tij elektorale dhe paselektorale, si një betejë çlirimi prej tepsisë.
Nëse në 2013 fitoi me Fajin e ka Saliu, në 2017 fitoi me Fajin e ka tepsia.
Përderisa, atij sapo i ka rënë Saimir Tahiri, nuk i ka rënë thjesht dhe vetëm ish-ministri i shpallur prej Ramës si më i suksesshmi, as Kryetari i PS për Tiranën, as Kordinatori i bashkëqeverisjes me qytetarët, e as deputeti i kryeqytetit.
Edi Ramës sapo i ka rënë alibia e tepsisë.
Nuk ia paskan fajin as partitë shushunja që e rrjepin shtetin me drejtori.
Fajin e paska vetë Kryeministri që e bën Mafian dhe krimin me Ministri.
As që ka të bëjë fare me Frontin dhe firmëtarët e Frontit Opozitar, kjo punë.
Me Front apo pa Front, në këtë pikë ku u pikëvlua Dosja Tahiri, Saimiri është vetëm fjalëkalimi, sepse gjithçka të çon vetëm tek I pari dhe pengu i krimit dhe kanabismafias, tek Edi Rama.
Nuk mund të lejojmë që të qeverisemi edhe 4 vite të tjera nga Kryeministri dhe Qeveria e Mafias Estetike, vetëm e vetëm se Edi Rama di të mbajë fjalime të bukura. As pse vishet bukur, e as pse është cool.
Është koha për përgjegjësi dhe përgjegjshmëri.
Kush ka qejf fjalimet e Edi Ramës, le të ndjekë ERTV live nga Surreli apo nga burgu, por jo nga Kryeministria e Shqipërisë.
Koha që Edi Rama, të largohet nga Kryeministria.
/360grade.al/

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", Pre...

Lexo më shumë ...

×