A ka kohë për Spanjën?

Nga Gezim Hoxha:

Mediat e ndryshme botërore janë gjithë sy e vesh për atë që po ndodh në Spanjë. Të gjithë po presin mbledhjen e qeverisë për të parë se si do i përgjigjet ajo deklaratës së presidentit katalanas për shtyrjen e shkëputjes nga Spanja për disa javë. Ndikimi i kësaj ngjarje ka qenë shumë i fuqishëm sidomos në tregjet financiare.

Po sipas REUTERS hapi prapa i ndërmarrë prej presidentit Katalonas, bëri të mundur që si bondet e obligacionet Spanjolle ashtu edhe monedha e përbashkët arritën nivelin më të lartë që prej dy javëve të fundit pasi tregjet financiare u qetësuan disi nga deklarata e këtij të fundit. Shkëputja do të ishte një fatkeqësi për Spanjën – thuhet ndër të tjera në një shkrim të THE ECONOMIST me titull “Nuk është ende vonë për të ndaluar ndarjen e Spanjës”. Vendi do të humbasë qytetin e tij të dytë dhe do të rrezikojë humbjen e mëtejshme të rajonit bask. Shkëputja do të dëmtonte gjithashtu edhe katalanasit, prandaj shumica e tyre ndoshta e kundërshtojnë atë. Dhe pavarësia katalanase mund të nxiste separatizmin kudo tjetër në Evropë - në Skoci përsëri, pa dyshim, por edhe në Italinë veriore, në Korsikë, ndoshta edhe në Bavari. Dhe në të vërtetë Spanja po ecën kundër rymës. Në një kohë qëDavid Cameron, ish-kryeministri britanik, kishte të drejtë kur lejoni referendumin mbi pavarësinë Skoceze në vitin 2014, homologu i tij Spanjoll ushtroi dhunë kundër manifestuesve. Duket se BE po shkon ndesh një prej të drejtave themelore që lidhet me vetvendosjen e popujve kur nuk respekton vullnetin e një populli.

Por a mund të quhet vullnet popullor fakti që përmendet nga THE ECONOMIST se para referendumit për pavarësi, sondazhet sugjeronin se vetëm 40-45% e katalanasve donin të shkëputeshin nga Spanja? Duketse, siç ndodh edhe me populistët e tjerëgjetkë, Z. Puigdemont ka ofruar një vizion të thjeshtë, pa shpjeguar kostot e pavarësisë apo se si mund të ndodhë një gjë e tillë. The Guardian citonte Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, i cili i ka kërkuar qeverisë katalanase të qartësojë nëse e ka shpallur pavarësinë apo jo, pasi ai e konsideron hapin e pezullimit të autonomisë së rajonit dhe imponimit të sundimit të drejtpërdrejtë nga Madriditëpashembullt. Rajoy, i cili nuk e ka përjashtuarzbatimin e nenit 155 të kushtetutës spanjolle për të marrë kontrollin e Katalonjës, shpejtoi të kapte dykuptimësinë e pozicionit të Puigdemont, duke e akuzuar atë për mbjelljen e qëllimshme të konfuzionit. Spanja ka një frikë historike të copëtimit. Shkëputja katalanase ishte një nga faktorët që solli luftën civile spanjolle të viteve '30.- vazhdon më tej THE ECONOMIST.

Në fund të fundit, katalanasit e mbështetën në mënyrëdërrmuese demokracinë e cila u rrënjosthellë në këtë vendbanim.Ajo solli prosperitet dhe dha një doza të madhe autonomie në rajonet spanjolle, duke përfshirë edhe Katalonjën. Me pak përjashtime, sidomos kur rrënohen perandoritë, bota në përgjithësi favorizon unitetin kombëtar dhe jo vetëvendosjen nga grupet subnacionale. Shumë prej shteteve të çliruara nga shpërbërja e perandorisë sovjetike u bashkuan me Bashkimin Evropian, por këto ditë BE është i kujdesshëm, duke paralajmëruar separatistët e mundshëm që shtetet e reja nuk kanë të drejtë automatike për t'iu bashkuar këtij komuniteti. Pa mbështetjen e Spanjës, Katalonja do të gjendej në anën e gabuar të një muri të ri doganor.

Edhe disa që nuk pajtohen me metodat e z. Puigdemont besojnë se Katalonia ka një mundësi për fitimin e kombësisë. Madje mund të mbijetojë edhe ekonomikisht. Shumë njerëz mendojnë se ajo përbën një komb. Nën autonominë e dhënë nga Spanja, udhëheqësit katalanas kanë promovuar gjuhën e tyre dhe besimin e tyre nacionalist. Edhe tani shumica e katalanasve ndoshta mund të fitohen me ofertën e autonomisë më të madhe, duke përfshirë fuqinë për të rritur dhe mbajtur më shumë nga taksat e tyre, më shumë mbrojtje për gjuhën katalanase dhe një lloj njohjeje të katalanasve si një "komb". Madje mund të merret për bazëedhe ideja e opozitës spanjolle për ta kthyer Spanjën në një shtet federal. Qiproja ka hedhur poshtë një deklarim të njëanshme të pavarësisë nga udhëheqësi i Katalonjës, duke thënë se kjo shkel kushtetutën e Spanjës.– thuhet në një tjetër shkrim që i bën jehonë situatës në Spanjë.

