Fiks Fare: Hipoteka i jep pronën humbësit të gjyqit, ngatërron pronarët

Në hipotekën e Pogradecit, pavarësisht se mund të kesh një pronë me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, madje të jenë depozituar edhe vendimet e gjykatës, ndodh që certifikata e pronësisë t'i jepet një tjetri, pa pasur asnjë dokument, thjesht të bëjë një kërkesë pranë kësaj zyre. Kjo i ka ndodhur pikërisht një emigranti, i cili është paraqitur pranë ZVRPP-së në Pogradec për të tërhequr certifikatën, por punonjësja i ka thënë se ia ka dhënë gabimisht dikujt tjetër.

Fiks Fare intervistoi emigrantin Sali Cani, i cili shpjegon se dikur ka qenë në gjyq me një familje për pronën, ku ka shtëpinë. Pasi ka fituar të gjitha shkallët e gjyqësorit, në vitin 2006 është pajisur me certifikatë pronësie, ndërkohë që kishte futur dokumentet për legalizim. ZRPP kishte vënë re se kur i kishin lëshuar certifikatën kishin bërë një gabim, kështu që para se të realizohet legalizimi, ai duhej paraqitur që të dorëzonte certifikatën e parë dhe të merrte atë me ndreqje gabimi. Në muajin nëntor, emigranti kthehet në Pogradec dhe shkon të marrë certifikatën e re, që do ta dorëzonte te ALUIZNI. Por, punonjësja e hipotekës i thotë që gabimisht i ka dhënë këtë certifikatë një personi tjetër. Në këto kushte, ai bën kërkesën pranë ZVRPP-së, por thotë se e para nuk u mor parasysh, kështu që bëri një të dytë më 14 dhjetor 2016 dhe më 29 dhjetor duhej të merrte certifikatën e pronësisë të rregullt. Ai shpjegon se pavarësisht se në dosje ndodheshin të gjithë vendimet e gjykatës, specialistja nuk i ka vënë re dhe ia ka dhënë certifikatën kundërshtares së tij që nuk ka dokumente.

Pas ankesës së qytetarit, ne shkuam në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec për t'u interesuar sesi së pari është lëshuar një certifikatë gabim dhe a merren masa në këto raste dhe së dyti kur do i jepet zgjidhje qytetarit. Gjatë bisedës me Regjistruesin e ZVRPP-së në Pogradec, Nexhip Shkullaku. Ai e pranon se është bërë gabim, por sipas tij ka qenë pa dashje. "Jo se janë të qëllimshme, çfarë i ka ndodhur qytetarit. Që atë ditë unë i kam bërë njoftim qytetarit për të sjellë certifikatën, duke konstatuar atë gabim", thotë ai gjatë bisedës me gazetarët e Fiks Fare. Madje, ai na premton se brenda afatit të vendosur, pra 29 dhjetor do të jepet certifikata.

Kurse gjatë bisedës me specialisten Paola Pupa, e cila ka lëshuar certifikatën për kundërshtaren e qytetarit, ajo nuk di të japë përgjigje se në çfarë dokumentesh është bazuar për të lëshuar këtë certifikatë. Specialistja hap dosjen dhe nuk di të kthejë një përgjigje.

Por, qytetari u paraqit sërish më datë 29 dhjetor në ZVRPP-së në Pogradec, por certifikata e pronësisë së tij nuk kishte dalë. Kështu, ne shkuam dhe pyetëm përse nuk është bërë certifikata e pronësisë brenda kohës së caktuar.
Specialisti i ZVRPP-së Pogradec thotë se fajin e ka sistemi. Sipas tij, duhet pritur një muaj që pala kundërshtare të kthejë certifikatën e pronësisë që i është lëshuar gabim. Nëse ajo nuk e dorëzon, atëherë nxirret certifikata e re për qytetarin.

Ndërsa drejtori i hipotekës së Pogradecit pranon se është bërë gabim dhe që nuk janë paraqitur dokumentet origjinale. "E kuptoj që është bërë gabim, do marrim masa dhe do kërkojmë ndjekjen e çështjes pranë organeve kompetente". Gazetari e pyet nëse pronat janë të sigurta, kur nuk tërheq certifikatën e sigurisë, ndërkohë që ai përgjigjet se pronat i mbron ligji.

