Si ja sundojnë mendjen shqiptarëve?...

Po është e vërtetë, ne shqiptarët nuk dimë ende të jemi vetvetja. Sepse nuk kemi ende një Opinion Publik të qëndrueshëm, të besueshëm dhe të cilit ti frikësohet qeveria dhe qeveritarët, çdo qeveri dhe çdo lloj qeveritari.

Tani është e qartë. Drogëzimi i Shqipërisë, kishte pas vetes një plan, të qartë dhe të thjeshtë. Riciklimin e shumë parave. Sipas parimit që nga paraja buron pushteti. Dhe sipas ekuacionit të thjeshtë, sepse kryeministri më i fundit shqiptar ska bërë shumë aritmetikë, si nxënës Liceu artistik që ka qenë, sipas ekuacionit të thjeshtë pra, që thotë se: Sa më shumë para, aq më shumë pushtet!

Dhe sa më shumë pushtet, përsëri më shumë para. Dhe me paratë e duhura, mund të blesh ish kryeministra të famshëm, titullarë dhe burokratë në mbarë botën. Me sa duket është vetëm çështje çmimi. Sidomos kur bëhet fjalë për një vend që është në skajin më të parëndësishëm të botës…

Por kryeministri i kësaj rradhe, ndryshe nga paraardhësit dhe bashkëkohësit e tij, nuk e shijon paranë, ashtu si të ngjashmit e tij politikanë, për të blerë më të shtrenjtën dhe për të grumbulluar e grumbulluar plaçkë, mall, aksione, biznese, në një sasi të marrëzishme dhe të shpërndarë nëpër botë nën emra fallco.

Dukshëm pjesën më të madhe ai e investon përsëri në ciklin politik dhe në një sasi shumë të madhe, nga ku edhe buron epërsia e tij ndaj kundërshtarëve të vet, që e groposin në qypa e stiva, që e postojnë në llogari të shifruara anembanë bankave të botës, apo që e investojnë në aksione e tituj nëpër bursa.

Dhe kjo e bën superior kryeministrin e kësaj rradhe, sepse ushtrinë e tij politike, që ka qindra reparte, në të gjitha qelizat e jetës shoqërore shqiptare, ai e ka kurdoherë të mirëpaguar dhe plotësisht të motivuar.

Porse “Sundimin e mendjes” së popullit të vet, ai e ka padyshim, një përparësi kryesore dhe për këtë dhe për çdo këshillë që lidhet me sundimin e mendjes së turmave, ai paguan shtrenjtë këshilltarët e duhur.

Çitjanet, Tshirt-et, atletet apo veshjet e tjera, janë kode veshjeje që populli varfanjak i çitjaneve i pëlqen, ndërsa të marrët, kundërshtarët e tij, merren pikërisht me këtë, duke e ngrënë karemin.

Ka sondazhe. Ky popull e di mirë se paratë e Europës nuk mbrrijnë më në Shqipëri. Shikojnë Greqinë e gremisur ekonomikisht. Kanë larë pjata dhe kanë vuajtur të ftohtin dhe braktisjen në Perëndim. Duhet pra të kavërdisen me çtë munden.

Por shqiptarët nuk heqin dot dorë nga ëndrra për tu pasuruar, sepse u është rrënjosur me të drejtë se pasuria të jep respekt dhe të bën, të të thërasin: “Sir!”, “Signore!”, “Monsieur!”… të njejtin njeri mjeran, që kur ish i varfër e shihnin me përbuzje, ose më keq akoma: “Nuk e shihnin fare!...”

Dhe ndoshta sondazhet thonë që shqiptarët, në shumicë e duan rrezikun, dhe duan ta marrin në këtë jetë, atë që u ka mohuar me pa të drejtë koha në qindra vite.

