×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 47

“Tradhti e burracakëri”, ish-shefi i Forcave të Armatosura reagon ashpër për dezertimin e komandove

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Jeronim Bazo, e ka cilësuar si një akt tradhtie dhe burracakërie dezertimin e katër pjesëtarëve të komandos shqiptare në Britani.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News24”, Bazo ka thënë se akti i ushtarakëve është i pajustifikueshëm, por sipas tij, nuk mund ta përbaltë të gjithë punën që kanë kryer Forcat e Armatosura. Bazo e pranon se pagat në Ushtri për ushtarakët e thjeshtë janë të ulëta, por gjithsesi, sipas tij, nuk ka justifikim për të braktisur detyrën në atë mënyrë.

Si e keni parë këtë ngjarje dhe a biem dakord me termin dezertim sepse gjithmonë është i përfolur dhe hap debat ky term?

Bazo: Patjetër që e kam ndjekur rastin e fundit, pasi për hir të së vërtetës, dua të ndaj me ju një besim se sado që të largohesh në kohë nga Forcat e Armatosura, pas gjithë atij shërbimi të gjatë si i imi, nuk të ikën kurrë meraku, vëmendja, shqetësimi dhe ndonjëherë, pse jo, edhe inati. Dhe pak a shumë ndjesia që u përcolla për ngjarjen e fundit ishte një ndjesi komplekse ku përzihej meraku në radhë të parë, pastaj trishtimi dhe shqetësimi, madje paksa edhe inatosja për këtë akt. Sepse kemi arritur në një stad ku nuk është më e nevojshme për të gjetur mënyra të tilla tinëzare për të bërë emigracion. Në kurriz të taksapaguesve dhe në kurriz të uniformës së nderuar të Forcave të Armatosura. Sa i takon termit dezertim, ai term qëndron dhe është i përdorur gjerësisht, sidomos për braktisjet e detyrës në FA, por ai ka një spektër të gjerë. Në këtë rast është në një pikë kulmore dhe ka marrë një profil kaq të lartë mediatik dhe ndërkombëtar. Këta e kryen këtë akt jashtë kufijve të vendit dhe aq më tepër që ishin në një mision për t’i nderuar FAtë dhe jo për t’i turpëruar ato.

Si e shikojnë Forcat e Armatosura dezertorin?

Bazo: FA-të dezertorin e shikojnë si një akt tradhtie dhe si një akt burracakërie.

A mund të shihet si një akt i detyrueshëm për ata që e ndërmorën? Sepse nga bisedat me të afërmit, ata janë shprehur se rroga e ulët ka qenë ajo që i ka detyruar.

Bazo: Akti i detyrueshëm është i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm. Nuk ka asnjë justifikim në botë që t’i të braktisësh skuadrën. Supozojmë se kushtet janë të tilla, që të detyrojnë të marrësh veprime të dëshpëruara në jetën e përditshme, por jo kur ti je futur për të shërbyer dhe kur je betuar për të shërbyer. Këtë nuk ta falin shokët e tu në uniformë. Nëse të “vihet litari në fyt”, ka mënyra të tjera më me nder për të dhënë dorëheqjen nga FA-të dhe të ndjekësh rrugë më të mira për të përmirësuar rrogën dhe kushtet e tjera që kërkon. Nuk ka asnjë justifikim për të braktisur detyrën. Shkohet me ekipin, kthehesh me ekipin.

Çfarë motivimi kanë sot komandot?

Bazo: Duhet sqaruar edhe një gjë tjetër, që përbërja e këtij ekipi dhe më lejoni që unë ta rikuadratoj dhe fokusoj, se mbase publiku i gjerë nuk e di mirë. Mendon se mbase është një nga vajtjet në mision ose çfarëdo qoftë. Këtu bëhet fjalë për një stërvitje që ka dhe formën e kompeticionit, që zhvillohet në Uellsin Qendror në Mbretërinë e Bashkuar dhe stërvitja quhet “Patrullimi në lartësitë e Kambrias” (Cambrian Patrol). Është një ushtrim dhe stërvitje e mirënjohur në të gjithë botën tashmë që zhvillohet në Uellsin Qendror prej më se 50 vjetësh. Me kalimin e viteve ka filluar të jetë e hapur edhe për pjesëmarrës ndërkombëtarë. Pra, është një test, është një provë për të parë se sa mirë i zbaton në terren aftësitë e fituara gjatë stërvitjes në vendin tënd. Aty shkojnë mbi 20 vende që dërgojnë ekipet e patrullimit dhe më lejoni t’ju them, që në rastin e Shqipërisë, ne e kishim për herë të dytë, mbasi për herë të parë kur shkuam, ishte viti 2013 në mos gaboj, skuadra nuk humbi rrugës si këta tanët, por humbi rrugën gjatë stërvitjes, çfarë na dëshpëronte vërtet. E morëm seriozisht gjithë këto vite për t’u përgatitur dhe për të marrë pjesë denjësisht dhe për të dalë faqebardhë nga 48 orëshi i kësaj stërvitjeje kaq dinjitoze që zhvillohet tradicionalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Për hir të së vërtetës, ky ekip, prej 11 vetash në mos gaboj, bashkë me komandantin e tyre doli këtë radhë faqebardhë, e mbylli patrullimin në lartësitë kambrian, ndërkohë katërshja dështoi ose nuk u paraqit në pikën e grumbullimit për t’u kthyer në atdhe. Pra, mbasi kryen me sukses detyrën, vendosën të zhvishen nga uniforma dhe përgjegjësia që mban ajo dhe të kthehen në emigrantë të rëndomtë. Ky është problemi që unë nuk do t’ua falja.

