Ngricat në të gjithë vendin, ja situata e rrugëve

Në të gjithë vendin vijojnë kushtet e rënduara të motit me temperatura nën zero, të cilat kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve.

Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale, të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre, njoftojnë Emergjencat Civile, sidoqoftë, mbeten disa akse rurale ku qarkullimi është ende problematik.

Sipas një njoftimi të Emergjencave Civile, situata në akset rrugore në të gjithë vendin deri në orën 19:0 të kësaj të mërkure ka qenë:

QARKU KUKËS

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë por në segmente të caktuara duhet të bëhet kujdes si pasojë e ngricave. Po punohet me 4 mjete borëpastruese për pastrimin e saj nga bora dhe akulli. Policia Rrugore po monitoron qarkullimin e automjeteve.

Akset Kukës- Has-Tropojë, Tropojë-Qafë Morinë dhe Ura e Zapodit- Shishtavec janë të qarkullueshme me zinxhirë ndërsa akset Bajram Curri-Valbonë dhe Fushë Dukagjin-Qafë Shllak janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.
Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes është nisur për në Tropojë për të shpërndarë ndihma ushqimore nga Drejtoria e Rezervave Materiale Shtetërore por për shkak të erës së fortë nuk ka mundur të ulet.

QARKU DIBËR

Aksi rrugor Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar. Po punohet me 2 fadroma për hapjen e tij. Aksi rrugor kombëtar, Qafë Bualli-Peshkopi, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë. Policia po mban në monitorim këtë aks rrugor.
Po punojnë 1 borëpastruese dhe 2 fadroma për mbajtjen të hapur të këtë rrugë. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës Ura e Çerenecit-Steblevë dhe Peshkopi-Kala e Dodës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU SHKODËR

1 helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes ka shkuar në zona të izoluara të Malësisë së Madhe dhe ka shpërndarë pako me ndihma ushqimore për familjet e izoluara.
Aksi rrugor Shkodër-Qafë Thore-Theth ,Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë-Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre. Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë.

QARKU LEZHË

Në qarkun e Lezhës të gjitha akset kombëtare janë të qarkullueshme normalisht. Të bllokuara janë vetëm akset rrugore Bulshar-Nënshejt-Lajthizë dhe Reps-Gurth-Spaç.

Ditën e sotme 1 helikopter nga Ministria e Mbrojtjes është nisur në drejtim të fshatit Orosh të bashkisë Mirditë, me ndihma ushqimore por për shkak të erës së fortë nuk ka mundur të ulet.

QARKU ELBASAN

Aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i kalueshëm me zinxhirë. Të gjitha akset e tjera rrugore janë të kalueshme pa probleme.
QARKU KORÇË

Aksi rrugor Ersekë-Leskovik-Çarshovë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Dardhë janë të kalueshme me zinxhirë. Firmat kontraktore po punojnë me mjete dhe forca për të mbajtur të hapur të gjitha akset rrugore.

QARKU VLORË

Në Qafën e Muzinës qarkullimi i mjeteve kryhet pjesërisht me zinxhirë. Në Qafën e Llogarasë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë por në pjesë të veçanta do kujdes nga drejtuesit e automjeteve sepse ka prezencë ngricash. Policia Rrugore po monitoron kalimin e automjeteve në këto segmente rrugore.

QARKU GJIROKASTËR

Reshjet e borës janë ndërprerë duke bërë që situata të normalizohet. Të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme pa zinxhirë me përjashtim të aksit rrugor Përmet-Çarshovë i cili kryhet me zinxhirë në pjesë të veçanta. Akset rrugore që të çojnë në zonat rurale janë të kalueshme pjesërisht me zinxhirë.

QARKU BERAT

Sot paradite si rezultat i reshjeve të borës ka pasur vështirësi kalimi në aksin rrugor Poliçan-Çorovodë. Policia Rrugore ka monitoruar situatën dhe nuk ka lejuar qarkullimin e automjeteve të pa pajisura me zinxhirë. Aksi rrugor Potom-Skrapar i kalueshëm me zinxhirë ndërsa aksi rrugor Çorovodë-Gjerbës ka qenë i bllokuar, por është hapur.

Në fshatin Melck, Njësia Administrative Potom, bashkia Çorovodë, një shtetas është izoluar nga dëbora së bashku me 300 krerë bagëti të imta. Strukturat e EC jane nisur sapo kane marre njoftimin për t'i shkuar në ndihmë.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar furnizimi me ndihma i banorëve në vështirësi, të cilëve u janë shpërndarë pako me ushqime e veshmbathje.