A është në gjëndje Edi Rama të sigurojë zgjedhje të lira dhe të pastra?

TË FUNDIT

360grade.al/Analiza/ Pse u largua nga politika Valentina Leskaj? Prapaskenat…

360grade.al/Analiza/ Pse u largua nga politika Valentina Les…

Deklarata e bujshme e zv/kryetares së Kuvendit të Shqipëris...

Berisha : Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Berisha : Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Sali Berisha ka shkruar në Facebook se Namik Dokles i ka mbetur ora n...

Rama "dogji"  Daden, Doklen, Leskajn ... Ben Blushi iu shkruan mesazh : Dinjiteti është i përhershëm

Rama "dogji" Daden, Doklen, Leskajn ... Ben Blush…

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka një mesazh për kolegët e t...

"Luftë" pas ndeshjes në Gjirokastër / Situata degjeneron në gurë, policia hyn në fushë

"Luftë" pas ndeshjes në Gjirokastër / Situata degj…

Tifozërite e të dyja kampeve janë perplasur pas përfun...

LSI nis goditjet e para: Vasili do të jetë një Kryeministër i mirë

LSI nis goditjet e para: Vasili do të jetë një Kryeministër …

Menjëherë sapo kryetari i LSI-së u zgjodh President i Repub...

Flet vajza e Namik Dokles : Çfarë më mësoi të pasurit një baba politikan

Flet vajza e Namik Dokles : Çfarë më mësoi të pasurit një ba…

Ajo është një kritike e thekur e kryeministrit Edi Rama dhe...

Rama: Jemi gati për në finale. Pse nuk dola sot në komunikimin javor

Rama: Jemi gati për në finale. Pse nuk dola sot në komunikim…

Përmes nj statusi në ‘Facebook’ kryeministri Edi Ram...

Telefonata e vajzës së Metës pas zgjedhjes si President: Po me LSI-në çfarë do bëhet?

Telefonata e vajzës së Metës pas zgjedhjes si President: Po …

Kryetari i LSI në detyrë, Ilir Meta ka përshkruar momentin ...

Foto / Salianji nuk përmbahet : Lista e deputetëve të PS është e tmerrshme, edhe ...

Foto / Salianji nuk përmbahet : Lista e deputetëve të PS ësh…

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervi...

Foto / Përgjigjia e Bashës për Ramën : Je mësuar duke blerë por ...

Foto / Përgjigjia e Bashës për Ramën : Je mësuar duke blerë …

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalë...

360grade.al/Hakmarrja: Rama “ndëshkon” Namik Doklen prej Anikës? Dokle: Uroj që në vendin tim mos të ulet ndonjë hajdut pulash!

360grade.al/Hakmarrja: Rama “ndëshkon” Namik Doklen prej Ani…

Namik Dokle u “përjashtua” nga lista e re dhe nuk do t&eu...

Pa nisur gara elektorale, Ramës i largohet një kandidate

Pa nisur gara elektorale, Ramës i largohet një kandidate

PS zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve p&eum...

Hakmarrja e Ramës: Arta Dade hiqet nga lista e deputetëve, në çastin e fundit!

Hakmarrja e Ramës: Arta Dade hiqet nga lista e deputetëve, n…

Arta Dade, apo zysh Arta, për shumë socialist, nuk do të je...

Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë të Krimesë për të destabilizuar vendin; nxjerr zbuluar ambasadorin Karpushin

Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë t…

Rusët e Krimesë dhe të Rajoneve, të instruktuar nga sh...

Zyrtare / Këta janë kandidatët për deputetë të PS në 12 Qarqe

Zyrtare / Këta janë kandidatët për deputetë të PS në 12 Qarq…

Partia Socialiste miratoi sot listën e kandidatëve për depu...

EMRAT/ Opozita refuzon 18 qershorin, por ja emrat e kandidatëve që baza i ka dërguar Bashës

EMRAT/ Opozita refuzon 18 qershorin, por ja emrat e kandidat…

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjev...

Welcome to Hymeti's Palace

Posted by HOTEL "Hymeti's Palace" on Monday, October 10, 2016

Lexo më shumë ...

×