Ja çfarë paralajmëron kryepolici i Durrësit, pas zhvillimeve të fundit

Drejtori i Policisë në Durrës, Alfred Çepe,  në një dalje për mediat  ka bërë një paralajmërim  të fortë 

 

Ja deklarata e tij:

Bilanci i arrestimeve

“Policia Vendore e Qarkut Durrësit ka kryer disa aksione 15 ditët e fundit, gjatë të cilave janë arrestuar e ndaluar mes të tjerëve edhe 9 shtetas shqiptarë, me precedentë të rëndë kriminalë, pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

7 prej të arrestuarve janë persona në kërkim ndërkombëtar, kryesisht nga drejtësia e vendit fqinj, Italisë.

Shtetasit e ndaluar janë të dënuar ose janë në proces gjyqësor, për vepra të rënda penale të tilla si ‘Trafikim të lëndëve narkotike’, ‘Krime me armë kundër personit’, ‘Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike’, dhe ‘Trafik personash e shfrytëzim prostitucioni’, kryer ndër vite.

Për të gjithë këta shtetas, autoritetet ligjore të Shqipërisë po kryejnë procedurat e ekstradimit.

Përveç këtyre rasteve, që kanë të bëjnë me krime të kryera jashtë territorit të vendit, janë arrestuar edhe persona për ‘Armëmbajtje pa leje’. Në 2 aksione, personat e arrestuar janë kapur në kushte të flagrancës dhe dyshohen si pjesëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Në këtë kuadër, është arrestuar edhe një punonjës policie, për shkak se i ka mundësuar një shtetasi të pajisej me armë në kundërshtim me ligjin. SHÇBA ka kryer hetime në bashkëpunim me Prokurorinë dhe u ndalua nënkomisari Gjergji Azisllari për ‘Shpërdorim detyre’”, tha Alfred Çepe.

Kujtojmë se Policia e Durrësit ka arrestuar së fundmi disa persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar si Durim Keçi, Arben Plaku e të tjerë.

Paralajmërimi

Kreu i Policisë Vendore Durrës shtoi se aksioni për zbulimin dhe kapjen e personave në kërkim ose që dyshohen për pjesëmarrje në veprimtari të paligjshme, do të vazhdojë me intensitet në ditët në vijim.

“Në kuadër të zbatimit të një plani të detajuar masash, Policia e Shtetit ka siguruar informacion të plotë dhe do të vijojë punën për goditjen e elementëve kriminalë, me qëllim përballjen me drejtësinë.

Do të vazhdojmë goditjen e grupeve kriminale e të godasim bazën ekonomike të këtyre grupeve akoma më fort, sesa ka ndodhur këto ditë. Kjo është një betejë e gjatë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund.

Policia e Shtetit fton qytetarët të telefojnë falas në numrat 112 ose 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të ashpër në çdo rast.

Policia e Shtetit do të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm, me mbështetjen e partnerëve, të përmbushë me përgjegjësi detyrat në zbatim të ligjit dhe shërbim të qytetarëve duke e bërë Shqipërinë një vend më të qetë e të sigurt”, shtoi ai.

A do kapen në Shqipëri Peshqit e Mëdhenj?

TË FUNDIT

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11 sekonda

VIDEO/ Vendoset rekordi historik në boks, “knock out” për 11…

Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zol...

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017

Titujt e shtypit, e hënë 20 nëntor 2017...

De Biasi: Po më vjen turp që...

De Biasi: Po më vjen turp që...

Nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e rezultateve pozitive trajne...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por në...

Top Channel/ Tahiri gënjen, nuk ishte në Mynih tek babai por…

Siç raportoi për herë të parë Top Channel, depu...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një vrasës drejton komisariatin e Dibrës...

Një tjetër denoncim është bërë ndaj uniforma...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Berisha publion foton ku Rama shfaqet duke...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke e...

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Vasili: Qindra milion lekë të vjedhura dhe shpërdoruara

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ke reaguar në r...

Reforma/ Ngjela lëshon bombën:  Në mars 2018, PD dhe PS shkërmoqen nga arrestimet

Reforma/ Ngjela lëshon bombën: Në mars 2018, PD dhe PS shkë…

Nga Spartak Ngjela. Në fillim të vitit 2018 e deri në mars...

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-ministrin të dilte nga Shqipëria

‘Arratisja’ e Tahirit/ Prokuroria: Ja pse e lejuam ish-minis…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mbërriti mbrëmjen e ...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Video/ Edi Rama paralajmëron masa të forta ndaj...

Në komunikimin javor në “Facebook”, Edi Rama tha se ...

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Foto/ Tom Doshi dhe Flamur Noka takohen si miq!

Kanë të përbashkët vetëm faktin se që të...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte përgjithmonë...

Ilir Kadia: Olldashi kishte një parandjenjë para se të ikte …

Gazetari Ilir Kadia, mik i te ndjerit Sokol Olldashi, ka përkujtuar m...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit...

Hudhër, limon dhe mjaltë, kombinimi ideal për ditët e dimrit…

Ditët ftohta dhe temperaturat e ulëta shumë shpejt do t&eum...

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye të Kombëtares

Tavekio tregon arsyet: Ja pse nuk e vumë De Biasin në krye t…

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio, zbu...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja erdhi nga përtej...

Gazetarja, deklaratë e fortë: Kosta Trebicka u vra/ Vrasja e…

Gazetarja Anduena Llabani, ka bërë një deklaratë t&eum...

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Llabani zbulon urdhërarrestin për Saimir Tahirin

Gazetarja Anduena Llabani, në emisionin 360gradë, të Artur ...

Lexo më shumë ...

×