A është në gjëndje Edi Rama të sigurojë zgjedhje të lira dhe të pastra?

TË FUNDIT

360grade.al/Analiza/ Pse u largua nga politika Valentina Leskaj? Prapaskenat…

360grade.al/Analiza/ Pse u largua nga politika Valentina Les…

Deklarata e bujshme e zv/kryetares së Kuvendit të Shqipëris...

Berisha : Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Berisha : Namik të ka mbetur ora në kohën e Dullës!

Sali Berisha ka shkruar në Facebook se Namik Dokles i ka mbetur ora n...

Rama "dogji"  Daden, Doklen, Leskajn ... Ben Blushi iu shkruan mesazh : Dinjiteti është i përhershëm

Rama "dogji" Daden, Doklen, Leskajn ... Ben Blush…

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka një mesazh për kolegët e t...

"Luftë" pas ndeshjes në Gjirokastër / Situata degjeneron në gurë, policia hyn në fushë

"Luftë" pas ndeshjes në Gjirokastër / Situata degj…

Tifozërite e të dyja kampeve janë perplasur pas përfun...

LSI nis goditjet e para: Vasili do të jetë një Kryeministër i mirë

LSI nis goditjet e para: Vasili do të jetë një Kryeministër …

Menjëherë sapo kryetari i LSI-së u zgjodh President i Repub...

Flet vajza e Namik Dokles : Çfarë më mësoi të pasurit një baba politikan

Flet vajza e Namik Dokles : Çfarë më mësoi të pasurit një ba…

Ajo është një kritike e thekur e kryeministrit Edi Rama dhe...

Rama: Jemi gati për në finale. Pse nuk dola sot në komunikimin javor

Rama: Jemi gati për në finale. Pse nuk dola sot në komunikim…

Përmes nj statusi në ‘Facebook’ kryeministri Edi Ram...

Telefonata e vajzës së Metës pas zgjedhjes si President: Po me LSI-në çfarë do bëhet?

Telefonata e vajzës së Metës pas zgjedhjes si President: Po …

Kryetari i LSI në detyrë, Ilir Meta ka përshkruar momentin ...

Foto / Salianji nuk përmbahet : Lista e deputetëve të PS është e tmerrshme, edhe ...

Foto / Salianji nuk përmbahet : Lista e deputetëve të PS ësh…

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervi...

Foto / Përgjigjia e Bashës për Ramën : Je mësuar duke blerë por ...

Foto / Përgjigjia e Bashës për Ramën : Je mësuar duke blerë …

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas fjalë...

360grade.al/Hakmarrja: Rama “ndëshkon” Namik Doklen prej Anikës? Dokle: Uroj që në vendin tim mos të ulet ndonjë hajdut pulash!

360grade.al/Hakmarrja: Rama “ndëshkon” Namik Doklen prej Ani…

Namik Dokle u “përjashtua” nga lista e re dhe nuk do t&eu...

Pa nisur gara elektorale, Ramës i largohet një kandidate

Pa nisur gara elektorale, Ramës i largohet një kandidate

PS zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve p&eum...

Hakmarrja e Ramës: Arta Dade hiqet nga lista e deputetëve, në çastin e fundit!

Hakmarrja e Ramës: Arta Dade hiqet nga lista e deputetëve, n…

Arta Dade, apo zysh Arta, për shumë socialist, nuk do të je...

Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë të Krimesë për të destabilizuar vendin; nxjerr zbuluar ambasadorin Karpushin

Pamfleti: Skenari i Lulzim Bashës: 23 specialë-spiunë rusë t…

Rusët e Krimesë dhe të Rajoneve, të instruktuar nga sh...

Zyrtare / Këta janë kandidatët për deputetë të PS në 12 Qarqe

Zyrtare / Këta janë kandidatët për deputetë të PS në 12 Qarq…

Partia Socialiste miratoi sot listën e kandidatëve për depu...

EMRAT/ Opozita refuzon 18 qershorin, por ja emrat e kandidatëve që baza i ka dërguar Bashës

EMRAT/ Opozita refuzon 18 qershorin, por ja emrat e kandidat…

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjev...

Welcome to Hymeti's Palace

Posted by HOTEL "Hymeti's Palace" on Monday, October 10, 2016

Lexo më shumë ...

×