Si ndryshon marrëdhënia nuse-vjehrrë pas lindjes së një fëmije

Mund të jetë ndikimi i hormoneve, i lodhjes pas lindjes, apo dhe ndërgjegjësimi që jeni bërë nënë dhe ajo gjyshe që e ndryshon marrëdhënien tuaj pasi fëmija ka ardhur në jetë. Por cilat janë motivet e këtij ndryshimi emotiv midis jush?

Vjehrra tregohet zotëruese ndaj jush dhe fëmijës të porsalindur:

Lindja e fëmijës duket se ndikon disi në çrregullimin e harmonisë familjare, por fatmirësisht kjo tronditje që vjen në familje jo gjithmonë është negative dhe në disa raste ajo mund të krijojë një ekuilibër të ri dhe të fortë. Roli i ri i prindit mund ta bëjë nënën ose babain të dojë të eksperimentojë dhe të mësojë sa më shumë, dhe shpesh herë në këtë ekpseriencë gjyshërit mund të bëhen pengesë ose shtysë për të ecur përpara dhe për të rritur fëmijën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në të vërtetë gjyshërit duhet të përpiqen të pranojnë ndryshimin që ka ndodhur duke e parë nusen dhe djalin e tyre si prindërit e atij fëmije, pra të pranojnë se ata tashmë kanë një rol të ri me të cilin duhet të përshtaten. Në shumë raste ndodh që gjyshërit të ndiejnë dashuri shumë të madhe për fëmjë që sapo ka ardhur në jetë, duke risjellë në kujtesën e tyre momentet kur ata kanë qënë prindër për herë të parë. Dhe megjithatë shpesh ky rol, pra ai i gjyshes dhe i gjyshit duket se nuk pranohet dot me shumë lehtësi, pasi ata e ndiejnë që janë thjesht protagonistë në jetën e fëmijës së vogël që ka ardhur në jetë, dhe spektatorë të veprimeve që do të bëjnë nusja dhe djali i tyre në lidhje me rritjen dhe përkujdesin që do t’i japin fëmijës. Ata duhet të pranojnë se tashmë djali i tyre është rritur dhe është bërë baba! E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me prindërit e gruas që tashmë është bërë nënë! Ndonjëherë gjyshërit mund të bëhen për prindërit e rinj një mbështetje shumë e madhe emotive dhe fizike, por në disa raste mund të bëhen edhe një pengesë e vërtetë, ku ata, dhe veçanërsisht gjyshja do të kritikojë dhe nuk do të pëlqejë asnjë nismë që prindërit do të marrin në lidhje me rritjen e fëmijës, dhe sidomos nëse bëhet fjalë për nënën e re. Mungesa e komunikimit të mirë midis dy brezave në më të shumtën e rasteve do të sjellë konflikte në familje, sidomos nëse ata do të jetojnë nën të njëjtën çati, fenomen që haset shumë shpesh në vendin tonë, konflikte të cilat nuk do ta ndihmojnë aspak nënën e re të përshtatet sa më me lehtësi me rolin e ri dhe të kapërcejë frikën që ajo ndien, përkundrazi do të ndikojë në përkeqësimin e saj.

Marrëdhënia nuse-vjehërr, çfarë të bëjmë?:

Një marrëdhënie e mirë nuse-vjehërr duket se krijohet me shumë vështirësi, pasi ashtu siç e përmendëm edhe më sipër në vendin tonë ekziston dhe praktikohet në mënyrë të dukshme bashkëjetesa midis brezave e cila duket se nuk është në favor të kësaj. Por, përse ndodh kjo? Pasi nusja e re sjell në shtëpi fëmijën vjehrra fillon ta “udhëzojë” për mënyrën si duhet të sillet me fëmijën edhe pse ndërkohë ajo nuk ja ka kërkuar një gjë të tillë. Nëna e djalit është gjyshja dhe ka një dashuri të madhe për fëmijën e porsalindur, por kjo dashuri dhe eksperienca e saj nuk duhet të ndërhyrjnë në marrëdhënien që nëna e re po përpiqet të krijojë dhe përforcojë me fëmijën e saj. Ajo ka nevojë ta njohë fëmijën, të njohë nevojat e tij, të mësohet me jetën e re, pasi edhe për të ky është një ndryshim shumë i madh. Ekperienca e vjehrrës? Është kjo ekperiencë më me vlerë se instikti i nënës? Aspak! Dhe një gjë të tillë e di çdo grua që është bërë nënë! E dini se pothuajse çdo grua ka nevojë për nënën e saj në momentet e para pas lindjes së fëmijës, edhe pse mund të ketë një raport gati të përkryer me vjehrrën e saj? Sigurisht që kështu do të ndodhë! Por përse? Kjo ndodh sepse marrëdhënia e gruas me vjehrrën kalon nëpërmjet partnerit të saj, bazohet mbi respektin dhe mund të themi se asnjëherë nuk mund të jetë aq e zhdërvjellët sa ajo që gruaja ka me nënën e saj. Prania e nënës në momentin e pas lindjes do t’i falë gruas që sapo ka sjellë në jetë fëmijën e saj një qetësi shumë të madhe shpirtërore, do t’i japë më shumë siguri për t’u përballur me vështirësitë që mund t’i shfaqen gjatë orëve të para pas lindjes.Nëse dëshironi të jetoni sa më qetë pasi fëmija juaj ka ardhur në jetë duhet të përpiqeni që me qetësi ta bindni nënën e bashkëshortit tuaj se dëshironi që ajo t’i falë shumë dashuri fëmijës tuaj dhe të jetë e pranishme në rritjen e tij, por vetëm fizikisht, të tjerat t’jua lerë juve në dorë, duke qënë e sigurt se do të përpiqeni të merrni gjithmonë vendimet e duhura për të. Mbani mend se duhet të përpiqeni të mbani një raport të mirë me të në mënyrë që të ruani ekuilibrin familjar, sidomos nëse jetoni në një shtëpi me të!/360grade.al/

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11 sekonda

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11…

Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zol...

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Lexo më shumë ...

×