Avokates i djegin makinën, zbardhen dëshmitë...

Makina e një avokateje është djegur pjesërisht në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Medar Shtylla”, pranë zonës së “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Automjeti tip “Mercedes-Benz A Class”, me targë AA 234 IA, në pronësi të avokates, G.M., ishte i parkuar në hapësirën mes pallateve të një blloku banimi në momentin që është konstatuar zjarri. Dëshmitarët, sapo kanë parë flakët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit.

Të parët që kanë ndërhyrë për të shuar flakët kanë qenë punëtorët e një picerie dhe pronari i një dyqani pranë vendit të ngjarjes. Më pas, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe shërbimet e Komisariatit nr.2, që kanë kryer veprimet e para hetimore, shkruan Panorama. Fillimisht u dyshua për ndonjë ngjarje aksidentale, për shkak të ndonjë defekti elektrik të mjetit.

Por, nga këqyrja e makinës, u konstatua se vatra e zjarrit ishte në pjesën e pasme të mjetit, konkretisht në gomën e anës së djathtë. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës duke gdhirë dita e enjte, në rrugën “Medar Shtylla”. Pas shuarjes së zjarrit, kanë nisur veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vatra e zjarrit.

Më pas janë marrë në pyetje pronarja e mjetit, avokatja me iniciale G.M., si dhe bashkëshorti i saj. Burimet thanë se është marrë në pyetje edhe vëllai i avokates, 28-vjeçari me iniciale K.M., i cili në ndonjë rast e përdorte këtë makinë. Megjithatë nga deklarimet nuk ka rezultuar se këta persona kanë ndonjë problem personal, qoftë me banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, apo edhe me persona të tjerë. Një nga pistat ku po hetohet aktualisht ka të bëjë me detyrën e pronares së automjetit. Të afërmit e avokates, së cilës iu dogj makina, treguan dje për gazetën “Panorama” se fillimisht flakët janë shuar nga punëtorët e një picerie që ndodhet pranë vendngjarjes.

Më pas aty kanë shkuar edhe zjarrfikësit dhe forcat e Policisë. “Fakti që makina ka marrë flakë shumë shpejt dhe në pjesën e pasme, afër gomës nga krahu serbratorit, jemi të bindur që ka qenë zjarrvënie e qëllimshme, që synonte shpërthimin e makinës”, shprehen familjarët e avokates. Ata tregojnë se të njëjtat pretendime i kanë ngritur edhe në Polici, në momentin që kanë dhënë deklarime për ngjarjen.

“Ajo që ne mendojmë është faksi se kjo ngjarje është ose akt frikësues, ose hakmarrës nga njerëz të pakënaqur për ndonjë çështje të vjetër, pasi kjo është makina që G.M. përdorte për të shkuar në punë”, shprehen ata. Ndërsa ngrenë dyshime për veprimet e kryera në vendin e ngjarjes, pasi sipas tyre deri tani nuk janë verifikuar as kamerat e sigurisë së lokaleve dhe as nuk janë marrë në pyetje dëshmitarët, së paku ata që shuan zjarrin.

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

“Ndihesha si i paralizuar, rrija shtrirë 12 orë...

Ndërsa dita e rikthimit të tij në fushë ka nisur num&e...

Skedina e ditës

Skedina e ditës

Duke nisur nga Kategoria Superiore e vazhduar me kampionate të ndrysh...

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafia, ndryshe destabilitet

Basha u kërkon kancelerive perendimore: Duam Qeveri AntiMafi…

-Kreu i PD: Lidhja e krimit me politikën nuk garanton zgjedhje normal...

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahirit

Reagim urgjent i Berishës: T’i hiqet menjëherë mandati Tahir…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e mandatit të Sa...

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare

Elseid Hysaj, mediat italian i vendosin notën mbrojtësit të …

Napoli ka fituar ndeshjen e radhës në kampionat ndaj skuadrë...

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e huaj, sillini!

Rama i kërkon llogari ambasadorëve: Ku janë investitorët e h…

Ambasadorët e Shqipërisë janë në Tiranë. U t...

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek investitorët e huaj

Rama mbledh ambasadorët: Duhet të ngjallni interes tek inves…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim ambasadorët e S...

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjyqtarëve

Kategoria Superiore luan tre përballje, zbardhen emrat e gjy…

Sot, do të luhet java e njëmbëdhjetë e kampionatit n&e...

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Shuhet legjenda turke e peshëngritjes

Është shuar dje në moshën 50-vjeçare legjenda b...

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociatave në BE

Ambasadorja gjermane: Vetting-u, prova për hapjen e negociat…

Flitet aq shumë për reforma në raporte e strategji, por p&e...

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhim UEFA-s”, “ia dhamë gjyqtarit”

Zbardhen 400 mijë tabulate, lojtarët e Kukësit: “Po ia hedhi…

Zbardhja e tabulateve telefonike të celularëve që iu konfis...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Moxhi drejt largimit nga Partizani: S’po më argëton më...

Luçiano Moxhi, njeriu që mori përsipër ndërtimi...

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

“Kuvendi të mblidhet me urgjencë, t’i heqë mandatin Tahirit”

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot pas publikimit te vendimit te...

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Plasin gjobat dhe kushtet te Partizani

Ndryshe nga sezonet e mëparshme këtë vit, Partizani po vuan...

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosha

Lacio mposhtet në derbi, ja nota që ka marrë Thomas Strakosh…

Lacio u mund derbin e kryeqytetit të Italisë, ndaj Romës, p...

Sali Berisha: Në kosh të plehrave

Sali Berisha: Në kosh të plehrave

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që ai shpre...

Lexo më shumë ...

×