Sulejman Mato: Lidhja e Shkrimtarëve ka bërë keq, edhe me heshtjen e saj

Unë kam qenë shumë i kujdesshëm në marrëdhënie me Driteroin, ndonjëherë i rrija pranë edhe për të mos më goditur...

“Në vitet 1962 – 1963, ne ishim një kurs shumë i mirë letrar, ku bënin pjesë Musa Vyshka, Elena Kadare, Vatho Koreshi, Ruzhdi Pulaha, Rushdi Qatipi, Viktor Qyrku, Minush Jero, unë etj”, nis rrëfimin e tij Sulejman Mato, shkrimtar i njohur e me një sërë botimesh në prozë e poezi. U krijua një klimë e mirë letrare brenda kursit. Ne kishim lidhje edhe me Koçi Petritit nga Korça, apo Faslli Halitin nga Lushnja etj. Lexonim krijimet e njëri – tjetrit dhe diskutonim me zjarr. Shto këtu edhe pedagogët e shquar Jakov Xoxa, Fatos Arapi, Mark Gurakuqi, Filip Ndocaj, Eqerem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Skënder Luarasi, etj, apo edhe me krijuesit e rinj Ismail Kadare e Dritero Agoli që u martuan me vajza brenda kursit tonë, Helenën dhe Sadijen. Ne si brez arritëm të zëmë edhe vende të mira pune për kohën. Ruzhdi Pulaha filloi në Radio Tirana, Shefki Karadaku te “Ylli”, Vath Koreshi te “Zëri i Rinisë”, Helena te “Pionieri” etj. Në gusht 1967 unë u emërova në Lidhjen e Shkrimtarëve, në revistën “Nëntori”, Viktori Qurku te “Drita” etj. Në atë kohë gjetëm të ishte në Lidhjen e Shkrimtarëve kryetar, Dhimitër Shuteriqi, sekretar i Përgjithshëm, Shefqet Musaraj.