Shkrimi me titull Qiproja kundërshton pavarësinë e Katalonjës, është publikuar të mërkurën nga ASSOCIATED PRESS. Një nga opsionet e Spanjës mund të jetë zbatimi i nenit 155 të Kushtetutës, i cili lejon qeverinë qendrore të marrë kontrollin e ndonjë prej 17 rajoneve të saj (ose të gjithave) nëse ato nuk i përmbushin obligimet e tyre ligjore. Rajonet gjysmë autonome të Spanjës kanë shkallë të ndryshme të kontrollit mbi çështje të tilla si arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Edhe Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha se një deklaratë e njëanshme e pavarësisë nga Katalonja do të ishte "e papërgjegjshme".

Përballë përpjekjeve të separatistëve katalonas për t'u larguar nga Spanja, Kryeministri Mariano Rajoy ka refuzuar të përjashtojë vendosjen e sundimit të drejtpërdrejtë mbi rajonin nga Madridi. - shkruan THE NEËINDIAN EXPRESS duke iu referuar nenit 155. Sipas Javier Perez Rojo të Universitetit të Seviljes, masat qëmund të merren përfshijnë "pezullimin e qeverisë rajonale, duke e vënë Mossos d'Esquadra, forcat rajonale të rendit, nën urdhërat e ministrisë së brendshme" dhe madje "mbylljen e parlamentit rajonal". Por artikulli 155 është vetëm një nga opsionet që ka z. Rayoj. Qeveria mund të deklarojë një gjendje të jashtëzakonshme, e cila do të kufizonte "lirinë e lëvizjes dhe lirinë e tubimeve", tha Cano Montejano. Dhe legjislacioni i nënshkruar në vitin 2015 mund të lejojë Madridin të argumentojë se kriza katalanase përbën një "situatë në lidhje me sigurinë kombëtare" dhe të marrë kompetenca shtesë.

E megjithatë, e ligjshme apo jo shpallja e një anshme e pavarësisë nga ana e Katalonjës na kujton të gjithëve se sa të përçarë janë ende njerëzit. Të kapur ende pas fantazmës së nacionalizmit njerëzit edhe sot e kësaj dite identifikohen me anën e një kombësie të caktuar, në një kohë që do duhej që të gjithë njerëzit të kishin një identitet të vetëm dhe të quheshin TOKËSOR. E prej këndej do të fillonte një fillim i ri për të gjithë racën njerëzore që do të lidhej me heqjen e çdo barriere jo vetëm politike por edhe ekonomike./360grade.al

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga problemi i drogës

E rëndë, Athina Zyrtare: Opinioni publik po çorientohet nga …

Ndërsa IKMT u ka dorëzuar banorëve të Himarës njo...

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

360 Gradë - “Edi Rama si Sadami dhe Noriega”

Në studion e emisionit 360 gradë me gazetarin Artur Zheji u b&eu...

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Manjani: PS, të zgjedhë Kryeministër të ri (360video)

Ylli Manjani, i ftuar ne emisionin 360gradë, të gazetarit Artur ...

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën për 200 telefonatat me Delijorgjin

Pas akuzave të Tahirit, reagon Shkëlzen Berisha: Pyete Ramën…

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit Sai...

Gazetarja live nga Roma:  Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër vlonjat, i arrestuar (360video)

Gazetarja live nga Roma: Kapen mbi 2 ton drogë, një tjetër …

Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje direkte me emisionin 360grad&...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare, për sa kohë kam...

Shpërthen Saimir Tahiri: Do përballem në mënyrë spektakolare…

Ish-ministri Saimir tahiri që kohët e fundit është aku...

Ish- ministri Demiraj:  Hetime te ministria e Mbrojtjes për drogën

Ish- ministri Demiraj: Hetime te ministria e Mbrojtjes për …

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arrestohem Lorenc...

VIDEO/Tahiri mes lotëve dhe toneve të ashpra: Unë po arresto…

"Mbi të gjitha është përgjegjësia ime mbi familje...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

E ka kërcënuar Tahiri-Ramën? Ish-ministri: Unë nuk…

“Unë nuk pres mbrojtje pa kushte nga askush. As nga familja ime...

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me kriminelë

Deklarata bombë e Tahirit: 30 deputetë që kanë udhëtuar me k…

Shumëkush ka pasur kuriozitet se çfarë i ka shkuar nd&eum...

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Demiraj zbulon: Ja kush e mbron Haki Cakon

Dritan Demiraj, ish -ministër i Brendshëm, i ftuar në emisi...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të largët të burgut, edhe i arrestuar do vazhdoj betejën me...

VIDEO/Tahiri i tronditur: Dita që të shkoj në qelinë më të l…

Në studion e “Opinion”, ish – ministri Saimir Tahir...

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Lorenc Vangjeli: Çako nuk ka dhënë dorëheqje!

Blendi Fevziu tha live në emisionin e tij Opinion se nuk ësht&eu...

Rama me  Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (360video)

Rama me Kryeministrin italian Paulo Gentiloni për Tahirin (…

    Kryeministri Rama ka marrë informacion lidhur me dosj...

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

E fundit/ Çako jep dorëheqjen

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka dhën&eum...

Lexo më shumë ...

×