A thua gëzohen ata, që sdo kenë më biznes për fitim të shpejtë, të cilin “kanabisi” ua lejonte, si një “mrekulli ekonomike shqiptare?”
Ne shqiptarët e nëpërkëmbur, s’kemi vrarë indianë dhe skemi pushtuar toka të pamata, skemi bërë luftëra dhe s’kemi patur Perandorë e mbretër, që të kenë grabitur Egjiptin, Indinë, Afrikën, apo arin dhe naftën e Planetit!

Ne kemi mbledhur domate dhe portokalle në plantacionet e të tjerëve për pak dhrami, na kanë marrë vajzat dhe motrat, për të argëtuar pasanikët, na kanë lënë historikisht mjeranë dhe na kanë coptuar katër shtete, na kanë grabitur pronat e stërgjyshërve dhe na kanë përzënë ndër genocide, që mbeten ende ndërkombëtarisht të panjohura…
Atëhere? Do presim edhe 100 vjet të tjera, duke larë pjata dhe duke mbledhur patate?

Joooo! Ndoshta thonë sondazhet…
Ne shesim “bar shqiptar” dhe nuk ua japim me zor askujt, është tregu që e përthith, tregu i zi vërtet, por thjesht e kemi bërë që vesi të kushtojë pak më lirë në Perëndim!

E pastaj?! Mund të thonë sondazhet… “e pastaj me çfarë do të zëvëndësohet në Perëndim kanabisi shqiptar, me atë maroken apo me atë hollandez? Po në Shqipëri me çfarë do të zëvëndësohet kanabisi fitimprurës?”, pyesin në popull. 

 Me “Çfarë?” pra?!

Naftën na e vjedhin, mineralet po ashtu, det dhe tokë kemi pak… mollët kalben dhe bujqësia është në rrënim nga konkurenca e fqinjëve dhe nga harresa e tmerrshme qeverive…

Dhe prandaj kryeministri i kësaj rradhe, edhe po të hyjë përsëri në zgjedhje të parakohshme, mundet t’i fitojë ato përsëri.
Ah, po harrova! Ai s’ka ndermend ta bëjë fare këtë. Tani do fillojë të shfarosë kanabisin, duke ngritur supet me keqardhje: “Çtë bëj, kështu e duan ata! Pasanikët opozitarë! Dhe burokratët perëndimorë!”

Çmendoni se do të mendojë populli?
Kësaj i thonë të sundosh mendjen e popullit tënd, jo shaka! Prandaj dhe nuk ndez Opozita, akoma s’dihet se për sa kohë akoma!/360grade.al/

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

Ndërsa dita e rikthimit të tij në fushë ka nisur num&e...

Skedina e ditës

Skedina e ditës

Duke nisur nga Kategoria Superiore e vazhduar me kampionate të ndrysh...

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafia, ndryshe destabilitet

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafi…

-Kreu i PD: Lidhja e krimit me politikën nuk garanton zgjedhje normal...

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahirit

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahir…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e mandatit të Sa...

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të …

Napoli ka fituar ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrë...

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e huaj, sillini!

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e h…

Ambasadorët e Shqipërisë janë në Tiranë. U t...

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek investitorët e huaj

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek inves…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim ambasadorët e S...

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjyqtarëve

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjy…

Sot, do të luhet java e njëmbëdhjetë e kampionatit n&e...

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Është shuar dje në moshën 50-vjeçare legjenda b...

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociatave në BE

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociat…

Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por p&e...

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhim UEFA-s”, “ia dhamë gjyqtarit”

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhi…

Zbardhja e tabulateve telefonike të celularëve që iu konfis...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Luçiano Moxhi, njeriu që mori përsipër ndërtimi...

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit te vendimit te...

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Ndryshe nga sezonet e mëparshme këtë vit, Partizani po vuan...

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosha

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosh…

Lacio u mund derbin e kryeqytetit të Italisë, ndaj Romës, p...

Sali Berisha: Në kosh të plehrave

Sali Berisha: Në kosh të plehrave

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që ai shpre...

Lexo më shumë ...

×