Ne ishim brez i ri dhe kërkonim diçka të re, edhe estetikisht, diçka të veçantë, intime. Sot p.sh shikoj se ka shumë pak intimitet. Poezia ishte tematike por ne e çliruam. Isha unë, Viktor Qurku, Frederik Rreshpja, Moikom Zeqo e Xhevahir Spahiu. Në lexonim prozën dhe poezinë bashkëkohore dhe kërkonim të ishim në të njëjtat parametra me letërsinë botërore të kohës, por natyrisht pa dalë jashtë binarëve të realizmit socialist. Ajo ishte baza në letërsinë tonë.  Ç’është e vërteta në atë kohë Lidhjen e Shkrimtarëve e gjetëm shumë akademike. Mund të them se edhe mënyra e të shkruarit ishte e vjetruar. Pra Lidhja e Shkrimtarëve ishte e izoluar nga realiteti. Anëtarët e Lidhjes ishin dhe të përkëdhelurit e sistemit. Ata që punonin aty kishin shumë komoditet. Shkrimtarët e kishin mirë me shtetin e me partinë. Ne punonim 4 orë në ditë nga ora 09.00 deri në 13.00.  Por duhet thënë se gjithsesi kishte një frymë më liberale. Furtuna filloi pas Festivalit të 11 në RTSH, por u thellua shumë më tej me Plenumin IV. Kërkoheshin viktima dhe ra sëpata edhe tek ne, në LSHA. Në Lidhje filloi me një kritikë që Enver Hoxha bëri për poetin Xhevahir Spahiu. Në numrin e radhës së revistës “Nëntori”, Enveri lexoi poezinë “Lisi” të këtij autori, ku mes të tjerash kishte dhe një varg ku thuhej: “Jam ai që s’jam, do jem ai që s’kam qenë”. Xhevahiri e kishte fjalën për një dru lisi që pritej. Enveri tha se poeti ishte ndikuar nga filozofia ekzistenciale e Sartrit. Fillimi i sulmeve në art e kulturë fillimisht u mor si diçka e thjeshtë. Në Lidhje u mendua se gjithçka do të fashitej me largimin e disa shkrimtarëve ku përfshiheshin: Sulejman Mato, Faik Ballanca, Viktor Qurku, Moikom Zeqo e Thanas Dino. Por e keqja erdhi pas Plenumit  IV të KQ, që vuri theksin: “Kundër ndikimeve borgjezo-revizioniste në letërsi dhe në art”.  Plenumi i IV i KQ tregoi se talentet e reja nuk u mbështetën siç u bë fillimisht, por u braktisën. Nga ai Plenum ne morëm një goditje nga ku se morëm veten kurrë. Pati largime nga Lidhja e Shkrimtarëve të disa poetëve e prozatorëve. Dy prej tyre e përjetuan keq këtë largim. Faik Ballanca vrau veten në shtëpinë e tij me armë zjarri, Viktor Qurku shkoi në fshatin e lindjes, Çorraj të Sarandës, e u hodh nga një shkëmb duke kryer gjithashtu vetëvrasje. Të rinj të tjerë të talentuar iu ndalua botimi, ca edhe u burgosën. Akuzat kundër shkrimtarëve ishin për liberalizëm dhe botim të materialeve që kishin ndikime të huaja. Në atë kohë si sekretar i partisë erdhi Dritëro Agolli, që pasoi Ibrahim Uruçin, i cili u shkarkua e çuan fshesar në Tepelenë, fshinte rrugët natën.. Agolli na thirri një nga një e na bëri karakteristikat. Kur lexoi karakteristikën time, ku flitej për gabime të karakterit liberal unë nuk e pranova. Pas meje nuk e pranoi as Viktori Qurku. Edhe Faik Ballanca u zu keq me Driteroin. Ai nuk e pranonte karakteristikën e tij, ishte natyrë impulsive Faiku. Kjo karakteristikë të hapte shumë telashe, pasi atë do ta merrje me vete kudo do punoje. Dritëroi na tha se ne duhet të bënim nga një shënim që nuk ishim dakord me karakteristikën dhe ne e bëmë një gjë të tillë. Të njëjtin fat pësoi dhe Xhevahir Spahiu që e larguan nga “Zëri i Popullit”. Dritëroi e shprehte hapur: “Sulejman Mato rri me Kadarene”. E kishte këtë, kush rri me Kadarenë është armiku im. Ishin ndarë të rinjtë, në simpatizantë të Driteroit dhe të Kadaresë. Unë kam qenë shumë i kujdesshëm në marrëdhënie me Driteroin, ndonjëherë i rrija pranë edhe për të mos më goditur...  Shtrohet pyetja: A ka bërë dëme Lidhja? Edhe me heshtjen e saj Lidhja ka bërë shumë dëme. Dënohej dikush edhe ajo heshte. Mbaj mend një fakt. Kur më thanë se ka vrarë veten Faiku, unë u trondita shumë. Vajta me vrap te Lidhja, shikoj aty asnjeri. Hyra te kafja e vogël, shikoj Driteroin me nja tre katër sejmenë që pinte.. I thashë se ka vrarë veten Faiku, “Po, po”, më tha indiferent, e çuan në Sharrë...”.

Më vonë, më larguan nga Lidhja, vajta në TOB e më pas si mësues letërsie në një shkollë të kryeqytetit....”, përfundon rrëfimin e tij shkrimtari Sulejman Mato.

Deri në fund të vitit 1990, LSHA kishte afro 1000 anëtarë, dhe, për fat të keq, më shumë se 1/5 e tyre ishin goditur, ishin burgosur. Të qenit kundër Partisë Komuniste e qeverisjes së saj ka internuar, burgosur dhe pushkatuar, shkrimtarë, poetë, dramaturgë, regjisorë dhe këngëtarë, duke mos lënë jashtë as priftërinj. Goditja më e madhe erdhi pas vitit 1973. “360grade.al”

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

Meta nis vizitën dyditore në Maqedoni, axhenda që do të ketë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nga sot nis një vizitë z...

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11 sekonda

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11…

Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zol...

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Lexo më shumë ...

×