Pra, ju, gjatë detyrës suaj, nuk keni hasur në një situatë të tillë?

Bazo: Nuk e kam pasur për fat të mirë, por që nuk do të thosha sërish se është momenti për të baltosur punën, përgatitjen e FA-ve, pavarësisht nga kjo shuplakë e fortë.

Ju folët pak më parë për motivime zoti Bazo, po paga a nuk është një motivim? A është parë ndonjë mundësi për t’u rritur?

Bazo: Patjetër që kjo është në qendër të vëmendjes. Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe motivimi më i mirë ekonomiko-financiar, shoqëror e shpirtëror për FA-të. Është një proces i gjatë që nuk do të përfundojë kurrë. Kjo gjë ndodh edhe në vendet partnere. Në të gjitha vendet kërkohet që të kesh një motivim më të mirë, për të marrë më tepër pagë. Për hir të së vërtetës, paga që marrin sot mesatarisht pjesëtarët e FA-ve është 350 mijë lekë të vjetra, ose diçka më shumë nëse do ta merrnim për të gjithë ata nën uniformë. Kjo nuk është një pagë dinjitoze, nuk është aq mbështetëse, por këto janë kushtet e Shqipërisë sonë. Në rang administrate publike, këto zënë një vend mesatar në atë çka paguhet administrata publike.

Po shteti sa paguan për trajnimin e një komandoje, për ta çuar me mision? E kam fjalën a ka një buxhet të caktuar për trajnime?

Bazo: Po, patjetër, për trajnime, pjesëmarrje në stërvitje, pjesëmarrje në operacione. Ka një buxhet të posaçëm që afrohet për të mbuluar shpenzimet adekuate për këtë çështje. Dhe tani po punohet, ndërkohë, me sa u informova, MM ka filluar një nismë për ta thelluar çështjen e nënshkrimit të kontratave për pjesëtarët e FA-ve edhe në këto raste. Kur thyejnë kontratën e shërbimit ose braktisin detyrën si në këtë rast, përveç ndjekjes penale që vjen sipas rasteve, për të kthyer mbrapsht te taksapaguesit shumën e harxhuar për stërvitjen ose shumën e harxhuar për trajnimin, për udhëtimin e kështu me radhë. Çka investon taksapaguesi për ty, do të kthehet mbrapsht në rast se ti je në thyerje të kontratës.

A vazhdon Marrëveshja Rama-Basha për Prokurorin e Përgjithshëm?

TË FUNDIT

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e nxehta? Çfarë fshihet pas?

A është beteja për kryeprokurorin, një betejë për dosjet e n…

Është zgjedhja e prokurorit të përkohshëm një...

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pensionin e mamasë

Dikur bënte krenarë shqiptarët, Ilir Suli: Sot jetoj me pens…

Ish-peshëngritësi Ilir Suli, ka bërë një rrë...

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryeprokuror: Unë jo, por…

‘A do ndiqnit penalisht një ministër’, kandidati për Kryepro…

FATION BINJAKU/ Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve ka zhvilluar dje p...

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka dhënë 20 hektarë Balilit

Braçe thërret në Interpelancë Peleshin: Ministira juaj i ka …

Gjatë interpelancës me ministrin e Bujqësisë, deputeti...

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrasësi i gjyqtares, Krimet e Rënda kërkojnë burg përjetë pë…

Prokuroria e Krimeve të rënda ka përfunduar hetimet pë...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja me...

Fatos Klosi rrëfen: Ja kur nisën problemet e mia/ Përplasja …

Ish -shefi i shërbimit sekret, Fatos Klosi, në 360gradë t&e...

Të maskuar dhe të armatosur,  4 persona trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, 4 persona trondisin shkodrën…

Katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë n...

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Lu reagon pas deklaratës të Berishës

Që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Dona...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Të maskuar dhe të armatosur, trondisin shkodrën...

Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefon...

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkelim Kushtetutën, por të gjejmë zgjidhje për KLP...Frika është tek BKH dhe SPAK

Kryeprokurori/ Kryemadhi jep propozimin e saj: Të mos shkeli…

Kryetarja e LSI, Monika Kryeamdhi, duke vijuar retorikën e saj pë...

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sallës: Do të hyjmë pas 'teatrit'

Kuvendi nis me interpelancën e Peleshit, opozita jashtë sall…

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot punimet në një sall&...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Safet Gjici “lë në baltë” Kukësin...

Dje, Kukësi ka luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Erzenit për Kup&e...

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi për tokat me qira

Peleshi pranon: Fermerët ende të dobët, strukturë monitorimi…

Ministri i Bujqësisë, Niko Pelshi gjatë replikës s&eum...

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën e Qershorit

Raporti i KQZ-së: Si i fshehu PS-ja shpenzimet për fushatën …

Nuk janë të pakta shkeljet nga ana e Partive Politike në fu...

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryeprokuror 3 herë fitues në lloto (SHIFRAT E MAJME)

Dokumenti që po qarkullon me shpejtësi, kandidati për kryepr…

Ditën e djeshme një e nga një përpara Komisionit t&eum...

Kryeprokurori firmën, Kryeministri vulën

Kryeprokurori firmën, Kryeministri vulën

PS dhe Edi Rama nuk tërhiqen nga zgjedhja e një kryeprokurori t&...

Lexo më shumë ...

×