Faslli Haliti: "Për nënën dhe Kadarenë, kam pasur e kam admirim hyjnor"

Faslli Haliti është një nga emrat e shquar të letërsisë shqipe, një poet i talentuar, udha e të cilit nuk ishte aq e lehtë, aq më tepër gjatë viteve të diktaturës komuniste.  Lindur në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935, mbaroi Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 - 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën «Dielli dhe rrëkerat», ka punuar si kooperativist i thjeshtë 4 vjet në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë dhe 7 vjet në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhëri '«Naim Frashëri» klasi  III, 1989,  Urdhëri «Naim Frashëri» klasi I, 1995 Urdheri «Naim Frasheri» i Artë. 2006, Udhri “Mjeshtër i Madh”, 2012

Në një rrëfim ekskluziv për “360 grade.al” Haliti tregon për botimet e tij të para, marrëdhëniet e tij me Ismail Kadarenë dhe Dritero Agollin, si dhe krijuesit lushnjarë.

 Kur i keni botuar poezitë e para në shtyp?

Faslli Haliti: - Për herë të parë kam botuar dy poezi në Almanakun «Myzeqeja Letrare» 2, botim i Shtëpisë së Kulturës dhe Krijimtarisë Popullore,  Lushnjë1962. Mora vesh se poezitë e mia i kishte parë Kadareja dhe ishte shprehur mirë për to. Kjo më dha zemër. Ndërsa botimin e parë serioz e kam botuar në gazetën letrare “Drita”, në rubrikën “Talentet e reja”, më 22 prill 1963. Redaktor, në atë kohë në gazetën “Drita”, ishte Ismail Kadare. M’u botuan dy poezi, por njëra “Unë mësuesi i fshatit” ra më shumë në sy. Në atë kohë isha 26 vjeç, kisha mbaruar liceun artistik “Jordan Misja” dhe jepja mësim për vizatim. Isha mësues vizatimi dhe shpresoja të bëhesha piktor. Botimi poezisë së parë  në gazetën “Drita” ishte një gëzim po aq i madh sa  gëzimi për fëmijën e parë. Ishte një ngjarje për mua. Më pas vijuan të botoheshin me radhë cikle të plota me poezi.

-Po libri i parë me poezi kur e keni botuar?

-Librin e parë poetik “Sot” e kam botuar në maj të vitit 1969.

-Si ishte fryma mes krijuesve në fund të viteve 60-70-të?

-Kur unë botova poezitë e para në shtyp e aq më tepër kur botova librin e parë me poezi, unë nuk njihesha fare atëherë si poet, më shumë njihesha si piktor, por, si në provincë, kishte mendime pro dhe kundër krijimtarisë time. Ndërsa unë prisja suskesin në pikturë, poezia ishte ajo që e kapërxeu dhe që ra më shumë në sy, sepse shprehesha më mirë me të. Në pikturë nuk i thosha dot ato gjëra që thosha në poezi.

Dua të kujtoj një rast. Si mësues vizatimi në një nga shkollat e Lushnjës, kur sapo kisha botuar librin tim të parë, por edhe poezi në shtyp, si mbaroi ora e mësimit, më vijnë dy nxënës e më thonë: “Mësues, ne i lexuam poezitë e tua dhe na pëlqyen. Ne kemi qejf shumë poezinë”. Këta ishin Visar Zhiti dhe Fatbardh Rustemi. Këta dy vijuan me letërsinë dhe unë kam bërë, më vonë, edhe një poezi për këta të dy. Më pas u krijua një grup i mirë në Lushnjë, me këta djem të e rinj e të talentuar që filluan edhe ata të botonin. Unë, natyrisht, isha shumë i kujdesshëm që të mos i prekja, t’i lëndoja duke vlerësuar me tepri  njërin e të pikëlloja tjetrin. Kisha parasysh atë thënien e Hygoit: “Me gëzimin e tyre, disa kërkojnë të të vrasin”. Ҫdo teh ka një vend që pret më shumë, ashtu si çdo fjalë e ka një theks që tingëllon më shumë. E kisha parasysh këtë duke dashur që të mos dekurajoja askënd. Unë i daktilografoja vetë poezitë e tyre e shkoja në çdo redaksi dhe i çoja poezitë e tyre për botim. Kam ndërhyrë për të mundësuar botimin e poezive të tyre më të bukura. Duke bërë edhe garantin për ndonjërit që e kishte të domosdoshëm garantin për botim. Pra, dua të them se atmosfera krijuese në Lushnjë ishte shumë e mirë, deri në vitin 1973, kur unë u kritikova për poemën «Dielli dhe rrëkerat».

