Çarja e madhe e PD dhe Berisha që rri e vështron…

Nuk ka pajtim dhe kjo deri tani duket qartë. Patozi dhe Topalli kanë intensifikuar sulmin politik ndaj Bashës. Arben Imami apo Edit Harxhi dhe të tjerë janë të acaruar dhe sulmues gjithashtu. Emrat e njohur të Partisë Demokratike, kritikë deri në papajtueshmëri me kryetarin nuk mbarojnë dhe janë veçse në fillimet e tyre.

Duket sikur Basha po luan mençurisht me durimin e tyre, që ata të vetlargohen nga PD dhe të vetëorganizohen diku tjetër dhe nën një sigël tjetër. Që pasta ai, të drejtojë gishtin ndaj tyre dhe të thotë: “Ja ata tanimë janë një parti tjetër…” e të tjera si këto.

Situata duket e turbullt, por në të vërtetë është shumë e qartë, nga ana e Bashës dhe e mbështetësve të tij në kupolën e re të PD, nuk ka asnjë përpjekje për të bërë “paqe” me “grupin e kritikëve” dhe për ti integruar përsëri në një betejë të përbashkët politike.

Nga ana tjetër, pas intervistës së vet më të fundit, Berisha, që bëri një analizë të rreptë të situatës, por e “goditi” me pupël Bashën, duket krejt i pafuqishëm apo i pamotivuar për të ndërhyrë.

“Këshilltarët e Bashës ishin mizerabël” ishte ndoshta kritika e tij më e ashpër, si edhe nënvizimi se Basha, Kryetari pasardhës i PD, “nuk e mirëqeverisi marrëveshjen e 18 Majit”, apo “Qepallimin” me Ramën, që dha si pasojë totale minus 200.000 vota të masakruara për Pd.

Porse duket që Berisha, as nuk shkon dot, nuk mundet apo dhe nuk do, të shkojë përtej këtij kritiçizmi, që ngjan më së shumti me një përkëdhelje të ashpër prej malësori dhe vetëm kaq.

Linja politike e re e Bashës, linja e pas 18 Majit, përjashtimi nga listat e deputetëve, të të gjithë atyre që dukshëm në këto 4 vite mbajtën qëndrime anti-Basha, është dukshëm një linjë e miratuar në heshtje dhe në mënyrë jo publike nga vetë Berisha.

Një linjë që 25 Qershori, e vulosi në mënyrë dramatike për PD, si një strategji humbëse të thellë, në vota dhe deputetë, duke i dhënë Ramës, në mënyrë direktë apo indirekte, një fitore të papritur në këto përmasa.

Rrjedhja e 3 votave në votimin kuvendor, për Ruçin si kryetar Kuvendi, i vunë kapak kësaj situate deprimuese për shëndetin e Partisë më të madhe opozitare.

Askush akoma nuk beson më në asgjë të sigurtë. Askush nuk ka një bindje se, nën mbulesën e kësaj situate, ka patur dhe ka një “marrëveshje 2”, Rama-Basha, që vijon të funksionojë, nën përkujdesjen e duhur dhe me një partiturë të qartë.
Jemi në nivelet e një teorie konspirative? Ndoshta po, por ndoshta jo.

Në mungesë të një përgënjeshstrimi aktesh politike dhe jo llafesh kazani politik, teoria konspirative, reziston si një e vërtetë e thellë e këtyre “Çudirave”, që shkojnë njera pas tjetrës në favor të Ramës, përfshi këtu edhe “Reformën zgjedhore maxhoritare të pastër”. Që dhuron në të vërtetë në tavolinë, mandatin e tretë qeverisës për kryeministrin e sotëm dhe të nesërm. /360grade.al/

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11 sekonda

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11…

Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zol...

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Lexo më shumë ...

×