Trishtimi i zonjës Wolfl me Edi Ramën

Nga Edi Lesi:

Duke qënë një intervistë me shkrim, pra pa video, ajo e “Der Standard” me Edi Ramën, na mbetet vecse ta përfytyrojmë se si gazetarja Adelheid Wolfl, një njohëse e mirë e Ballkanit, hepohet nga karrigia, përtypet, bën një hap pas, mbledh veten, hidhet sërish, dhe pyet. Ajo ngjan se insiston në një pikë; nëse kishte debat brenda Partisë Socialiste për emërimin e Rucit në krye të Kuvendit. Në vend të përgjigjes merr nga Rama një habi përzier me përcmim për këtë lloj ngacmimi.

Ajo insiston nëse PS bëri një hetim të sajin, a kishte dikush një kontestim, a bëri dikush një llogari, një analizë, brenda kësaj force politike, për faktin se dikush me bagazhe të rënda nga e kaluara komuniste e me barrë të madhe në ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, po vendosej pas 27 vitesh demokraci në majën e institucionit më të rëndësishëm kushtetues të vendit. Në vend të përgjigjes, Rama shtëmënget pak, dhe përsëdyt habinë përzier me përcmim. Intervista mund të kishte vazhduar kësisoj;

Ajo: A mendon kush ndryshe në Partinë Socialiste?

Ai: Jo!

Ajo: A ka debat në Partinë Socialiste?

Ai: Jo!

Ajo: A ka ndonjë shkëndijë, ndonjë qëndrim pakëz të pangjashëm me tuajin në parti?

Ai: Jo! Ajo: A mendon njeri në partinë tuaj?

Ai: Ska nevojë! Nuk ka pra. Në atë parti mendojnë të gjithë njësoj, produkt i një matrice të rreptë, që nuk lejon debat, hetim, analizë, asgjë prej gjëje, që shkon përkundër linjës së alone-timonierit. Ajo është një trupë amorfe, pa asnjë pore nga mund të hyjnë erëra diversiteti. Nëse dikush po bën sot rolin e një farë qortonjësi, që predikon moral e flet për popullin, duhet ti kërkojmë motivet e tij gjetkë, vetëm në faktin se është karrige-rrëzuar. Ecën karvani përpara.

Tani që janë përcjellë edhe aleatët, nuk ka më asnjë ngjyrë laramane, sado e përhime. Do zhgënjehet edhe dikush që kishte shpresë se do shpërthente një grimcë disidencë në gjykatë, ku është banda e partisë, dhe banda e partisë gjendet atje për shkak të ambasadorit amerikan. Edhe në gjykatë pra, megjithëse në kushte jo të favorshme, ndoshta me pakënaqësi legjitime, sërish banda shfaqet me të njëtin mendim me partinë. Njësoj mendon dhe udhëheqësi historik në ekzil, të cilit i njihet merita se solli një pranverë lirie në atë parti dikur, që vazhdonte mbante deri vonë ndezur një turbinë kriticizmi, por tashmë ai gjen vend për parkim sa herë shfaqet dhe nuk konteston më. Blushi divers u lëcit si diversant. Kjo është gjendja. Ndaj Rama habitet me të drejtë me trishtimin e zonjës Wolfl.

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

Tifozët i dalin kundër, Besnik Hasi në pozitë të vështirë

Tifozët i dalin kundër, Besnik Hasi në pozitë të vështirë

Besnik Hasi gjendet përballë një situate mjaft të &cce...

Ambasadori Lu tregon se ku ‘çalojnë’ zgjedhjet në Shqipëri, merr si shembull nënën e tij

Ambasadori Lu tregon se ku ‘çalojnë’ zgjedhjet në Shqipëri, …

TIRANE – Donald Lu njihet si një nga ambasadorët q&eu...

Përdhunoi shqiptaren, klubi i njohur refuzon Robinhon

Përdhunoi shqiptaren, klubi i njohur refuzon Robinhon

Braziliani Robinho tashmë po fillon të vuajë pasojat e d&eu...

Kriza në Reformë në Drejtësi, përfaqësuesi i shoqërisë civile në KLP mund të mos zgjidhet kurrë

Kriza në Reformë në Drejtësi, përfaqësuesi i shoqërisë civil…

Përfaqësuesi i shoqërisë civile në Këshillin...

Donnarumma-Milan, një histori përplasjesh, Raiola në mes dhe një ngërç ligjor

Donnarumma-Milan, një histori përplasjesh, Raiola në mes dhe…

Juventus, Real Madrid, Barcelona, PSG, Manchester United, Manchester City ...

Votimi elektronik, flet Lu: Keni probleme me blerjen e votës, elektronika i zgjidh këto

Votimi elektronik, flet Lu: Keni probleme me blerjen e votës…

Ambasadori amerikan Donald Lu ka vlerësuar përdorimin e teknolog...

Faktet penale dhe mesazhet që rrëzuan mbrojtjen e Tahirit

Faktet penale dhe mesazhet që rrëzuan mbrojtjen e Tahirit

Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri nuk mund t&eum...

PD pranon kontratat e lobingut, flet për shpenzimet: Janë politike, jo zgjedhore

PD pranon kontratat e lobingut, flet për shpenzimet: Janë po…

Partia Demokratike, me anë të juristit të saj në Komis...

Patozi: Basha tentoi të tjetërsojë PD-në, kur humbi u tërhoq

Patozi: Basha tentoi të tjetërsojë PD-në, kur humbi u tërhoq

Ish-deputeti i PD-së,  Astrit Patozi, akuzoi kreun demokrat Lulz...

Habit Paloka: Pse hymë në zgjedhje? Na kërcënuan, na detyruan në...Basha ka përgjegjësi për...

Habit Paloka: Pse hymë në zgjedhje? Na kërcënuan, na detyrua…

Deputeti i Partisë Demokratike, dhe njëherazi nënkryetari i...

Trondit gazetari, "zbulon" deputetët e kanabisit

Trondit gazetari, "zbulon" deputetët e kanabisit

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin 360gradë, t&...

Deputeti Luan Rama: Kryeministri nuk është i qetë sepse…

Deputeti Luan Rama: Kryeministri nuk është i qetë sepse…

Deputeti i LSI-se, Luan Rama, ne studion e 360grade të Artur Zhejit, ...

Shpërthen Gjokutaj/ Nuk trajtohet kanabisi, si shëndetësia qe nuk ka shtretër (360video)

Shpërthen Gjokutaj/ Nuk trajtohet kanabisi, si shëndetësia q…

Avokati Genc Gjokutaj, në emisionin 360gradë, të Artur...

Shokon gazetari: Sot, vrasje për trafikun e drogës (360video)

Shokon gazetari: Sot, vrasje për trafikun e drogës (360video…

Gazetari Roland Qafoku, në 360gradë të Artur Zhejit, duke k...

Trondit gazetari,  zbulon mesazhet e bashkëshortes së Tahirit

Trondit gazetari, zbulon mesazhet e bashkëshortes së Tahiri…

Gazetari Basir Çollaku, në emisionin 360gradë, të Ar...

Braçe kundër Peleshit, sfidohen në Kuvend

Braçe kundër Peleshit, sfidohen në Kuvend

Seanca Plenare e së enjtes, ka për rend dite diskutimin  pe...

Lexo më shumë ...

×