-Si erdhi dënimi juaj?

Unë botova poemën “Dielli dhe rrëketë” në gazetën “Zëri i rinisë”në dhjetor të vitit 1972.  Aty, xhelozët, dashakeqët, u ndezën dhe e keqinterpretuan, bile njëri nga ata, e çoi poemën në degën e Punëve të Brendshme, pasi unë e dorëzova në konkursin e 30-vjetorit të Partisë. Ai e mori e çoi në Degë, duke thënë se “kjo është për në Degë, jo për në konkurs”. Dhe u manipuluan  10 gjimnazistë të Lushnjës që të kritikonin poemën dhe poezitë e mia si poezi formaliste që e shihni realitetin socialist me syze dielli. Kritika e tyre u botua nga gazeta lokale «Shkëndija» të Lushnjës. Arritën deri aty sa iu mbushën mendjen nxënësve se ata kishin mbështetjen e Sekretarit të Parë, madje të mos hezitoni fare për të firmosur kritikën sepse ata i përkrahte Partia. Për këtë më erdhi shumë keq. Mbas kësaj kritike në mbledhjen e madhe ose më saktë në mbledhjen autodafe, Sekretari i Parë u soll shumë ashpër, duke e quajtur poemën time «Katran me bojë».

Këtë mbledhje e kritikoi Dritëro Agolli, kjo mbledhje revoltoi edhe Kadarenë i cili u shpreh se «kundër autorit të ri filluan një fushatë akuzash spekulative».

Unë, natyrisht e mbrojtja krijimin tim. Isha anëtar i LSHA dhe sapo kisha marrë 6 muaj leje krijuese për të shkuar në Metalurgjik, për njohjen e jetës, punëtorëve, etj. Sekretari i Parë më propozoi të shkoja në një kooperativë të Lushnjës, në prodhim. Kështu ishte fjala. Shkova për 6 muaj dhe mbeta katër vjet aty. Katër vjet në bujqësi, në punë bujqësore si gjithë kooperativistët e tjerë. Nga prilli i 1973 - prill 1977, punoja në të gjitha llojet e punës, në kanale, madje edhe me parmendë. Kam bërë edhe kavalle orizi jo kavalle jo virtuale, por kavalle të vërtetë. Në prill 1977 u ktheva në Lushnjë. Nuk më kthyen në arsim, por më çuan në komunale, në sektorin e dekorit. Atje punoja me parrulla në mure, pankarta dekorime e tjera. Plot shtatë vjet u enda duke mbuluar muret me parrulla dhe me  ҫarҫafë shkrimes për objektivat në grurë, misër, fasule... Deri në vitin 1984 m’u ndalua botimi. Asnjë poezi në shtyp. Një heshtje e shurdhët.

-Si ndodhi “rehabilitimi” juaj?

-Në vitin 1984 u ktheva në arsim dhe njëherësh m’u botua libri “Mesazhe fushe”. Redaktore ishte Iskra Thoma, por ishte përsëri Ismail Kadare ai që ndikoi tek botimi. Ai, sikurse edhe te libri i parë, “Sot” ishte recensent i librit të dytë. Libri u prit shumë mirë. Në Lushnjë atë e solli Gaqo Bushaka, në Komitetin e Partisë, të shoqëruar me një shkrim të tij mjaft vlerësues. Po ashtu edhe Anastas Kondo tha fjalë të mira për librin. Për librin riabilitues «Mesazhe fushe» Dritero Agolli më tha: «Kur pashë librin tënd të cilin ma kishin sjellë e vendosur mbi tavolinën e zyrës së Lidhjes, nuk po guxoja ta hapja, pa le ta lexoja, sepse mendova se do të hasja një libër me sllogane e panegjerizma. Por kur e hapa dhe fillova të lexoj poezinë e parë, të dytë, të tretë e deri poezinë e fundit, doli ndryshe; gjeta po atë Faslli, po atë nerv poetik që kisha vënë re dikur, po atë sy kritik, e po atë guxim krijues.»

- Çfarë marrëdhëniesh kishtne me LSHA, me Dritero Agollin?

