Pse vapa i bën keq stafit të Ramës…

Dola tre herë rresht në Tv, pas një heshtjeje televizive shumë mujore dhe kaq mjaftoi që stafi mediatiko-satanik, që zë fill nga zyrat e kryeministrit të më sulmojnë mbarë e prapë rrjeteve sociale, të blera, të shitura apo të ngritura me para droge dhe tenderash.

Frymëzimi buron natyrshëm nga burri, në thelb i palumtur, që ne kemi për kryeministër dhe që nuk skuqet e zverdhet kur thotë se gazetarët opozitarë, janë thjesht pula-ngrënës, ndërsa ai është punëbërës. Në mënyrë kontradiktore, ndërsa ai thotë se nuk i lexon apo nuk i dëgjon ata, ai në të vërtetë si “punëmadh” që është, e fillon ditën duke na lexuar dhe duke na uluritur në mungesë. Pastaj, ka kaq informacion nga “shërbimet”, sa di edhe menynë tonë, që sipas tij, kryesohet nga pulat.

Çfarë mjerimi dhe çfarë zvetënimi në të folur. Mirëpo fill pas tij, vijnë çerrat e shpurës (jam i sigurt që çerrat as nuk e dinë çdo me thënë “shpurë”), që merren me baltosje dhe bajgosje të gazetarëve opozitarë.
“Uleni zërin e Tv, kur flet Zheji, këtij vromsi e mercenari… ndërsa Rama është kryeministri i të gjithë shqiptarëve…” shkruajnë ata ndër rrjete të mirëpaguara dhe të mirë sponsorizuara, të mercenarizuara nga kupola kryeministrore. Këto pështymat virtuale, të gojërave gëlbazë, as më mbrrijnë dhe as më ndikojnë aspak. Rama është kryeministër, është i pasur dhe me oborrin plot servilë. Është vërtet për tu pasur zili, por jo nga unë, por nga askushët, që zhgaravisin gëlbazërinë.

Përfytyrojeni këtë lloj stafi: kryeministri hedh një gëlbazë, për gazetarët opozitarë dhe ky “stafi”, me urdhërin e Fugës së vogël, merret me përpunimin e gëlbazës dhe me gëlbazizimin e të gjithë dynjasë, që nuk i pëlqen, Kryeshefit kryeministër dhe gëlbazëpështytës.

Më dhimsen këta çunat e stafit dhe nuk u them dot që janë vromsa e mercenarë, sepse janë thjesht, ca çuna për gjynah. Ëndërimtarë të pashpërblyer dhe që askush nuk i njeh dhe që askush nuk do t’i njohë kurrë po vazhduan kësaj rruge.

Porse burimi i kësaj hidhësie dhe i kësaj ligësie të zymtë buron nga pasiguria e kryeministrit dhe nga dëshira e tij e gabuar, për tu bërë kryeministër i përjetshëm dhe me çdo kusht, duke i hapur rrugën çdo deformimi dhe çdo bande kriminale që siguron vota.

Dhe ky është një problem i madh. Një problem shumë më i madh se sa marrëdhënia ime personale e dikurshme me Edin, sot kryeministri.

Marrëdhënie të dikurshme shumë të mira, ëndërrimtare dhe entuziaste, por mbi të gjitha shumë idealiste.
Sot, marrëdhëniet me kryeministrin, pra me “ish-Edin”, janë thjesht marrëdhënie publike, të një gazetari me një politikan, që adhuron modele të fortësh, në jetën e përditshme dhe në politikën ndërkombëtare.

Sinqerisht nuk do të doja asfare, që të ishte Edi i dikurshëm, ky kryeministri i sotëm, që i jep vetes të drejta që nuk mund t’i ketë dhe për të cilat si gazetar të mbaj dhe të them qëndrimet e mia. Do të doja pra, të ishte mundësisht dikush tjetër, ai Kryeministër që herë i mallkon trafikantët e Plehrave dhe herë i fton ata që të ulen këmbëkryq në Shqipëri dhe u përgatit një Ligj për Plehrat, të cilin e neveriti disa vite më parë.

