Dosja/Organizata sekrete “Syri i Popullit”

Policia Kufitare e Durrësit arrestoi pak kohë më parë anëtarin e lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja. Pa shumë zhurmë, Ramabaja iu dorëzua autoriteteve të Kosovës, aty ku mbi të rëndojnë akuza tepër të rënda.

Ramabaja ka qenë ish kandidat për deputet i Vetëvendosjes. Ai dyshohet se është pjesë e një organizate sekrete të quajtur “Syri i Popullit”. Megjithëse nuk dihet roli dhe pozicioni i tij i saktë në këtë organizatëm besohet që themelues i saj të jetë Murat Jashari.

Murat Jashari është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova. Ai dyshohet se më parë ka themeluar organizatën sekrete “Liri Atdheut” përmes së cilës ka kërkuar mbledhjen e fondeve nga shqiptarët e diasporës për “vrasjen e tradhëtarëve” të Kosovës.

Pikërisht këto akuza rëndojnë sot mbi Sadri Ramabajan, i cili ka dalë sot para gjykatës në Kosovë ku akuzohet për përgatitjen e vrasjeve të përfaqësuesve të lartë të shtetit kosovar.

Prokuroria beson se Ramabaja, si pjesëtar i organizatës sekrete “Syri i Popullit”, planifikonte vrasjen e kokave të shtetit në Kosovë, apo “tradhëtarëve’, siç cilësohen në një listë të dyshuar të kësaj organizate.

Në listë e “zezë” bien në sy emra të rëndësishëm si presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Behgjet Pacolli, Fatmir Sejdiu, Ramiz Kelmendi, Berat Buzhala e të tjerë.

Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës pretendon se ka zbuluar planin e Ramabajës dhe shoqërisë sekrete “Syri i Popullit” për vrasjen e rreth 30 krerëve të lartë të shtetit të cilësuar si tradhëtarë.

Lista e dyshuar e organizatës "Syri i Popullit" me emrat e personave për likuidimi

Prokuroria thotë se Sadri Ramabaja donte që kjo organizatë të mos zgjerohej me më shumë se 10 anëtarë; të dhjetë duhet të ishin të lidhur fortë mes tyre, të besueshëm dhe tepër diskret, sepse plani rrezikonte të dekonspirohej pasi sipas Ramabajës në Kosovë operojnë 38 shërbime sekrete.

Këto propozime Ramabaja ia ka bërë Murat Jasharit, ky i fundit akuzohet për tentativën e vrasjes së avokatit kosovar Azem Vllasi.

Vllasi besohet të ketë qenë objektivi i parë për likuidim, i listës së “tradhëtarëve”. Ai mbeti i plagosur me plumb në shpatull në atentat nga vetë Jashari, që sipas raportimeve e ndërmori atentatin e parë vetë si kreu i organizatës me qëllim t’u jepte guxim pjesëtarëve të tjerë.


Prokuroria e Kosovës ka thënë se Sadri Ramabaja ka mbajtur kontakte edhe me shtetasen rumune Mona Agrigoroaiei, ndaj së cilës janë zgjeruar hetimet për të njëjtat vepra penale si pjesëtare e organizatës kriminale “Syri i Popullit”.

Ramabaja u arrestua në Durrës gjatë tentativës për t’u larguar jashtë shtetit, pasi ndjeu që jeta e tij ishte në rrezik. Ai përdori dokumentet e një tjetër anëtari të Vetëvendosjes, Xhevat Bislimit.

Por Bislimi ka mohuar të ketë dijeni se Ramabaja ka përdorur dokumentet e tij për tu larguar nga Durrësi.

E lidhur me organizatën “Syri i Popullit”, Bislimi ka thënë se është një sajesë e qeverisë së Kosovës për të sulmuar dhe implikuar kundërshtarët politikë.

 

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", Pre...

Lexo më shumë ...

×