×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 67

Lufta e dosjeve “familjare” në PS

Nga Desada Metaj –

Publikimi i dosjes së plotë të përgjimit të vëllezërve Habilaj ka shtuar dhe njëherë dyshimet se lufta e klaneve brenda PS-së është më e fortë se asnjëherë dhe se lidhjet me botën e krimit, në mos qofshin të vërteta të paktën do të shërbejnë si ndarje pa kthim mes grupeve rivale. Gjatë ditës së djeshme në disa media qarkulluan lajme sipas të cilave publikimi i dosjes së përgjimit ku përmendej emri i ish ministrit Tahiri, është publikuar me “bekimin” e ministrit aktual Fatmir Xhafa. Ky i fundit, në përpjekje për të rrëzuar mitin e paraardhësit dhe ndoshta për të çuar në vend porosinë e shefave, përmendej në disa media si personi që “furnizoi” me materiale median dhe PD-në. Nuk ka asnjë burim që ta konfirmojë me siguri këtë lajm, por fakti që askush në PS, përveç Elisa Spiropalit nuk i doli në mbrojtje ish- ministrit më të suksesshëm të qeverisë Rama, të bën të mendosh se “braktisja”e Saimir Tahirit nuk është e rastësishme dhe e pakoordinuar.

Por ministri aktual i rendit ndodhet edhe përpara rrezikut të publikimit të lidhjeve të tij familjare me krimin e organizuar. Nëse Saimir Tahiri përflitet për lidhje me kushërinj të largët që janë pjesë e botës së krimit, vëllai i Fatmir Xhafës është duke u gjykuar si anëtar i nje grupi të strukturuar kriminal në Itali. Dosja e vëllait të ministrit Xhafa është në duart e disa ish- drejtuesve të ministrisë së brendshme dhe burime pohojnë, se në të janë të paraqitura me detaje përfshirja, aktiviteti kriminal dhe roli i Agron Xhafës në hetimet e bëra nga antimafia italiane. Edhe pse ministri i brendshëm ka deklaruar se nuk është përgjegjës për veprimet e vëllait të tij, kryqëzimi që po i bëhet paraardhësit për lidhjet me kushërinjtë nuk e lë atë kaq jashtë vorbullës.

Fatmir Xhafa si një nga hartuesit e reformës në drejtësi ka shkruar të zezë mbi të bardhë që nuk i shpëtojnë drejtësisë prokurorë apo gjykatës, që kanë kushërinj të katërt me precedentë penalë. Dhe mbase ka patur të drejtë duke patur parasysh dhe plagën e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Por morali me dy standarde duket se nuk do e ndihmojë ministrin e brendshëm, nëse në ditët në vazhdim “armiqtë” e tij brenda partisë do t’i servirin medias dosjen e plotë të drejtësisë italiane të Agron Xhafës. Çka dhe njëherë dëshmon se pakujdesia me të cilët Edi Rama zgjedh bashkëpunëtorët dhe lehtësia me të cilën i flak nuk është mënyra më e mirë për te qeverisur një vend, kryefjala e të cilit për muaj me radhë vazhdon të mbetet kriminalizimi i politikës dhe i qeverisjes. /opinion/ /360grade.al/

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", Pre...

Lexo më shumë ...

×