Por me sa duket, vapa e Qershorit dhe ankthi i rezultateve të pritshme zgjedhore, i bën keq Kryeshefit dhe dalldis stafin, që nuk i ndalet turpit, për të hedhur nëpër rrjete, statuse-gëlbazë, që bëjnë pis ata që i lëshojnë.

Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa i pandeh, kryeshefi dhe stafi i qyqarëve mediatikë që shërben mjeshtërisht ca bajga mediatike./360grade.al/

Besoni te ushqimet që bleni? Ushqehemi apo helmohemi?

TË FUNDIT

Blendi Fevziu: Më ofruan valixhen plot me para sepse...

Blendi Fevziu: Më ofruan valixhen plot me para sepse...

Blendi Fevziu është ndër figurat e orës së par&eu...

Edi Ramës i nxjerrin “vajzën romantike”

Edi Ramës i nxjerrin “vajzën romantike”

Që kryeministri shqiptar është piktor kjo dihet, por sot n&...

Kosova në zgjedhje, kush pritet të fitojë e të humbasë

Kosova në zgjedhje, kush pritet të fitojë e të humbasë

Mbi 1.8 milion qytetarë të Kosovës do t’i drejtohen k...

Deputeti Balliu: Emri Tahirit si trafikant, vetëm na kujton Ramën si bos të drogës

Deputeti Balliu: Emri Tahirit si trafikant, vetëm na kujton …

Klevis Balliu, Deputet i Partisë Demokratike, përfaqësues i...

Deputeti Balliu: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset në Katania

Deputeti Balliu: Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri vendoset…

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes një po...

LSI, Braimllari deklaratë të fortë: Ja kush e përdori ish- ministrin Saimir Tahirin

LSI, Braimllari deklaratë të fortë: Ja kush e përdori ish- m…

  Flet Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste...

Sali Berisha: Ja e vërteta e drekës së Ramës

Sali Berisha: Ja e vërteta e drekës së Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka postuar një foto në faqen e ve...

Ndërhyn Erion Braçe: I fituam me burra dhe...

Ndërhyn Erion Braçe: I fituam me burra dhe...

Në kulmin e debatit për përfshirjen e segmenteve të kr...

Patozi ‘letër’ partnerëve: Mos u çudisni kur që qeveria t’ju urrejë fort, kurse opozita t’ju marrë inat për vdekje

Patozi ‘letër’ partnerëve: Mos u çudisni kur që qeveria t’ju…

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka ironizuar situatën politik...

Video/ Momenti i tmerrshëm kur basketbollisti thyen kyçin e këmbës gjatë ndeshjes

Video/ Momenti i tmerrshëm kur basketbollisti thyen kyçin e …

Fati nuk ka qenë me basketbollistin profesionist Gordon Hayward ...

Italianët: Habilajt lidhen Saimir Tahirin me Klemend Balilin

Italianët: Habilajt lidhen Saimir Tahirin me Klemend Balilin

Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, një t...

Video/ Mënyra e veçantë që nuk e dinit sesi portierët stërvitin reflekset e tyre

Video/ Mënyra e veçantë që nuk e dinit sesi portierët stërvi…

Një teknik e re stërvitje për portierët sapo ësht...

Balliu: Front opozitar kundër Frontit Kriminal të qeverisë Rama

Balliu: Front opozitar kundër Frontit Kriminal të qeverisë R…

Nga Klevis BalliuSi nje nga mbeshtetesit e pare te krijimit te nje fronti ...

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë

Lamtumirë Rama! Ike me turp nga kjo punë

Nga Spartak Ngjela Lamtumirë Rama!Ike me turp nga kjo punë.Dy h...

"Edi Rama nuk shpëton dot më. E di e gjithë bota lidhjen e tij me krimin"

"Edi Rama nuk shpëton dot më. E di e gjithë bota lidhje…

"Edi Rama nuk shpëton dot më, e gjithë bota e di lidhjen e ...

Implikimi i Saimir Tahirit në përgjimet e drogës, Petrit Vasili: Do të ketë protesta në kohën e duhur

Implikimi i Saimir Tahirit në përgjimet e drogës, Petrit Vas…

Kryetari i grupit parlamentar i lëvizjes Socialiste për Integrim...

Lexo më shumë ...

×