Mirëse-ri-vini në epokën “parti-shtet”, aty ku protestohet në emër të qeverisë

Nga Gëzim Saliu

Një ngjarje sa komike, për nga përmbajtja, aq edhe tragjike sa i përket standardeve demokratike dhe frymës së protestës në Shqipëri, u zhvillua sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndoshta për të parën herë në histori, duke lënë mënjanë tubimet qartësisht me sfond politik, u organizua një protestë në mbështetje të qeverisë dhe në kundërshtim me pjesën më të madhe të popullsisë. E organizuar nën “përkujdesjen” eshoqatës “Bashkimi tregtar i Shqipërisë” dhe nën mbështetjen e një mase qytetarësh, të cilët për hir të së vërtetës i ngjanin më shumë pjesëmarrsëve militant të administratës në mitingjet politike, protesta pati në qendër të saj “luftën ndaj informalitetit”. Duke ju bashkuar nismës së qeverisë për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, kjo protestë tentoi të paraqiste në publik, “mbështetjen” që gëzon aksioni në popull. “Sot marshojmë në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, nga ora 15:00 deri në orën 16:00, me moton “Për një ekonomi më të drejtë”. Të gjithë pjesmarrësit në marshim dhe qytetarët, të cilët dëshirojnë të solidarizohen me këtë nismë, do të pajisen me një tullumbac të zi si një gjest simbolik, duke krijuar të gjithë bashkë një njollë të zezë (informalitetin), njollë e cila perfaqëson “paradën” e përditshme në qiell të hapur të këtij fenomeni negativ në vendin tonë. Në fund të këtij aktiviteti pjesmarrësit do të ftohen të kryejnë xhestin e tyre simbolik, të plasin tullumbacin e zi si revoltë ndaj këtij shqëtesimi të çdo aktori në vend”, thuhej në njoftimin e Shoqatës.

Pa më të voglin dyshim, lufta ndaj informalitetit përbën një aksion që duhet mbështetur nga të gjithë. Por kur kjo luftë ndërthuret me “masa mbytëse” sic është ajo e regjimit të TVSH-së për biznesin e vogël, atëherë nuk ka më vend për mbështetje popullore, e aq më pak për protesta pro-qeveritare. Kështu ndërsa debati gjithnjë e më i madh për vendosjen e TVSH-së po synon të kthejë mbrapsht këtë masë qeveritare që dënon me falimentim të paktën gjysmën e biznesve të vogla, në mes të Tiranës zhvillohet një protestë që mbështet qeverinë!

Sigurisht prapaskena qeveritare në këtë protestë është lehtësisht e dukshme e megjithatë shqetësues është fenomeni, i cili mund të kthehet në një ngjarje të ripërsëritur shpesh në ditët, muajt apo vitet e ardhshme. Përdorimi i “masës popullore” përmes protestave të “pavarura”, si mbështetëse të reformave qeveritare padyshim na kthen pas në kohë e sigurisht nuk i shkon për shtat një vendi që ka 27 vite që i ka “larë duart” me “partinë-shtet”.

Në fakt janë të pakta vendet ku protestohet në mbështetje të qeverisë dhe në ato pak vende ku ndodh ky fenomen i rrallë, ose ka mungesë demokracie të theksuar, ose vendi ndodhet nën regjim autokratik ose mbizotëron sundimi i oligarkisë. Nuk e dimë se në cilën kategori nga këto të trija përfshihet rasti i Shqipërisë, por me siguri mund të pohojmë se secila prejt tyre është shumë larg shtetit demokratik . Marshimi me urdhër nga “lart” është padyshim një kthim shumë pas në kohë për Shqipërinë./360grade.al/

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Sali Berisha: Ja çfarë po blihet me kanabis në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër aferë...

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tren, çfarë fabrikuan Rama e Balla?

Zbulohet e vërteta e fotos së Bashës dhe zonjës së tij në tr…

Deklarata e plotë e PD   Disa media shperndane mbreme dhe sot ...

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Kërcënimi i Tahirit: Ka përgjime për të gjithë, prandaj…

Ish-ministri Tahiri, as nuk dorëzohet dhe as nuk ka pse të dor&e...

Shkëlzen Berisha,  reagon ashpër për "takimin" me ish- ministrin, Tahiri

Shkëlzen Berisha, reagon ashpër për "takimin" me …

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka sqaruar nëpë...

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Ta bëjmë Shqipërinë si Turqia!

Nga Gjergj Erebara/ Qeveria shpjegon në relacionin e ndryshimeve q&eu...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Pas lajmërimit të protestave, Rama mbledh ministrat dhe...

Teksa opozita ka lajmëruar  një protestë për mosz...

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Agron Duka jep alarmin: BOMBË me sahat

Ditët e fundit është diskutuar në lidhje me siguris&eu...

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Sali Berisha denoncon grabitjen dhe zbulon autorët

Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në...

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim të vendit

Zgjedhja e kryeprokurorit, Basha paralajmëron destabilizim t…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi des...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, nuk është halli i Tahirit, por...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi: Maskaradë parlamentare, n…

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se Rama, duke nx...

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në kërkim

Shteti pagoi Balilin me kontrata e tendera pas shpalljes në …

Më 14 dhjetor 2016 Ambasadori Amerikan Donald Lu i kërkoi publik...

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës opozitën

Basha mobilizon PD për protestën: Të hënën i tregojmë Ramës …

Ndërsa maxhoranca është përgatitur për miratimin ...

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën në Hamburg?”

Deputeti: “A është takuar Saimir Tahiri me Shkëlzen Berishën…

Udhëtimi misterioz i Tahirit në Gjermani, ka sjellë në...

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas deri në rrëzimin e Ramës

Protesta e opozitës, Paralajmërimi i LSI: Nuk ka kthim pas d…

Endrit Braimllari, sekretar i përgjithshëm i LSI-së, i ftua...

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Ja çfarë i tha Presidenti Meta ambasadorit LU

Mësohet qe gjate promovimit te librit te Dr. Valbona Zeneli, Presiden...

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzukut e ka shkruar ... Përgjigje epike

VIDEO/ Godet zv/ministri i Mbrojtjes: Mesharin e Gjon Buzuku…

Zëvendës ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Mak...

Lexo më shumë ...

×