-Unë isha anëtar i LSHA që nga viti 1969, edhe kur mu hoq e drejta e botimit e ruajta këtë status. Megjithëse kishte zëra që thoshin e madje shkruanin letra anonime e me emër, ashtu siç i botuat ju te “360 grade.al”, para disa ditësh, unë përsëri mbeta anëtar i LSHA, por që nuk kisha asnjë të drejtë të botoja. Me Driteroin kisha marrëdhënie të shkëlqyera. Ai ishte i pari që është prononcua për mua në një konference me krijuesit e rinj të Shqipërisë, në vitin 1966, ku Ditëroi mbajti referatin kryesor. Në atë referat ai tha se «Faslli Halitit ka një poezi me nerv...» Gjatë kohës së Plenumit IV, mendoj, se ai ishte i detyruar të thoshte se poema «Dielli dhe rrëkerat», ishte me përmbajtje revizioniste. Kaq.  

-Po marrëdhëniet tuaja me Ismail Kadarenë?

-Unë e adhuroja Ismailin. Kisha një adhurim hyjnor për të. Për nënën dhe Ismail Kadarenë nuk thosha kurrë qoftë edhe pakënaqësinë më të vogël. Me të kam pasur dhe kam marrëdhënie shumë të mira. Nëse Shekspiri thotë se nuk më shikon me syrin e mikut, gjersa më vë re të metat, unë e kam shikuar dhe shikoj Kadarenë me syrin e mikut, ia shikoj të metat, por ato nuk ia them askujt as edhe vetë Kadaresë. Ai më ka ndihmuar që në poezitë e para, botimet në “Drita” e më pas ishte recensent në të dy librat e parë, “Sot” dhe, “Mesazhe fushe”. Gjithmonë ka thënë fjalën e mirë për mua. Në recencën e librit «Syri» që nuk u botua, por u bë letër në vitin 1972, Kadareja shkruante se në morinë e poezive nebulozë, ky libër  flet kthjellët. Dhe shtonte: «Të mos hiqen poezitë: «Njeriu me kobure», «Djali i skretaritn», «Unë dhe burokracia» dhe, sidomos poema «Dielli dhe rrëkerat» të mos hiqen nga libri «Syri» kurrësesi.

Edhe pas viteve 90-të e kam takuar dhe bisedojmë shumë miqësisht. Në pamje të parë Ismaili  duket sikur është bronz, por në bisedë ai shkrihet,siҫ thotë një shoku im, komportohet mrekullisht e tepër njerëzisht e miqësisht, kur bisedon me shokë e miq.

-Çfarë marrëdhëniesh keni ju sot me shkrimtarët e Lushnjës?

-Në dhjetor të vitit 2012,një i burgosur politik, botoi një kritikë në gazetën «Republika» ku thoshte se Faslli Haliti nuk është dënuar për letërsi dhe më quante madje apostullin më të përbetuar të marksizëmit, si dhe poet oborri. Nuk po flas për fyerjet, shpifjet, gënjeshtrat monstuoze dhe akuzat idiote.

Këtë killer,  e takon poetja dhe shkrimtarja e persekutuar në Savër të Lushnjës Bajame Hoxha(Ҫeliku) dhe e pyet, pse kishte shkruar atë lloj kritike për mua.

Sepse më nxitën rivalët e tij lushnjarë, i thotë i burgosuri politik së persekutuarës politike, poeteshës Bajame Hoxha. U takova me të. Ai më tha se ishte i nxitur nga rivalët e mi poetë lushnjarë dhe më tha katër emra duke më premtuar se do të më kërkonte ndjesë publike se më kishte demaskuar padrejtësisht. I besova. Ka kaluar më shumë se një vit dhe ai nuk më ka kërkuar ndjesë publike.

Nuk më vje keq për atë killer, por më vjen keq me lushnjarët e mi që nuk iu përgjigjën atij për të dëshmuar se akuza e tij nuk ishte vërtet. Kjo më ftohu me shokët e mi krijues. Si thua ti Flori Sllatina, të mos ftohesha?. Le të Më ngrohin ata duke ia hedhur poshtë me neveri, kritikëshkruesit që i denoncoi tek unë. 

Megjithatë me krijuesit e talentuar lushnjarë që nuk i kanë mungouar e nuk i mungojnë Myzeqesë, më kanë nderuar, vlerësuar dhe i kam vlerësuar dhe i vlerësoj maksimalisht, siҫ e meritojnë.  "360grade.al"

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Meta cakton prioritetet, përkrahje fëmijëve jetim

Në kuadrin e "Javës së Fëmijëve Jetimë", Pre...

Lexo më shumë ...

×